Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti ka vizituar Tutinin në Shanxhak ku aty është pritur nga kryetari i komunës së Tutinit, Kenan Hot.
Koordinatori Hoti tha se këtë vizitë po e zhvillon me qëllimin e bashkëpunimit për nxënësit dhe studentët e këtyre trevav
“Bashkëpunimi për të mirën e të rinjve është tejet i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Kur është fjala për nxënësit ne duhet të përafrojmë qëndrimet duke lënë anash dallimet partiake apo etnike. Prandaj, Programi Nacional për Rininë është i përkthyer edhe në gjuhën boshnjake është një program që për nxënësit realizohet në formë gare në fushën e diturisë, sportit dhe kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik. Ky program nuk e përjashton askënd, prandaj unë dua që edhe ju të jeni pjesë e tij”, ka thënë Hoti.
I gatshëm për bashkëpunim dhe përkrahje të programit për rininë u shpreh edhe Kryetari i Tutinit.
“Është një vizitë shumë e veçantë për komunën tonë. Edhe më i veçantë është ky program që sot na keni sjellë. Ne duhet t’u ofrojmë të rinjve tanë mundësinë që të njihen mes vete në forma të ndryshme, qoftë nëpërmjet sportit apo kreativitetit. Unë jam, i gatshëm që të fillojmë etapën e bashkëpunimit me Kosovën”, tha Hot. Në shenjë simbolike, Hoti i dhuroi kryetarit të Tutinit figurën e Hyjneshës në Fron. Pjesë e delegacionit nga Kosova ishte edhe Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, profesori Nexhmedin Spahiu, udhëheqësi i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi dhe Xhelal Shaqiri, zyrtar ndërlidhës i Zyrës së Kosovës në Beograd.