Politika globale në dyluftimin në mes të nacionalizmit qytetar, kozmopolit, multikulturor, dhe nacionalizmit etnik, monokulturor, prodhon efekte edhe në Sanxhak. Sanxhaklinjët në vazhdimësi bëjnë përpjekje për të fituar statusin e autonomisë, ndërsa nëse paraqiten kushtet, kërkesa e tyre vetëm sa fuqizohet e plotësohet.
Ismet Azizi
Rrethanat në Ballkan:Mali i Zi është në SHENGEN, NATO, me demarkacion të rregulluar me Kosovën, por një popullatë e konsiderueshme është edhe serbe, anti-Perëndim, anti-Bashkim Evropian, përkatësisht pro-rusë. Por, shteti malazez për shkak të orientimit gjeopolitik kah SHBA, NATO dhe BE, janë në të njëjtën linjë me orientimin e shqiptarëve, që i bie se shqiptarët në Mal të Zi, për momentin janë faktor më stabilizues. Shqiptarët ishin edhe përcaktuesit e orientimit dhe rreshtimit pro-perëndimor të Malit të Zi. E përbashkëta e shqiptarëve dhe malazezëve tash është procesi integrues.
Shqipëria është në SHENGEN, NATO dhe rrugës së anëtarësimit në BE, pak a shumë si Mali i Zi dhe me konsensus të shumicës shqiptare, përkatësisht gjitha forcat politike janë me orientim perëndimor, pro-BE dhe anti-rusi.
Serbia i do dyjat, edhe BE-në, edhe Rusinë, por më shumë të dytën. BE është e gatshme të tolerojë edhe më shumë Serbinë, pikërisht pse ekziston një potencial i madh me orientim pro-rus.
Maqedonia nëse arrin marrëveshjen ta ratifikojë në Kuvend, do të ketë proces anëtarësimi në BE, NATO. Në rast se Maqedonia nuk arrin konsensus pro-perëndimor edhe nga opozita nacionaliste maqedonase, atëherë shqiptarët do të projektojnë një të ardhme të re. Nëse në Malin e Zi, shqiptarët janë më të stabilizuar politikisht për shkak të interesit madhor e të përbashkët me malazezët për orientim pro-perëndimor, në Maqedoni kjo arrihet vetëm nëse maqedonasit orientohen kah Perëndimi, ashtu sikur mendojnë edhe shqiptarët. Greqia me Shqipërinë ka sfida dhe pretendime të ujërave të detit, por nuk është në ndonjë situatë aq tensionuese, për shumë arsye. Nëse Greqia nuk e zgjidh problemin e emrit me Maqedoninë, atëherë përplasjet Shqipëri-Greqi mund të tensionohen edhe më tej, ndërsa marrëveshja e arritur në mes dyja palëve, e cila është në prag të ratifikimit, do të relaksonte edhe marrëdhëniet me fqinjët e tjerë.
Rrethanat në Bashkimin Evropian dhe SHBA
Rrethanat në Bashkimin Evropian janë të tilla që ka rritje të ekstremizmit të djathtë. Zgjedhjet e ardhshme në BE do të jenë përcaktuese edhe të peizazhit ballkanik.Doktrina e Donalld Trampit është doktrinë e interesimit parësor për amerikanët, e shumë më vonë, për interesimin e problemeve në Ballkan apo diku tjetër. Për momentin, Tramp është i zanun me Koreanët, luftën tregtare me Kinën dhe është më pak i pranishëm në Evropë dhe Ballkan. Prandaj, ky fakt do të ketë efektet e veta, në të ardhmen e afërt të Ballkanit.
Rrethanat në Rusi
Putini si autoritarë, do ta drejtojë edhe më tej Rusinë me bindjen e thellë se tash me Trampin i ka raportet më të relaksuara me SHBA-të. Rusia sikur e dëshmoi rasti i puqit, në prag të zgjedhjeve, në Malin e Zi, deshi të interferonte dhe ta ndryshonte rrugëtimin e Malit të Zi, por fitoi Perëndimi dhe në fakt, fitoi më së shumti faktori shqiptar dhe boshnjak, si vendimtar në votat pro-perëndimore. Rusia është favorizuese e maqedonasve dhe serbëve për momentin, ndërsa BE, NATO, SHBA dhe Perëndimi, i kanë më afër: Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Kroacinë dhe Greqinë. Ndërsa, fakti se Rusia dhe Turqia janë mirë në mes veti, dhe duan t’i kenë myslimanët afër vetës, detyrojnë SHB-të t’i afrojnë myslimanët.
Rrethanat në Turqi
Turqia duke qenë në bashkëpunim të mirë me Rusinë, dhe në përplasje me Gjermaninë dhe Francën si dy shtetet më të forta evropiane, dhe me SHBA-në, ndonëse marrëdhëniet e tyre gjatë këtyre javëve janë zbutur pak. Duke qenë Turqia më afër rusëve, në fakt është më larg shqiptarëve, sepse i bie më larg Perëndimit, amerikanëve dhe evropianëve. Turqia duke qenë e lidhur me Rusinë për momentin, ka gjasa të jetë në favor për Sanxhakun dhe Bosnjën. Tash amerikanët dhe Perëndimi në një anë duan të kenë sa ma shumë shtete pro-perëndimore dhe në anën tjetër, Turqia do ta shfrytëzonte ta ndihmonte Sanxhakun dhe Bosnjën, duke e shfrytëzuar edhe raportin e mirë me Rusinë. Tashmë edhe për rusët është e njohur për rusët qëndrimi i Erdoganit sa i përket vendeve ballkanike. Pra, Rusët, nëse duan me qenë mirë me Turqinë, që është në të mirën e Rusisë, atëherë duhet pranuar ndikimin turk në Ballkan, si të natyrshëm.
Rrethanat Serbi-Kroaci
Zgjedhjet e fundit asgjë pozitive nuk sollën sa i përket rezultatit në republikën serbe, rezultate të cilat i konteston vet populli serb, perëndimi dhe SHBA. Millorad Dodik i zgjedhuri i serbëve për anëtar të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Zhelko Komshiq, nga babai serb, nga e ëma kroate, i martuar me boshnjake, i zgjedhuri i kroatëve, me zgjedhjen e të cilit nuk pajtohet Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ), janë në anët ë kundërta të spektrit politik nacional. Sherif Xheferoviq i zgjedhuri i boshnjakëve, nga radhët e SDA, me gjitha gjasat do të vazhdojë linjën e Izetbegoviqit, gjendet diku ndërmjet. Edhe pse, fitorja Dodikut nuk është pritur me entuziazëm nga askush, përveç Rusisë e Serbisë, gjasat janë të mira që Bosnja dhe Hercegovina të jetë stabile.
Kosova si Sui Generis
Nëse përendemi është në favor të ndryshimit të kufijve, e që gjasat janë të vogla, atëherë ka për t’u munduar, sikur me rastin e intervenimit ushtarak në vitin 1999, si rast sius generis në botë të shprehet që Kosova dhe Serbia; janë marrë vesh vet, pa ndërmjetësimin tonë dhe të askujt, për t’i nda territoret e shkëmbyer, apo korrigjuar kufijtë ashtu siç janë marrë vesh. Edhe pse mund të ndryshohen kufijtë, nuk kanë me i prek shtetet tjera, Janë pajtuar, kanë pranuar sovranitetin njëra- tjetrës, me marrëveshje , pa luftë pa viktima, .
Bosnja Unike apo ndarja e Bosnjës dhe Hercegovinës në mes Serbisë dhe Kroacisë
Bosnja, përkatësisht Boshnjakët e Bosnjës nuk kanë pretendime ndaj asnjë shteti tjetër përveç ruajtjes së shtetin unik. Por, është në rrezik permanent nga ndarja saj nga Kroacia e Serbia.B dhe H vetëm me Sanxhakun i lidhë feja, kultura dhe lidhjet emocionale, sepse afro gjysmë milioni boshnjak të Bosnjës janë me prejardhje nga Sanxhaku, përkatësisht shqiptar të boshnjakëzuar. Me perëndimin nuk ka ndonjë lidhje të veçantë, përveç dëshirës për të qenë në pjesën e familjes evropiane, të cilës edhe i takojnë. Por ka një element të rëndësishëm, ushtrinë të përgatitur e të armatosur , vendosmërinë për ta ruajtur shtetin e përbashkët, unik të pa ndarë, për të cilin janë të gatshëm ta mbrojnë, më shumë se kurdoherë më parë. Tashmë ata janë të përgatitur për luftë dhe të gatshëm për t’i kthyer territoret e humbura në luftën e fundit.
Serbët duke u thirrur se janë të rrezikuar nga depërtimi i islamit në Evropë, arsyetohen se mbrojtja nga (islami) kërkon bashkëpunim të ngushtë midis Serbisë dhe Republikës Serbe. Sipas tyre, islami është kërcënim ekzistencial, tash jo vetëm për Sanxhakun, por, për serbët në të dy anët e Drinës.
Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk dallohen shumë nga ato të kaluarat edhe pse qytetarët vazhdojnë të gjykojnë qeveritë e veta, për deri sa i zgjedhin, pak shumë të njëjtit. Gjithçka është në duart e qytetarëve të sajë, diplomacitë perëndimore nuk merren shumë me mënyrën se si krijojnë qeveritë, për deri sa shteti është unik dhe deri sa shprehin dëshirën të hyjnë në NATO dhe UE. Një gjë është brengosëse, për perëndimin janë deklarimet e Dodikut për pavarësinë e Republikës Serbe. Amerikanët jo që nuk do ta lejojnë por do të kundërshtojnë aktivitetin kundër që Republika Srpska të shkëputet nga B dhe H. Nuk ka gjasa të ndodhë pavarësimi i republikës serbe, sepse as Serbia nuk mund ta njoh pavarësinë e Republikës Serbe.
Sa i përket stabilitetit nuk shihet ndonjë përparim në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe as që mund të pritet ndonjë për derisa është nën peshën e marrëveshjes së Dejtonit. Ndërsa zgjedhja e Komshiqit është zgjedhje e mirë se ajo e Çoviqit. Komshiq ofron politikë pajtimi. Ndikimi pozitiv në ruajtjen e stabilitetit në Bosnje dhe Hercegovinë përkatësisht në Ballkan ka vetëm NATO dhe UE. Rusia mundet vetëm të prishë situatën, por as që mundet dikujt t’i ndihmojë. Rusët mund të luajnë lojëra të ndyta duke nxitur nacionalizmin etnik dhe frakcionizma. Për deri sa mos të ndodhë një Dejton i II- të asgjë nuk do të ndryshoj. Çka do të thotë se SHB do ta përkrahin integritetin dhe sovranitetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës ashtu siç është përcaktuar me marrëveshjen e Dejtonit.
Kosova me Sanxhakun
Sanxhaku është regjion historik, i cili në Kongresin e Berlinit është ndarë nga Bosnja si “Corpus separatum “territor i veçantë”, kur janë përcaktuar kufijtë ndërkombëtar ndërmjet Serbisë dhe Malit te Zi dhe Bosnjës. Përparësia më e madhe është vazhdimësia territoriale, afërsia kulturore, fetare, etnike, elementi etnopsikologjik. Këtu varet prej rezistencës së vet sanxhakljinjëve, sepse Serbia e lufton këtë shkëputje, apo bashkim.
Përveç determinanteve multikonfensionale, multikulturore dhe ajo e gjeokulturës, e karakterizojnë edhe proceset specifike etnokulturore. Dallimet në mes bashkësive determimate etnike dhe sistemeve etnografike, mandej edhe prejardhjes së popullsisë, serbo malazeze në njërën anë dhe në anën tjetër shqiptare dhe boshnjake, janë rezultat i komplikimeve të proceseve religjioze dhe politike.
Serbët pretendojnë se në vepër është ndarja e dyfishtë e etnosit serb. E para duke aluduar në ndarjen religjioze nga kampusi etnik serb- krijimi i një kombi Mysliman, pastaj boshnjak dhe tjetra në baza politike e shtetërore – krijimi i kombit Malazez.
Politika serbe konsiderion se problemi, siç e quajnë, i “Transversalës së Gjelbër” ekziston. Me kënaqësi të veçantë i referohen profesor Raphael Israelit nga Qendra Truman në Jerusalem, i cili shkruan: “Muslimanët kanë krijuar një vazhdimësi që futë pykën në Evropën e krishterë. Perëndimi është indiferent, pasi shpreson se në këtë trevë do të krijohet islami paqësor i tipit turk. Duke pasur parasysh suksesin e fundamentalistëve në vetë Turqinë, nuk ka gjasa që këto shpresa të përmbushen”. Politika e SH.BA-së në Evropën Juglindore gjatë dy dekadave të fundit sipas shovenistëve serb, iu ka shkuar për dore aspiratave e bashkësive të ndryshme myslimane, gjoja pro-perëndimore përgjatë një linje gjeografike nga Turqia në veriperëndim kah Evropa qendrore“.
Ideologët serb, që nga Grashanini, e këtej, para qeverive të ndryshme serbe, në periudha të ndryshme, nuk kanë pasur vështirësi të paraqesin dhe të realizojnë projektet e tyre të ndryshme për spastrimin, përkatësisht ndryshimin e strukturës së popullsisë në Bosnjë, Sanxhak e Kosovë. Por, me gjithë atë “sharra në gozhdë” iu has kur ishte çështja e përvetësimit të sanxhakljinjëve. Nuk kanë mundur të jenë indiferent ndaj strukturës së popullsisë e aspak e favorshme për ta, duke u munduar ta bindin popullsinë sllavo folëse të Sanxhakut se janë me prejardhje sllave, përkatësisht duke i konsideruar serb të islamizuar. Populli i Sanxhakut nuk ra pre e këtyre dredhive, dhe iu bënë ballë të gjitha veprimeve monstruoze serbo -sllave dhe arritën ta ruajnë kujtesën për prejardhjen e tyre ilire, përkatësinë etnike shqiptare, pavarësisht se një pjesë e madhe e humbën gjuhën.
Sanxhaku me Shqipërinë etnike
Nëse dështon projekti i Kosovës, atëherë në Shqipërinë etnike do të hyjë pjesa perëndimore e Maqedonisë, Tokat shqiptare në Greqi e Mal të Zi, Kosova, lugina , dhe shumë lehtë, pa vështirësi edhe Sanxhaku, por vetëm nëse është projekt amerikan. Të jemi të qartë, Serbinë nuk e pengon Shqipëria etnike me Kosovën e ndarë.
Ideologët serb gjithmonë e kanë pasur vëmendjen dhe kujdesin ndaj Sanxhakut, duke e ditur se ekzistojnë disa arsye që sanxhaklinjtë mund të ndjejnë afërsinë me Kosovën dhe trungun shqiptar. Pas Kongresit të Berlinit (1878), Sanxhaku i Jeni Pazarit (Novi Pazarit) hyri në përbërje të Vilajetit të Kosovës i cili përbëhej nga sanxhaku i Shkupit, Prizrenit, Prishtinës dhe Dibrës. Kjo ndikoi në masë të madhe në intensifikimin e lidhjeve etnike e vëllazërore dhe të një përafrimi më të madh me Kosovën dhe Shqipërinë. Marrëveshja e Berlinit nuk ia njohu boshnjakëve dhe shqiptarëve asnjë të drejtë dhe as që u debatua për çështjen e tyre nacionale. Austro-Hungaria e fitoi të drejtën e okupimit të Bosnjës ndërsa për Shqipërinë dhe Kosovën me Sanxhakun luheshin lojëra të Fuqive të Mëdha. Perandoria Osmane edhe pse u mundua t’i mbajë edhe më tej këto territore, në Luftërat Ballkanike e humbi Kosovën, Sanxhakun dhe Maqedoninë, të cilat ranë nën okupimin serb. Popullata e Kosovës dhe e Sanxhakut patën fatin e njëjtë, prandaj në vazhdimësi ishte e detyruar që të luftojë kundër pushtuesve serbë dhe malazezët, të cilët kishin për qëllim spastrimin etnik të këtyre mjediseve, Kosovës dhe Sanxhakut, nga popullata autoktone shqiptare e boshnjake. Për këtë më së mirë dëshmon Lëvizja Nacionalçlirimtare Kaçake në Kosovë dhe në Sanxhak, pastaj veprimtaria e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës; veprimtaria e “Xhemijetiti”, e vetmja parti politike në vitet ‘20, e cila kishte tubuar shqiptarë, turq dhe boshnjakë të Sanxhakut, Kosovës dhe Maqedonisë. Kjo organizatë artikulonte kërkesat e këtyre popujve të robëruar për liri. Edhe pse pushtuesit serb dhe malazez u angazhuan që ta zhduknin Sanxhakun, duke përdorë metoda të ndryshme të spastrimit etnik, madje edhe duke bërë krime e gjenocid ndaj popullsisë autoktone shqiptare e boshnjake, popullsia mbijetoi dhe vendi ende ekziston. Dihet që popullata e Sanxhakut kurrë nuk u pajtua të jetë nën sundimin serbo-malazez.
Dëshirën për të qenë autonom dhe për t’u shkëputur nga Serbia dhe Mali i Zi, populli i Sanxhakut e shprehu vazhdimisht sa herë që u krijuan mundësitë që t’i bashkohen Bosnjës dhe Hercegovinës; rasti i okupimit nga Gjermania e Italia kur banorët vendosën t’i bashkohen Shqipërisë Etnike; rasti me Kuvendin e Lidhjes së dytë të Prizrenit kur përfaqësuesit (Aqif Blyta ishte sekretar ) e Sanxhakut kërkuan dhe Kuvendi vendosi që Sanxhaku të jetë pjesë e pandarë e shtetit shqiptar dhe së fundmi, në prag të shpartallimit të Jugosllavisë komuniste organizoi referendumin për autonomi, me të drejtë bashkimi cilësdo njësi federale të Jugosllavisë. Duhet bërë të ditur se shumë shqiptarë jetojnë edhe sot në Sanxhak dhe boshnjakët, që shumë prej tyre besojnë se origjina e tyre është shqiptare. Në një bashkësi të shteteve demokratike, siç është UE, nuk është larg mendjes se me një referendum të lirë popullor do të deklaroheshin që Sanxhaku të jetë pjesë e shtetit të Kosovës.
Sanxhaku me Serbinë
Edhe nëse ka shkëmbime territoresh, fiton ideja e nacionalizmit etnik, sikurse e shpjegojnë sociologët. Nacionalizmi etnik dhe kulturor kërkon që territori të jetë i përputhshëm me gjuhën e shumicës së banorëve dhe kulturën e tyre etnike. Në këtë kontekst, Sanxhaku ka identitetin e vet etnik, gjuhësor, fetar, madje edhe territorial (de facto).
Politika globale në dyluftimin në mes të nacionalizmit qytetar, kozmopolit, multikulturor, dhe nacionalizmit etnik, monokulturor, prodhon efekte edhe në Sanxhak. Sanxhaklinjët në vazhdimësi bëjnë përpjekje për të fituar statusin e autonomisë, ndërsa nëse paraqiten kushtet, kërkesa e tyre vetëm sa fuqizohet e plotësohet. Arsyeja e një kërkesë për autonomi është sjellja e pushtetit serb ndaj popullit të Sanxhakut, duke i konsideruar ata si qytetarë serb e jo si qytetarë të Republikës së Serbisë. Boshnjakët e Sanxhakut, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre politik, kërkojnë që boshnjakët të jenë të barabartë me popullin serb.
Bashkësia ndërkombëtare është deklaruar se nuk është për ndryshimin e kufijve, pikërisht për shkak të mos hapjes së Kutisë së Pandorës, në mënyrë që një ndryshim kufiri të mos ketë efekte në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Prandaj, në rast se bëhet ndryshimi i kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Sanxhaku do të ketë ndjesi, mobilizim, lëvizje dhe ndryshime edhe brenda vetë strukturave politike të Sanxhakut, opinionit publik, etj.
Nga kjo situatë e krijuar në Ballkan, Sanxhaku nuk mund të humbë asgjë. Në secilin version, Sanxhaku e ka kërkesën e kahmotshme, e ka vullnetin shumicë të qytetarëve të saj që t’i kthehet statusi që kishte në mbarim të Luftës së dytë Botërore. Pra, të ketë autonomi qeverisëse, qoftë edhe nëse kjo nënkupton krijimin e një regjioni special ndërkufitar, ose rajoni autonom.