Tiranë : Sot më 24 qershor kreu i shoqatës ” Kosova për Sanxhkau” u prit nga Ish presidenti, ish kryeminitri përkatësisht nga deputeti aktual i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha. Delegacioni që u prit nga Presidenti Berisha ishte i përbërë nga Ismet Azizi kryetar, Ali Daci nënkryetar dhe Nuredin Ymeraj aktivist
Me këtë rast delegacioni i shoqatës ” Kosova për Sanxhakun” në lidhje me ktë taki lëshon këtë komunikatë :
“Anëtarësi e nderuar, përkrahës të shoqatës “ Kosova për Sanxhakun”, me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë së më datën 24 qershor, ishim në takim të Ish Presidentin dhe ish Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha.
Në emër tuajin Presidentin Berisha e falënderuam për pritjen që na bëri. Me këtë rast e njoftuam për përpjekjet që po bëjmë, aktivitetet dhe të arriturat e shoqatës në ngritjen e bashkëpunimit me popullin shqiptarë e boshnjak të Sanxhakut dhe në mbrojtjen e të drejtave , ngritjen e vetëdijes dhe ruajtjen e identitetit të shqiptarëve të Sanxhakut .
Takimi doli shumë frutdhënës dhe se kërkohet punë dhe përkushtim për ta arritur synimin drejt realizimit të drejtës kombëtare atje.
Presidenti doli i kënaqur për punën e madhe që po e bënë shoqata në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit shqiptar në këtë trevë dhe u zotua për përkrahjen institucionale të Republikës së Shqipërisë në projektet e shoqatës” thuhet në fund komunikatës.