Në kuadër të bashkëpunimit në mes shoqatës “Kosova për Sanxhakun” me instutucionet në Sanxhak, artisti i njihur gjilanas në botën e artit pamor Mr. Avni Bahluli po merr pjesë në koloninë një javore “Sjenica 2019”
Kolonia e Artit Sjenica 2019, e organizuar nga Këshilli Kombëtar Boshnjak (BNV), mblodhi 12 artistë nga Sanxhaku dhe vendet e rajonit, përfshirë z. Avni Behluli nga Gjilani, i cili do të pikturojë vepra të frymëzuara nga krahina e dhe Sanxhakut.
Kolonia, e cila filloi veprimtarinë e saj në 15 të këtij muaji, u organizua në kujtim të Konferencës së Hijes Senicës të mbajtur mëë 13 dhe 14 gusht 1917, në të cilën u kërkua nga autoritetet e atëhershme zghidhjen e statusin të Sanxhakut.
Më 13 dhe 14 Gusht, Këshilli Kombëtar Boshnjak shpalli ditët e një rëndësie të veçantë për Sanxhakun.
Arstisti i njohur gjilanas më herët i pyetur se si reflektohet bota e tij në artin e shpërfaqur, Avni Behluli ka thënë se, artin që krijon, e ka parasysh të BUKURËN si art. “Tek punimet e mia të kësaj ekspozite, më tepër jam ndalur të reflektoj dashurinë ndaj së bukurës, ndaj qenies njerëzore dhe qenieve të tjera të planetit, në përgjithësi. Çdo vepër arti ka një porosi, filozofi apo mesazh, të cilin mesazh e shpërfaqi përmes formave artistike apo elementeve figurative të shpehura me mjete rrethanore në letër apo pëlhurë, ku kjo e paraqitur e të bukurës së përgjitshme, ngërthen në vete të pathënien shpirtërore, e cila, në një mënyrë a tjetër, ngacmon- nxit dhe “provokon” vizitorin për ta analizuar me thell çdo detaj të veprës sime artistike.
Pra, arti im është reflektim i së bukurës shpirtërore e artistiko- estetike”,