Se çka ka ndodhur në luginën e Shahoviq të Sanxhakut jugor në natën ndërmjet 09 dhe 10 nëntorit të vitit 1924 për një kohë të gjatë nuk është ditur asgjë. Shkaqet kanë qenë të ndryshme. Njerëzit që kanë ditë për këtë ngjarje nuk kanë pasur guxim të shkruajnë, të tjerët, ndërsa ata të cilët kanë pasur guxim e kanë pasur të pamundur të bëjnë diçka nga pushteti i atëhershëm. Dikujt i ka shkuar përshtati që kjo ngjarje të harrohet sa më shpejt, disa të tjerë kanë shkruar ashtu sikurse iu ka konvenuar atyre
Nga Ismet Azizi
Shqiptarët dhe Myslimanët në vitin 1924 kanë përbërë gati gjysmën e popullsisë së Vraneshit, dhe për vetëm 24 orë janë dëbuar nga trojet e veta, duke e shpëtuar kokën në ikje nga malazezët. Kjo ngjarje jo e ndriçuar sa duhet , u jep mundësi historianëve të ndryshëm të japin shifra të ndryshme për numrin e viktimave.
Malazezët duke publikuar shifrën vetëm 80 viktimave, në shkrimet e ndryshme japin edhe arsyet e sulmeve malazeze ndaj fqinjëve të tyre.
Numri i vërtetë i viktimave të kësaj masakre në Shahoviq nuk dihet, por dihet se është diku rreth 600-750 të vrarë. Në kapedanin e Shahoviqit para kësaj ngjarje kanë qenë të banuara 576 shtëpi me malazezë 1580 shtëpi me shqiptarë dhe boshnjak, ose 26.8% serb e malazezë dhe 73.2 % shqiptarë e boshnjak.
Boshko Boshkoviq
Vazhdimësia e krimeve kundër sanxhakljinjëve ka vazhduar nga luftërat Ballkanike të vitit 1912, mandej krijimi i Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve në 1918., deri në rënien e Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1941 por edhe gjatë shkatërrimit të Jugosllavisë së Titos. Jeta e shqiptarëve dhe myslimanëve të Sanxhakut dhe më gjerë në Jugosllavinë e parë, nuk kishte asnjë vlerë, sikurse edhe në viset tjera të banuara me shqiptarë dhe jo serb edhe në Sandzak ishte tejet e vështirë. Në Sarajevë, në vitin 1919 qëndroi gazetari francez i revistës Tempos, i cili është takuar me Reis-ul-Ulemanë Xhemaludin Çausheviqin. Gazeta citon deklaratën e Reisit: Mijëra njerëz u vranë, gjashtë gra u dogjën, 270 fshatra u shkatërruan dhe u plaçkitën, ky është bilanci për ne myslimanët me rastin e krijimit të Jugosllavisë …
Gjenocidin ndaj popullsisë shqiptare – myslimane të Ballkanit e cila është kryer në Shahoviq Mustafa ef. Spahiq e radhitë në vendin e tetë.
Sipas Enver Qoroviq, gjenocidi në Shahoviq në afërsi të Bijelo Poles shpesh është përmendur në literaturën historiografisë për disa arsye.
E para është se, është kryer në kohë paqeje, sepse kryesisht shumica e krimeve ndodhin gjatë luftërave.
Gjëja e dytë është kryer në një shtet, Mbretërinë SKS, e cila formalisht kishte të gjitha institucionet e organizuara të shtetit modern, i cili duhej të përcaktohej për krimin e kryer. Ata zgjodhën heshtjen, çka do të thotë për shtetin se është solidarizuar me kriminelët.
Arsyeja e tretë është brutaliteti me të cilën është kryer krimi. Shembuj të ngjashëm në të kaluarën nuk ka pasur.
Arsyeja e katërt janë pasojat. Tek ata vërehet edhe qëllimi i këtij krimi. Është kryer spastrimin etnik i popullsisë myslimane i kësaj treve. Por kryesisht prapa thirrjeve patetike fshihet mjeshtria e plaçkitjes së pasurisë së patundshme.
Masakra në Shahoviq dhe Pavino Pole, Vranesh dhe fshatrat përreth, ishte krimi më i madh kundër popullsisë së përkatësisë myslimane gjatë kohës së paqes në Mbretërinë SKS. Gjenocidi është kryer më datën 9 dhe 10 nëntor të viti 1924. Paraprakisht më 7 nëntor të viti 1924 , Komitët malazeze e kanë vrarë Boshko Boshkoviqin në një pritë në malin Cer. Është me rëndësi të përshkruajm se kush ishte Boshko Boshkoviq dhe qka thotë në lidhje me te në librin e tij Milovan Gjilas “Vendi pa drejtësi”(angl. Land Without Justice), (Besuda zemlja, 2005)
Ai ishte një toger i këmbësorisë në formacionin rezervë, inspektor i Ministrisë së punëve të brendshme, ish shefi i qarkut të Kollashinit, mbështetës fanatik i krahut të Pribiqeviqit së Partisë Demokratike. Ishte dalluar në shtypjen e lëvizjes së kaçakëve . Këto detyra i kishte kryer me arrogancë dhe mizor, duke i terrorizuar kundërshtarët politikë, dhe kjo ishte arsyeja që kundër tij në vitin 1921 është ngritë Interpelancë në Asamblenë Kombëtare. Gjilasi e përshkruan në detaje vrasjen e vëllait të plaçkitësit të famshëm Todor Duloviqit gjë që më vonë do të jetë shkak i likuidimit Boshkoviqit nga komitetet malazeze. Sipas të gjitha gjasave është vrarë nga vëllezërit Drago dhe Radosh Bullatoviq, komitë i njohur në rajonin e Kollashinit të cilët më në fund u likuidua në vitin 1929. Duhet shtuar se shumë malazezë Boshkoviqit ia kishin zënë për të madhe se ka pas sjellje të butë ndaj “Turqëve ” (kështu i quanin shqipatërët dhe boshnjakët e Sanxhakut).
Gjenocidi kundër sanxhalinjëve në Shahoviq është kryer më 9 dhe 10 Nëntor 1924
Togeri Boshkoviq me një batalion bënë krime të rënda, plaçkitje dhe vrasje në vitin 1912 në fshatrat e banuara me shqiptar në Peshterr. Në fshatin Doliq ka vrarë 20 persona, pesë vetë u vranë fashatin Uglla, në Tuzinje janë vrarë 10 njerëz, Në fshatin Rasnë një person, në Crvsko i vranë katër anëtarë të familjes Kurtagaj dhe në Koritim vranë 58 meshkuj dhe dy femra.
Për vrasje u akuzua komiti i njohur Jusuf Mehonjiqi, i cili në këtë kohë nuk gjidej në këtë anë . Varrosja e Boshkoviqit u kry më 9 tetor në fushën Kollashinit. Aty ishte numër i madh i njerëzve, zyrtarë e qeveritarë, të cilët ishin ftuar nëpërmjet korrierëve të posa qeshëm, është vlerësuar se ka pasur rreth 2000 njerëz. Janë mbajtur fjalime që kishin ndezur masën duke akuzuar Jusuf Mehonjiqin dhe banorët e e fshatit Shahoviq dhe Vranesh si bashkëpunëtorë të tij, dhe u kërkua hakmarrje. Në veçanti, u dallua kreu i administratës financiare të Bijelo Polje, Milan Teriq , babai i të cilit ish-kreu i Bijelo Polës I cili është përgjegjës për shumë krime gjatë shërbimit të tij në vitin 1920, fjalimi i tij dhe thirrja për masakrimin e myslimanëve, ka pasur jehonë të madhe tek të pranishmit.
Një ditë para se të kryhej varrimi i Boshkoviqit autoritetet urdhëruan popullsinë muslimane që të sjellin të gjitha armët e tyre për t’iu ndarë malazezëve . Krye shefi i qarkut të Bjelloples Cemoviq duke kaluar nëpër vendbanimin Shahoviq duke shkuar në funeralin e Boshkoviqit nga evidentuesi i xhandarmerisë në detyrë e urdhëroi që kur të kthehet nga funeral t’i evidentoj të gjithë myslimanët e shquar të Shahoviqit dhe rrethinës. Evidentuesi kishte mbledhur 32 mysliman me pretekstin se jeta e tyre ishte në rrezik, i solli ata në ndërtesë dhe i burgosi.
Kur krye shefi Cemoviq ishte kthyer nga funeralit dhe pa se ishin vetëm 32 pengje kërkoi t’i sjellë edhe “Turq “ të tjerë, dhe xhandarët me shpejtësi arrestuan edhe 20 të tjerë . Të gjithë këta njerëz janë kapur në mashtrim se gjëja nuk do ti gjejë asgjë e keqe. Xhandarët, pengjet në një largësi nga qendra prej jo më shumë se 4 km , pran varrezave të myslimanëve në mënyrën më mizore i pushkatuan . Nga I gjithë grupi vetëm dy kanë shpëtuar, një fëmijë 13 vjeç u shpëtuan nga nji malazez i cili gati u vra për shkak të këtij veprimi . Sipas dëshmisë së Bahrës, bija e Myftiu të Bjellopoles Mustafa Salihbegoviqit, i cili ishte në komisionin për hetim, tha se janë identifikuar 60 pengje të masakruar.
Në peticionin për Mbreti Aleksandër Karagjorgjeviq, të 21 nëntor të viti 1924, të cilin e dërguan popullsia myslimane e Shahoviqit dhe Pavin Polës, thuhet se sulmi është kryer nga rreth 2000 malazezë të armatosur të Kollashint dhe nga viset tjera dhe fronti shtrihej në vijën prej 19 kilometra gjerësi. Hamdi Beg Hasanbegoviqi dhe Amir Musiqi u përpoqën personalisht ta informojnë mbretin në Beograd, por ai i refuzoi, mandej ankesën ia kishin dorëzuar nëpunëseve të mbretit .
Gazeta “Politika” e Beogradit Nr.5947 e 13 nëntorit të vitit 1924 raporton se pas vrasjes së Boshkoviqit gjat ndjekjes së hajdutëve kanë marrë pjesë fshatarët nga rrethina e Bijelo Poles, dy ditë të plota të 10 dhe 11 nëntorit e gjitha ishte nën zingjirin komandues. Për gjëja se ishin “lodhur” nga Jusuf Mehonjiqi . Sikur mos të kishte reaguar xhandarmëria dhe ushtria pasojat do të ishin edhe më të mëdha.
Kryetari i Xhenijetit Ferhat bej Draga më 14 nëntor të viti 1924 iu drejtua Ministrit të Punëve të Brendshme me nji mocion lidhur me mizoritë e tmerrshme në këtë rajon. Ky mocion u botua në “Pravda” të Sarajevës nr 262 të 18 nëntorit dhe këtu në mes të tjerash thuhet: Zoti ministër! Kjo masakër si një veprim i përbashkët i autoriteteve policore lokale dhe Vasojeviqëve , përgjegjës janë autoritetet policore, të cilët kanë qenë me kohë të paralajmëruar për rrezikun dhe nuk ndërmorën asnjë veprim për ta parandaluar këtë masakër. Në këto rethana përgjegjësia është më e madhe e pushtetit se sa e bandave, sepse deri tash askush nuk është arrestuar …
Ndërsa gazeta “Politika” e Beogradit nr 5949 e datës 15 nëntor 1924 raporton me titullin: Protesta e Ferhat Beg Dragës me rastin e hakmarrjes së Vasojeviqëve ndaj vrasjes së Bosko Boshkoviq, z. Ferhat Beu i dërgoi një letër proteste Ministrit të Punëve të Brendshme z. V. Maksimoviq.
Politika kështu kishte parë të nevojshme të shkruaj në lidhje të një letër proteste të Ferhat Beut dhe krime kundër qindra burrave të pafajshëm, grave dhe fëmijëve. Më shumë ka pasur viktima se sa shkronja të hargjuara për këtë artikull të botuar në gazetën Politika. Krejt kjo flet për qëllimin e paramenduar të spastrimit etnik dhe fshehjes me qëllim që askush mos të kurrë në përgjegjësi.
Mënyra se si është kryer sulmi Milovan Gjilas në të njëjtin libër përshkruan: Menjëherë pas varrimit të Boshkoviqit , nën pretekstin e kërkimit të komitëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre e pasi që kishin kryer masakrën në fshatin Shahoviq kishin sulmuar fshatrat përreth, dhe pastaj në fund, në Pavino Pole ku kryen masakër edhe më mizore të njohur deri atëherë.
Përsëri duhet cituar Millovan Gjilasin: profetëve mysliman u janë shkulur mjekrat e tyre dhe u është gdhendur kryqi në kokat e tyre. Në një fshat një grup të njerëzve i kan lidhur me tela rreth stogut me kashtë dhe iu është dhënë zjarri. Pas kësaj njerëzit gjat kishin përfolur për mënyrën e djegjes së njerzve në flakë. Një grup tyre kishin sulmuar një fshatarë në shtëpi të tijë në një zonë të largët. Fshatari sapo kishte rrjep një qengj të varur në një kumbull. Kishin për qëllim edhe at ta pushkatojnë, mandej për t’ia djegur shtëpinë e tij, por qengji i rrjepur i kishte nxitur që edhe me fshatarin e gjallë të veprojnë njësoj siq kishte vepruar ai vet me qengjin. Njëri prej tyre me sëpatë, së pari e varë për kumbullën e njejt ku ishte I varur qengji , një kasap me përvojë e ndanë trupin e fshatarit me sëpate përgjysmë… …
Në librin në gjuhën serbe “Vendi pa drejtësi”(angl. Land Without Justice), (Besuda zemlja, 2005). Këto pjesë të dëshmimeve të krimeve janë hequr, e të cilat gjenden në verzionin në gjuhën angleze.
Menjëherë pas vrasjes së pengjeve filloi një sulm i përgjithshëm, djegëja e shtëpive, vranë të rinj dhe të vjetër, gra dhe fëmijë nga krahërorët e nënave të tyre. Numri i viktimave nga tregimet e njerëzve të cilët mbijetuan tmerret është mbi 500 të vrarë (ndërsa sipas disa tregimeve dhe të dhënave historike, numri është shumë më i lartë), të djegur dhe të zhdukur. Këto të dhëna u siguruan nga numërimi i të afërmëve dhe fqinjëve të tyre. Derisa ndodhte tmerri autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë asgjë ndaj kriminelëve bile edhe në këtë krim kishin marrë pjesë edhe ata vet. Rasti I vetëm ishte kur shefi i qarkut Plevlës Kreckoviq iu vjen në ndihmë njerëzve të pafajshëm, duke iu kërcënuar se do ta angazhoj ushtrinë.
Një skenar i ngjashëm me at të Shahoviqit u përgatite edhe për Bijelo Polen. Në Bijello Pole, nga Beogradi u dërgua inspektori i Ministrisë së Brendshme me emrin Predic , i cili ishte I caktuar të kryej hetimet e imagjinuara. Arrestoi dhe burgosur 67 qytetarë të shquar të Bjelo Poles. Sipas planit të paraparë të gjithë të arrestuar duhej likuiduar dhe pastaj të vazhdohet me ndjekjen dhe malltretimin e popullsisë së pafajshme. Vetëpërmbajtje e Myftiut Mustafa Salihbegoviq dhe Huzeir-agë Dervoviqit i cili shkoi në Beograd dhe intervenoi te Pashiqi disi shpëtuan nga një masakër e re . Pashiqi për dallim me Shahoviqin kur në mënyrë të heshtur kishte lejuar krimin, urdhëroi që të gjithë të burgosurit të lirohen, duke shmangur kështu një masakër në Bijelo Pole. Huzeir-aga Dervoviq Pashiqit i kishte premtuar se që të gjithë votuesit mysliman nga Bijelo Pola do të votojnë për partinë e tij radikale, kështu edhe ndodhi .
Sanxhaklinjët të cilët i mbijetuan gjenocidit në Vranesh dhe Shahoviq kurrë nuk u kthyen në tokën e tyre. Shumë shpejt, kjo zonë mbeti e shkretë ndërsa tokën e e mbetur e grabitën fqinjët e tyre malazezë, të cilën e ndanë në mes veti. Askush ndonjëherë nuk është përgjigjur për këtë gjenocid.
Popullsia e mbetur u shpërngul në brendësi të Sanxhakut dhe Bosnjës. U shpërndanë nëpër tërë viset e Sanxhakut , trevave të Vishegradit dhe nëpër qytetet tjera por një numër i konsiderueshëm i tyre më tepër se 100 shtëpi emigruan në Turqi kryesisht në Izmir.
Sot vendbanimi Shahoviq quhet Tomashevo, sipas një komandanti partizan dhe nuk jeton në te asnjë musliman. Kolonët e tanishëm në Shahoviq thonë, se, shpesh sidomos gjatë natës nuk mund të flenë, sepse dëgjojnë zëra të thirrjes së ezanit për namaz shkruan Revista e Podgorices “Vjesnik “ e 25 janarit 2005. Për të njejtin fenomen shkruajnë edhe Harun Crnovrshanin dhe Nuro Sadikoviq në librin e tyre “ Bijt e Sanxhakut”(“Sinovi Sandžaka” ),Frankfurt, 1996.
Mallkimi që i përcjell banorët e Tomashevës është rezultat i dënimeve nga zoti, ose vrasja e ndërgjegjeje e cila përcillet gjeneratë pas gjenerate , nuk mund të thuhet, por sigurisht se ka lidhje me ngjarjet të cilat kanë ndodhur në këto vise në nëntorin e largët të vitit 1924.