Homazh në nderim për jetën dhe veprës madhore të Sali Çekajt
Sot në këtë 21-vjetor të rënies heroike të intelektualit, juristit, luftëtarit, kom.të brigadës 134 SALI ÇEKAJ – VETERANIT, për shkak të rrethanave të pandemisë nuk kemi mundësi të përulemi para varrit tuaj, por kujtojmë më respekt të thellë veprën dhe shëmbëlltyrën e komandantit të parë të Grupeve të para Guerile me 01.12.1991, ku përmes Rrasës së Koshares i priu Grupit prej 32-luftëtaresh për në Dukagjin.
Foto e përbashkët e grupit të dytë Gueril, i stërvitur në Shqipëri, Adem Jashari, Osman Ferizi etj.
Sot kujtojmë studentin aktiv të pranverës studentore të vitit 1981, juristin dhe zyrtarin i cili kundërshtoi ndryshimin e Kushtetutës që i bëhej Kosovës, ishte në mesin e juristeve aktiv që hartuan statutin komunal të Deçanit sipas Kushtetutës së Kaçanikut. Sali Çekaj edhe pas arratisjes në Gjermani -Stuttgart nuk e ndali veprimtarinë e tij Atdhetare, ishte figura më unifikuese në LDK Dega në Gjermani, i cili si nënkryetar dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shtrirjen, mobilizimin dhe masovizimin e LDK-së në Mërgatë.
Kryesia e Degës së LDK -së për Gjermani me dt. 01.03.2020, ish nënkryetarin e Degës Sali Çekaj e shpalli, post mortum, KRYETAR NDERI të Degës për Gjermani.
Roli prijës i Sali Çekaj në organizimin e grupeve Guerile, aksionet dhe koordinimin e Grupeve të armatosura me Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin ishte i rëndësisë së veçantë. Pas fillimit të luftës në Kosovë në mars 1998, është i pari që Grupin Gueril të Dukagjinit që drejtonte e vë në themelet e Ministrisë së Mbrojtjes të kol. Ahmet Krasniqit. Formimi dhe koordinimi i bazave të para nga Tropoja, Viqidoli e deri në Papaj janë bërë falë vendosmërisë dhe vrullit atdhetar e liridashës të kom. Sali Çekaj. Fitorja e madhe, plani strategjik, roli i tij unifikues në kryebetejën e Koshares e bënë emrin më të veçantë dhe më emblematike, strategun dhe heroin e madh SALI ÇEKAJ.
Shtatorja e Sali Çekajt
Kjo betejë dhe kjo epope hyri në histori si varri i serbo-sllavisë, komandantët Rrustem Berisha, Sali Çekaj, Anton Quni, Agim Ramadani, Fadil Hadergjonaj, Abaz Thaçi, Hisen Berisha, Xhemajl Fetahu, Skender Rexhahmetaj, Skender Hasanxhekaj, që u shquan me karakterin organizativ, moralin e lartë, sukseset në fushëbeteja, e ngritën lart emrin e UÇK-së, ku në këtë betejë e në këtë thyerje dhe bashkim të tokave Shqiptare ranë për të mos vdekur kurrë 114 dëshmorë, vetëm e vetëm që Shqiponjat në tokën Dardane të fluturojnë të lira.
Qoftë i paharruar kujtimi dhe amaneti për Dëshmorët e Kombit!
Lavdi përjetësisht Sali Çekaj.
Kryesia e Degës së LDK-së për Gjermani.19.04.202