Demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi, vazhdon të jetë temë e debatueshme edhe nga studiuesit e sferës së sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë se marrëveshja e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi është një marrëveshje xhentelmene e fuqive të mëdha, që ato dy pika t’i takojnë Malit të Zi, në mënyrë që të bëhet kontrollimi dhe vëzhgimi i telekomunikacionit në Ballkan e deri në Mesdhe.
Shala tha se do të ishte më mirë sikur ato dy pika të i ishin dhënë Shqipërisë meqenëse, ajo është edhe anëtare e NATO-s.
Profesori dhe diplomati Lisen Bashkurti thotë se Ballkani është i rëndësishëm strategjik pasi është një dalje e jashtme e NATO-së dhe Bashkimit Evropian.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Fatmir Arifi, kujton deklaratën e sekretarit të shtetit amerikan Xhon Keri.
Arifi thotë se duhet të kihet parasysh edhe vizita e fundit e kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në Moskë, që u lidhë një kontratë në vlerë prej 2.5 miliard euro për çështje armatimi.
Arifi shtoi se tani po flitet që të ndërtohet edhe një bazë anti-raketore në Luginë të Preshevës.
Kronikën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme të përgatitur nga Tribuna Channel.