Në prag të Kurban Bajramit familja e Naser Veselit nga fshati Pidiq  me shtëpi të re

kbi 1

 

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan para dy muaj vizitoi familjen 6 anëtareshe të Naser Veselit në fshatin Pidiq i cili jetonte në kushtë të vështira në thellësi të fshatit Pidiq. Tri vajzat e Naserit detyroheshin të vijonin mësimin në shkollën e fshatit  Shurdhan larg shtëpisë  6 km nëpër mot të vështirë. Vijimin në shkollë e vështirësonte edhe më shumë rruga e paasfaltuar dhe tereni shumë i vështirë.

Këshilli i Bashkësisë Islame mori një aksion humanitar duke kërkuar nga xhemati I xhamive në ditën e xhuma për të këruar ndihmë që të ndërtoj shtëpi për këtë familje. Në ndërkohë ka blerë një shtëpi në fshatin Lladove e cila është në kushte shumë të mira për jetesë dhe posedon edhe truallin  me 5 ari oborr, garazhën dhe e rrethuar në murë nga të katër anët.

kbi 1

Sot në natën e e Kurban Bajramit KBI realizoi këtë aksion humanitar në përkrahje edhe të disa biznismenëve gjilanas , Nexhat Haziri, Muhamed Hajrullahu, Xhevdet Hajrullahu dhe Berat Fejzullahu dhe Familja e Naserit u vendos  në shtëpi të re.

kbi2

Kryetari I KBI  Naim Aliu me këtë rast falenderoi xhematet e të gjitha xhamive për kontributin që kanë dhe në blerjen e kësaj shtëpie. Ai gjithashtu ka falenderuar edhe biznismenët të cilët kanë mbuluar pjesën tjetër të shpenzimeve për këtë familje.

 

/Agim  Hyseni/