Me rastin e 20 Nëntorit – Ditës së Sanxhakut, Juve, Bashkëpunëtorët tuaj, dhe të gjithë sanxhaklinjtë , në emër të OJQ-së “Kosova për Sanxhakun” dhe në emrin tim, ju uroj këtë festë të madhe, me dëshirën e përparimit të nivelit të të drejtave të boshnjakëve, shqiptarëve dhe qytetarët e tjerë të Sanxhakut dhe rajoni të jetë një vend i paqes, tolerancës, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë .
Ne sinqerisht shpresojmë se Sanxhaku, në kohën q ë është përpara nesh, do të ruaj nivelin e lartë të vlerave kulturore dhe do të mbetet një shembull për botën në drejtim të kultivimit të vlerave të vërteta.
Popujt e Sanxhakut, boshnjakët,shqiptarët, serbët, malazezët, dhe të tjerët atë ditë treguan vetëdije liberale dhe çlirimtare, dhe aspiratën për idenë e bashkëjetesës dhe ndërtimin e Sanxhak si një territor të vetëm me parimin e bashkëjetesës, respektimin e kulturave dhe qytetërimet, si e vetmja rrugë e mundshme për mbijetesë dhe zhvillim të kësaj treve. Kjo është arsyeja pse sot, edhe pse boshnjakët e pranuan për festë të tyre kombëtare, po ashtu është i rëndësishëm pe dhe për popujt tjerë të Sanxhakut.
Organizata “Kosova për Sanxhakun” gjithë qytetarëve të Sanxhaku të cilët këtë ditë e konsiderojnë festë tyre ose ditë kur civilizimi mposhti antihumanizmin uron dhe dëshiron ta kalojnë në një atmosferë festive,të rrethuar me të dashurit, miqtë dhe njerëzit qëllim mirë , i cili është para se gjithash mbi vlerat e trashëgimisë universale njerëzore dhe traditës anti-fashiste.
“Kosova për Sanxhakun ”
Kryetari: Ismet Azizi