Deklaratë nga Sekretari i Përgjithshëm i PAD-it (SDA) të Sanxhakut Ahmedin Shkrijel dhnë për Radio Sto Plus:
Duke pasur parasysh se jeni partner strategjik i Partisë Demokratike të sanxhakut, përkatësisht me parterin i cili është në koalicion me SNS e Vuçiqit, çka mendoni për protestat e qytetarëve , të cilët kërkesë kryesore kanë rrëzimin e Vuçiqit?
Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut si pati parlamentare boshnjake e angazhuar për demokracinë, sundimin e ligjit, integrimet evropiane dhe në NATO në asnjë mënyrë nuk e mbështet regjimin aktual dhe Aleksandar Vuçiqin.
PAD (SDA) e Sanxhakut, për disa vjet organizon protesta dhe aktivitete të tjera që tregojnë për padrejtësitë që ju bëhen qytetarëve boshnjakë dhe për qëndrimin armiqësor të regjimit aktual serb kundër boshnjakëve dhe Sanxhakut.
Ne monitorojmë me kujdes zhvillimin e situatës në Beograd dhe në disa qytete të tjera ku posa ka filluar manifestimi publik i vetëdijes demokratike, gjë që neve na gëzon.
Me që ju për opinionin shumë herë keni përsëritë qëndrimin se ju nuk e mbështesin politikën e SNS dhe presidentit Vuçiq, çfarë lloj marrëdhënie që keni me komisionet komunale të asaj partie dhe personelin e tyre në qeverisjen lokale?
Sa i përket pjesëmarrjes sonë në qeverisjen lpkale, kjo është rezultat i angazhimit tonë për të siguruar një shumicë të qëndrueshme parlamentare që janë imune ndaj shantazhit të partive të vogla dhe partive selitë e të cilave janë në Beograd.
Dëshira jonë ishte që në Sanxhak të arrijmë një situatë të qëndrueshme politike, pa asnjë kusht, në mënyrë që të sigurojë fuqizimin ekonomik dhe zhvillimin e Sanxhakut,të themelojmë institucionet rajonale , organizata dhe shërbime në Sanxhak dhe të harmonizojmë strukturën nacionale në polici, gjyqësor, prokurori dhe të organeve tjera të shtetit dhe agjencive me autoriteti publik në Sanxhak me strukturën kombëtare të popullsisë.
Nëse SNS vendos të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme, PAD a do të dalë në to? Nëse përgjigja për këtë pyetje është pozitive, a do të dilte vetë ose në koalicion dhe me çfarë kushtesh?
Nëse situata ekzistuese nuk ndryshon, zgjedhjet qofshin ato të jashtëzakonshme apo të rregullta, ato nuk mund të jenë të lira, demokratike dhe të rregullta.
PAD (SDA) e Sanxhakut seriozisht shqyrton situatën e përgjithshme politike dhe sociale dhe së shpejti do të dalim në opinion me zgjidhje konkrete për statusin e ardhshëm të Sanxhakut, lider i së cilës është Dr. Sulejman Uglanin.