Lugina e lumit Rashka me rrethinën e vet, e cila i takon komunës së Pazarit të Ri, paraqet një ndër hapësirat më interesante Ballkanike për shkencën e historisë së mesjetës. Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkeologjike. Mandej toponimet e shumta në këto vise ruajnë kujtimin për ilirët.
Ismet Azizi
Kur serbët u vendosën në Luginën e Lumit Rashka, i detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Gjithsesi të gjithë vendasit nuk u tërhoqën por një numër i tyre kanë mbet në viset malore për rreth duke u marr me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise , çka na bënë me dije edhe prezenca e sotshme e tyre në këto vise.
Përgjatë lumit Rashka gjegjësisht në afërsi të burimit të këtij lumi është qytet i vjetër i mbretërisë Ilire i njohur me emrin Arsa. Arsa është emër i vjetër latin i lokalitetit të vjetër Ras, të cilin serbët e quajnë Stari Ras. Sot ky qytetet i lashtë është i rrënuar kryesisht parrethuar dhe i pa mbrojtur në afërsi pre vetëm 11 km nga Novi Pazari, Stari Ras është shpallur monument kulture me rëndësi të jashtëzakonshme në vitin 1990, dhe është i “mbrojtur” nga Republika e Serbisë.
” Rasi i Vjetër , toka e Nemanjiqëve i cili ndodhet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO, është lënë pas dore, i pashënuar, me teren të papërshtatshëm për tu vizituar, i mbuluara me mbeturina, vizitohet vetëm nga plaçkitësit e thesareve arkeologjike\”.,shkruan e përditshmja beogradase “Novosti “.
Sipas kësaj të përditshme , “ekziston një çështje misterioze sa i përket Stari Ras, gjegjësisht Arsës”. Ndërsa arsyeja është krejt ndryshe:
Kohë më parë se a ekziston dhe kujt i përket “Stari Rasi serb”, Kryemyftiu i Bashkësisë Islame në Serbi, dhe themelues i Universitetit Internacional të N. Pazarit, Muamer Zukorliç në një konferencë të rëndësishme , pat deklaruar: Arsa është monument i vetëm në të cilin është “selia” e nji shteti të Evropës në të cilin është e ndaluar hyrja. Ne boshnjakët jemi me prejardhje ilire. Nëse dikush ju pyet prej nga kjo tash , lirisht përgjigjuni, “na ka thënë Myftiu “. Dhe ajo kala mbi Novi Pazar, për të cilat ata pretendojnë se ishte selia dhe djepi i shtetit serb, në fakt është Arsa, kryeqyteti i vjetër i ilir dhe nuk ka lidhje me kurfar Rasi dhe me shtetit e vjetër serb “, shkruante gazeta e e përditshme e beogradase “Politika”.
Profesionistët, turistët dhe qytetarët e rajonit të Sanxhakut ende duke luftuar për dilemën e madhe për selinë e shtetit serb. Teza se Pazarishtja , pra lokaliteti ku ndodhet kalaja ilire Arsa, e “shemb” Joan Kaliç me një ekip akademikësh, pretendon selia e shtetit është në Gradina.
Shumë ka për tu shkruar në lidhje me këtë qytet të vjetër, por një është e saktë se Ras –Arsa ( Arza) është qytet i mbretërisë ilire. Dhe e vetmja arsye se kjo kala është lënë pas dore, dhe pa përkujdesje është shkaku se i takon ilirëve gjegjësisht pasardhëseve të tyre.
xlpress 20.07.2013