Sot në ndërtesën e Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj filloj vendosja e fotografive të personaliteteve më eminentë të Plavë Gucisë si tërësi dhe me theks të veçantë në fshatin Vuthaj , si vendbanim shqiptar ky i cili botës shqiptare i dhuroj shumë në çdo fushë të jetës gjatë peridhave të ndryshme të historisë.
Është kjo një vazhdimësi e kontributit dhe realizim i premtimit të Këshillit për Ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj me veprimtari në New York. Siç dihet, dy vite më parë me nismën e këtij Këshilli i përberë nga vuthjanë të shquar në diasporë u ndërtua, u mobilua dhe u kompletua tërësisht ky objekt kulturor me një rendësi të veçantë për fshatin Vuthaj sot dhe për te kaluarën e tij..
Njëherit është ky vetëm fillimi i pasurimit të muzeut të fshatit dhe të bibliotekës së ardhshme të tij që do të jetësohen hap pas hapi.
Çdo bashkëpunimi dhe secili kontribut në këtë drejtim është i mirëpritur. Të gjithë bashkëpunëtorët dhe kontribuuesit i falënderojmë paraprakisht.
/.mekulipress/