Partia e Aksionit Demokratike (SDA) e Sanxhakut dënon egërsimin nacionalistëve serbomedhenj pran Tribunali ndërkombëtar të Hagës, që glorifikuan kryekomandantin e dënuar, kriminelin e luftës Ratko Mlladiq.
Mbështetja publike dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës të cilët janë përgjegjës për gjenocid ndaj boshnjakëve përfaqëson një kërcënim të drejtpërdrejtë për popullin boshnjak dhe rrezik objektiv për boshnjakët dhe popullin në Sanxhak.
Rehabilitimi i Draza Mihailoviq dhe përgjegjësit për krimet e kryera në luftërat e viteve 1990 në Bosnjë dhe Hercegovinë, Sanxhak dhe Kosovë nga ana e regjimit aktual Vuçiq-Daçiç, në Serbi mbizotëroi një epidemi të re e nacionalizmit serbomadh në urrejtjen dhe armiqësinë ndaj boshnjakëve dhe popujve të tjerë jo-serbë.
Regjimi aktual serb para syve të Bashkësisë ndërkombëtare për dekada mohon gjenocidin ndaj e kryer ndaj boshnjakëve në Srebrenicë dhe krime të tjera në Ballkan, të cilat janë kryer nga forcat serbe kundër boshnjakëve dhe popujve tjerë jo-serbë, të cilat përfaqësojnë kërcënim objektiv për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
PAD (SDA ) e Sanxhakut i bën thirrje Komunitetit Ndërkombëtar që të caktojë me urgjencë Konferencë ndërkombëtare dhe me këtë të zgjidhet njëherë e përgjithmonë krizën Jugosllave, thuhet në komunikatën e PAD –it (SDA) për Sanxhak. Thuhet në komunikatën e lëshuar për media të PAD-it të Sanxhakut