Në edicionin e dhjetë tradicional “Jubilar”, “Ora e Maleve”, pjesëmarrës do të jetë Presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta.
Më 24 nëntor 2018, në qendrën e Kulturës në Rozhajë, do të mbahet edicioni i dhjetë tradicional “Jubilar”, “ Ora e Maleve”, i cili i kushtohet refugjatëve të vrarë në Husaj, të Rozhajës, gjatë pranverës së vitit 1999, shkruan malesia.org.
Ky manifestim ka për qëllim të senzibiloi opinionin e gjerë rreth kësaj ngjarje dhe shënohet me manifestim kulturorë.
Siç njofton organizatori i edicionit “Ora e Maleve”, z. Ali Daci, kësaj radhë ky manifestim është i veçantë pasiqë pjesëmarrës në këtë manifestim, pjesëmarrjen e ka konfirmuar shkëlqesia e tij Presidenti i Republikës së Shqipërisë. z. Ilir Meta, me bashkëpunëtorë.
Pjesë e Delegacionit shqiptar, do të jenë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, z. Ridi Kurtezi si dhe këshilltarët e Presidentit, Flamur Gashi dhe Tedi Blushi.
Pjesëmarrës në këtë manifestim do të jenë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, z.Skënder Durmishi si dhe kryetarët e komunave fqinje të Pejës, Istogut dhe Petnicës.
Ky manifestim mbahet në prag të 28 Nentorit, Ditës së flamur dhe 550 Vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut.
Të ftuar në këtë manifestim janë 25 poet nga mbarë hapësira shqiptare.
Me këtë rast regjisori Durim Kryeziu, do të shfaqë pjesë filmike nga krijimtaria e tij artistike dhe po ashtu do të ketë edhe program të gjerë kulturo-artistik.