“Diskriminimi, nënpërfaqsimi, shfrytëzimi, shtypja e shqiptarëve atje është e pashembullt. Ndërkaq, premtimi që ata do të na bashkohen neve me konferenca shtypi që organizon presidenti vetëm sa i ka demobilizuar edhe i ka pasivizuar shqiptarët atje.
https://www.facebook.com/watch/?v=915194498822433
Natyrisht se ne mund të rendisim shumë hapa, aksione që duhet t’i ndërmarrim për shqiptarët atje, por unë do t’i kisha përmbledhur në katër kryesore. Institucionet e Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë duhet të kërkojnë:
1) Televizion në gjuhën shqipe në Preshevë.
2) Universitet në gjuhën shqipe në Bujanoc.
3) Investime të shqiptarëve në Medvegjë dhe,
4) Heqjen e bazës ushtarake të Serbisë në Boroc të Bujanocit.
Me këto kërkesa, shqiptarët kudo që janë, jo vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dhe jo vetëm institucionet e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, dalin në ofenzivë kundrejt shtetit të Serbisë i cili nuk ka as keqardhje e pendesë për krimet nga e kaluara dhe as që i ka ndryshuar qëllimet e planet për neve për të ardhmen.”
– Fjala e Kryetarit dhe deputetit Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme: Situata aktuale e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – angazhimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të drejtat dhe vështirësitë e tyre.