Jonuz Shkreli, Novi Pazar , Sanxhak, pjesa e II të
Histori të vjetra nga njerëz të vjetër – Stare priče starih ljudi
Nga pjesa e parë – iz prvog dela
Ja sam Joniz Shkreli, rodjen sam 13 08 1948 godine ovde u Pazaru.
Moje ime je Jonuz Škrijelj /Jonuz Shkreli/ i rođen 13.08.1948. godine ovdje u Pazaru.
Otac mi se zvao Hamit Shkreli majka Malusha Fakovic, iz Albanije , neko selo blizu Skadra, tamo se rodila moja majka. Mi se čini sleo se zove Fakaj. Ovde su dosli na Pester u selu Bacica.
Babo mi se zvao Hamid Škrijelj /Shkreli/, a majka Maljuša /Malusha/ Faković. Majka mi je rođena u Albaniji u nekom selu u blizini Skadra. Mislim da se selo zove Fakaj, to nisam siguran. Nakon njenog rođenja porodica je došla na Pešter u selo Baćica.
Pjesa e dytë- drugi deo
Por diçka po më detyron, nga zemra të merrem me aktivitete politike. Kam qenë kryetar në bashkësinë e III të lokale për PAD-in. Kur kam shkuar në operim, dikush është dashtë të më zëvensoj.
Unë atëherë kam qenë anëtar i Këshillit qendror të PAD-it ( SDA) për N. Pazar dhe Sekretar i Bashkësisë së II-të lokale.
Dr. Sulejman Uglaninin e kam njohur nga Mitrovica. Vetëm lumi Ibër na ka ndarë. Ai ka jetuar në Mëhallën e boshnjakëve, ndërsa ne në anën tjetër të rrugës. Me vëllain e tij Nasufin dhe Nazmin jam njohur mirë. Sadikun të tretin nuk e kam njohur, ka qenë dukshëm më i ri.
Vetëm me këta bukëpjekësit tash flas shqip, nuk shkoj kund, nuk mund të dal,, Me Nazifin flasim shqip por edhe ai e ka harruar. Vetë fakti që me vite nuk flet, humbet.
Më të afërmin njeri e kam pasur at i cili më ka mashtruar për banesë. Më ka gënjyer. Kur është dashur një punë me ma krye kanë reaguar Dr. Uglanin dhe Rahmetli Shemko Kuçeviq, kanë reaguar dhe i kanë thënë të ma kryej punën me banesën.
Kur më kanë burgosur, nga armët nuk ka pasur asgjë. Kam pasur vetëm revole me leje. Kam qenë gjuajtës më i mirë në njësitin tim ushtarak kur kam shërbyer në Pula të Kroacisë, të cilën revole ma kanë dhënë shpërblim.TT Ruse ka qenë. Këtë e kam pasur, këtë ma kanë marr. Në aktakuzë shkruan se kam pasur pushkë automatike gjë që nuk është e vërtetë. Armët s’është e vërteta nuk i pëlqej. Por më kanë akuzuar për shkak se kam qenë anëtar i këshillit qendror. Kam pasur armë, por jo siç shkruan në aktakuzë.
Me tu kthyer nga udhëtimi , kthehesha nga Maribori ku isha me drejtorin teknik. Kam qenë i konsideruar si një mjeshtër i mirë. Por, kam pasur edhe nga kush të mësoj. Kam mësuar nga Nail Ademoviq, Iso Ademoviq dhe Mesha Hasimbegoviq. Ata kanë qenë tre mjeshtrit më të mirë në Pazar. Por, edhe dhëndri Xhanko Metoviq ka qenë automekanik. Para se të kaloj me punë në “ Ukras”, jam martuar
Kam qenë mik i mirë me Qamil Hukiqin, i cili ka qenë kryetar i gjykatës në Pazar. E kam pasur si vëlla.
E kam pasur edhe një vlla në Australi, i cili para se me shkua ka luajtur futboll në Radniqki të Beogradit, dhe gjatë një turkeje në Itali, nga Trieshta ka ikur, ka kërkua azil dhe nga qendra e azilkërkuesit ka shkuar në Australi. Ka qenë tetë vite më i vjetër se unë. E kam edhe një vëlla në Gjermani. Në vitin 1961 ka fituar në loto një fiqë(auto). Pas zanatit, ka kryer fakultetin e komunikacionit. Ka qenë drejtori më i ri në historinë e ndërmarrjes “ Sanxhaktrans”, ku nga aty ka kaluar në Kralevë e pastaj në Gjermani.
Me bashkëshortin time jam njoftuar tek miku im Qamil Hukiqi. Isha i pa punë dhe atij ia mirëmbajtsha vreshta, pemët. Të gjithë më kanë njohur si Nuno, nuk di si dhe pse më kanë quajtur me këtë nofkë. Në Novi Pazar të gjithë kanë nofka. Gruaja ime, atëherë si vajzë ka qenë shoqe me motrën e Qamilit. Pak nga pak u dashuruam dhe u martuam. Djalin e parë e kam Ahmedinin. Ai vet vetes ia ka “dhënë emrin”. Gruaja ime sa ishte shtatzënë kishte ëndërruar një farë shtëpie në dhomë hynë një njeri me fes në kokë, bukur i veshur. Ashtu siç kishte hyrë sipas sajë, kishte shkëlqyer gjithçka rreth tij. Në dalje nga dera kishte thënë mbani mend “Unë quhem Ahmedin”. Në dalje të tij , siç thotë ajo kishte vërejt një dritë të gjelbër e cila shkonte pas tij. Edhe pse gruaja ka qenë me barrë, nuk e ka ditur gjininë e fëmiut. Atëherë as që janë interesuar të dinë. Motra ime kur ka marr vesh. Ajo ka thënë ai (për bebën) vet vetës ia ka dhënë emrin Ahmedin. Mos të ndodhë rastësisht, ta ndryshoni. Ahmedin ka me u quajt. Edhe ende pa lind unë ia kam dhënë nofkën Dino.
Dhe ka ndodhë, ashtu siç thoshte. Ai ka me qenë shumë i mirë. Dhe, i mirë është
E kam djalin tjetër 4 vjet më të ri, Fahrudinin. Jam i lumtur me fëmijët. Ahmedini i ka katër fëmijë, Fahrudini dy vajza.
Tridhjete e më tepër vite kem qenë pa banesë, kem qenë gjatë gjithë kësaj kohe me qira. Askush nuk të donte të ofronte banesë kur kuptonin se jem me fëmijë. Kem pasur shumë mundime.
Pas vdekjes së nënës dhe babait Komuna na ka marrë shtëpinë , tokat në Vojniçe dhe vreshtat. Por nuk kem mundur ti kthejmë, sepse komuna na ka strehuar dhe na ka shkolluar neve të treve. Të gjithë kem kryer shkolla.
Po ndihem i mashtruar, nga ana e njerëzve tanë. Rëndë e kam at që na kanë bërë në Kralevë. Të gjitha maltretimet, të rrahurat kam mundur me iu përballua. Nuk di, në çajtore është një lloje ene për ujë të nxehtë që përdoret, na kanë shtrirë në koritë. Të lidhur, dhe në ballë nga një pikë ujë çdo minutë, faktikisht njeriu çmendet nga një torturë e tillë. Dhimbjen nuk e ndien, vetëm i lutesh zotit ta ndërprenë pikat e ujit, saktësisht në çdo minutë në mes të ballit. Koka pëlcet, për deri sa nuk mundësh me lëvizë fare.
Nga unë kanë kërkuar, nuk di, kurrfarë hetimi. Më pyetnin, çka din, çka është Këshilli Nacional i Myslimanëve të Sanxhakut (MNVS), çka ju duhet kjo? Unë ju thash ky organ është për të drejtat e Myslimanëve.
Jam dënuar katër vite në shkallën e I rë. Pastaj vjetërsohet lënda. Të rrahurat, i kam duruar, kurse tortura pikimit e ujit në ballë kanë qenë tmerruese. E kam shikuar të ndjerin prof. Hajriz Kolashincin, një muaj para se të burgoset atij i është nxjerrë veshka, pikërisht në Kraljevë. I posa operuar, në burg hetues. Ate çka na kanë bërë neve, askujt nuk ia kisha dëshiruar.
Çdo natë nga një në hetuesi, në të vërtetë për ta rrahur. Asgjë nuk kanë pyetur, vetëm rrahje, rrahje.
Së pari na kanë burgosur në Novi Pazar, pas 7-8 orëve na kanë transferuar në Kralevë, nxehtë, prangat kishin depërtuar në asht, duart mbrapa, dhe menjëherë në vetmi, gjithçka kishte aty, sikur në WC. Vetëm më kanë gjuajtur. Pas njëzet dite më transferuan në dhomë. E pa humbur zërin, Nuk kam mundur të flas.
Kur ka ardhur bashkëshortja në vizitë, nuk ka mundur të më njoh. Shputat e ajura, Çka të pranoja, kur nuk dija gjë Edhe sikur të dija nuk kisha me pranuar, kujt me i pranuar atij që më rrahtë, ma çfarë bre.
Gruaja ime nga vet fakti që më kishte dërguar porosi përmes avokatit Azem Vllasi, që të pranoj , unë e kam kuptuar se ajo më ka porositur që të qëndroj i vendosur. Duro, zoti kështu e ka caktuar, duro. Faleminderit prej zotit, kam duruar.
Së pari kur kam dal nga burgu, pak jam hamend. Ka pasur arsye. Gruaja dhe dy djemtë e vegjël. Ahmedini 11 vjet, Fahrudini 7 vjeç. Pas daljes nga burgu na kanë ndihmuar. Partia na ka ndihmuar me nga 100 marka për të rritur dhe nga 30 -40 marka për fëmijët. Qiranë na kompensonte shoqata “ Merhamet”. Nuk kishte punë, isha i pa punë. Gruan time e kanë pensionuar menjëherë me rënien time në burg. Përndryshe ajo është juriste. Ahmedini nxënës më i mirë më klasë. E kanë dërguar në garat shkollore si nxënës më i mirë, ndërsa mësimdhënësit e kanë notuar me nota të dobëta. Pas daljes nga burgu shkova në shkollë, kërkova takim me drejtorin, Si është e mundur biri im me nota të dobëta në ditarë, ndërsa ju me te përfaqësoni shkollën në gara dhe me ju sjellë kupa e mirënjohje. Si është e mundur. Nuk ka qenë njeri i keq drejtori. E vërtetë që kam qenë në burg. Askënd nuk e kam vra, Nuk e lejoj fëmijën tim të marr pjesë në gara. Ku keni parë nxënësi i dobët të ju sjell kupa fituese. Mandej, pa dal nga burgu djali i motrës kishte caktuar dasmën, dhe më pritni mua të dal, dhe 3-4 ditë para dasmës dola nga burgu. I parruar i pa qethur, dola te një mik i im berber të nënqethem dhe të rruhem. Takova rrugës një kushëri timin, posa më vërejti iku të mos më takoj. Hyra te frizeri, ai më pyeti çka ke, pse dukesh ashtu? Ia ktheva, shihe at idiotin atje, e kam shpëtuar nga burgu për një vjedhje, e ai tani ik nga unë të mos përshëndetet. Kanë ikur të gjithë nga ne që ishim dal nga burgu. Askush nuk guxonte me na shoqëruar. Ka pasur njerëz të cilët edhe janë shoqëruar me neve. Ju kam thënë nuk dua me ju me pi kafe, për ti mos penguar të tjerët, unë vij nga burgu.
Për inate të tillëve që iknin prej neve vendosa të kthehem në parti. Kam pasur hamendje të kthehem apo të mos kthehem. Por kjo më detyroi. Pra, sjelljet e tyre. Çfarë është populli ynë. Dhe, deri sa kam qenë mirë me shëndet, kam qenë aktiv në parti.
Kur ishte këtë vit Kovendi solemn , Dino më tha se do të vijë Safet Vrbicki dhe Ismeti nga Gjilani, i thash Dino do të vijë në kuvend. Mezi ecja. Nuk guxoj të përjetoj gëzim e as hidhërim, sheqeri më ngritët dhe më bie për një moment. Kur mora vesh se kush vjen thash dua t’i takoj. Me Vrbiqkin jam mik i mirë. Kem bashkëpunuar me te kohë të gjatë. Kam punuar fjalëkryqe. Kam qenë zëvendës kryeredaktor i Eurekës së Gornji Milanovcit. E ndërpreva me rastin e burgosjes sime. Më kanë mbet borxh pagat për dy vite. Kam punuar fjalëkryqe për Rilindjen në gjuhën shqipe. Për kuzin e Zagrebit. Ata paguanin me avans . mandej kam bashkëpunuar me “Çvor” nga Kroacia. Tash kam rreth 200 fjalëkryqe gati. Nuk donë askush t’i paguaj: Më kanë mbetur shumë gazeta borxh. Sanxhakçkenovine, e shumë të tjerë. Pa pagesë edhe këto që i kam nuk i jap.
Jam kanë në gjendje të punoj tërë natën. Nganjëherë një, e nganjëherë dy e tre, varësisht nga inspirimi. Në kohët e fundit kam punuar fjalëkryqe për islamin. Këta mi kanë marrë me i botua. Me Sanxhaçkenovine, kam punuar shumë. Me tv jedinstvon po ashtu. Mirë ka qenë bashkëpunimi me ta.
Gjithçka ka kohën e vet. Tash nuk po mbaj ne mend. Nga dhjetë here i lexoj romanet.
Shoqëria dikur ka qenë ndryshe. Ke mund me i thënë gjithçka nuk ka pasur hidhërime. Unë kam bërë shaka në llogari time. Vetë vetes nuk i hidhërohem, pse ti hidhëroj të tjerët. Njerëzit kanë qenë më të mirë, edhe pse ka pasur varfëri. Ka pas mungesa, por më mirë është jetuar.
Nga këngëtarët që më kanë mbete në kujtesë janë Hivzo Pollovina, Husein Kurtagiq, ai ka qenë i verbër, Safet Isoviq, mandej Ismet Peja, ismet Koshutova prej Mitrovice. Ai e ka kënduar këngën “Shaho mori shoqe”….. e kam harru.
Prej Italisë ë Andriano Qerantano, prej Bosnjës Indexi, Popoviq,
Bio sam u Prizren 2003, da posetim Memorial Prizrenske Lige sa bratom koji je dosao iz Australije i sa sestricima. Posetilismo dzamiju gde je odrzana Prizrenska Liga. Potom u Prekaz na Memorial Adem Jasharija.
Sto se tice Albanije volim da idem da vdim odakle je dosao moj otac i moj dedo. Jos ima jedno selo Shkrel kod Skadar , tako mi se cini. Cuo sam tako. Mozda.
Što se tiče Albanije, ja bih volio da odem i vidim mjesto odakle su moji korijeni, moga baba i djeda. Koliko ja znam kod Skadra također ima jedno selo Škrijelji, tako sam čuo.
Ne znam koje pevao pesmu “ Kumrija e Elbbasanit”, tu pesmu mnogo sam zeleo da naucim. Ali nisam mogao da nadjem ko da mi napise. Jedan pevac iz Albanije, iz Kuksa je pevao tu pesmu. Ima jos jedna, bogami sam zaboravio.
Sa i përket fesë, unë jam rritur në epokën e komunizmit, pa prindër. Deri sa nuk kam ra në burg ashtu ka qenë. Kur kam shkua në burg, e kam kuptua ku kemi qenë. Faleminderit S. Milosheviqit që na ktheu në fe. Duke ju falënderua atij. Gjithë ishim egërsira. Mandej kam filluar të falem. Tash kam problem me shëndet, namazin e bëjë nga shtrati. Përndryshe nuk kam qenë ndonjë lloj besimtari. Më herët kam ble libra fetar, por nuk më ka interesuar aq shumë, krahasuar me kohën pas daljes nga burgu. Kam shumë libra për islamin.
Librin e parë të cilin e kam blerë “ Muhamed A S ” nga Hivzo Bijelovica, gjithnjë e më shumë ka tërheqë, pasi e kam lexuar këtë libër. Libri është një version i shkurtër i jetës së Muhamedit A S.
Sa i përket festave që i kem festuar mund të them 1 Maji, 4, 7 korriku, 29 nëntori dhe Viti Ri. Më shumti më ka pëlqye Një maji. Për çdo një Maj në konvikt, na kanë veshur me rroba të reja. Na kanë veshur sikur të ishim në shtëpi. Veshmbathje krejt të reja. Vetëm për 1 Maj ishte kështu.
Kam qenë anëtar i aeroklubit në Mitrovicë. Përndryshe kem organizuar ndeja, ahengje, Unë kam valëzuar shumë mirë dhe kam ekzekutuar në kitarë. Në çdo ndejë kam qenë i ftuar si te serbët dhe te myslimanët. Gjithmonë kam prezantuar, jam edukuar ashtu. Njerëzit nuk i urrej. Veprimet po, por njerëzit jo. Edhe sot jam i tillë. Zoti e ka krijuar njeriun ashtu siç e ka krijuar. Ndërsa veprimet e këqija të njeriut i urrej.
Nga ngjarjet në jetën time asgjë nuk ka qenë e mirë, derisa nuk u njoftova me bashkëshorten time, derisa i martova fëmijët dhe mbesa e parë. Këto janë momentet më të bukura. Ndërsa për ngjarjet në botë jo.
Sa i përket regjionit, nuk ka kurrfarë përshtypje pozitive, deri në daljen në skenë të Alia Izetbegoviqit. Diçka më ka tërheqë të shkoj atje. Kam pasur rast të njoh personalisht shumë aktivist të PAD-it (SDA), Ali Zatriqi ishte djalë halles së dhëndrit tim. Ne gjithmonë kem folur shqip. Përndryshe ka qenë kirurg i jashtëzakonshëm. Rahmetli Alia dhe gjithherë shqip kem folur.
Ngjarja që më ka prekur më së shumti ka qenë ajo në Shahoviq. Malazezët janë çetnik më të mëdhenj se serbët. Kam lexuar nga autorja Malajac, gjithçka është e vërtetë, jo e imagjinuar. Malazezët nuk janë kurrfarë njerëz.
Shovinistet më të mëdhenj në ish Jugosllavi janë maqedonasit. Kam pasur rast të shërbej shërbimin ushtarak t’I njoh sa janë të mirë . Por e kanë muzikën e mirë. E dua muzikën edhe sot e kësaj dite.
Së pari Pazari duhet t’i falënderohet Shaban Polluzhës dhe trupat e tij. Dy herë kanë ardhur për ta shpëtuar Pazarin nga çetnikët. Sa që deri në Rashkë i kanë larguar. Për pak nuk e kanë marrë edhe Rashkën Por, Aqif Blyta nuk ka lejuar.
Ka qenë një far Sllavko Çekanoviq, ai ka thënë se Aqif ef ia ka shpëtuar familjen time. Shumë serb nga varosh mëhalla i ka shpëtuar nga kush? nga Myslimanët, Nuk ka lejuar askush të preket. Kush nuk ka pasur pushkë, nuk ka guxuar Deri sa ka kaluar stuhia e çetnikëve familja ime komplet kem qenë të strehuar në shtëpinë e tij për 15 ditë. Serbët rrejnë, I ka urrejt komunistët.
Sllavnko Cetanoviq ka qenë njeri i mirë, nuk ka rëndësi kush është.
Jemi njohur mirë, kemi qenë pak në qytet. Ndërsa tash fqinjët nuk njihen në mes veti.
Tash nuk mundesh me gjet mbështetje te askush. Secili mundohet me të mashtruar. Në të kaluarën nuk ka qenë ashtu. Nëse nuk ka mund me të ndihmuar, keq nuk të ka bërë. Tash jo nuk mund të kesh miq. Nëse nuk ke para nuk ke shokë e miq. Përndryshe kohë aspak. Ashti siç e kem merituar, Allahu na ka dhënë.
Dikur ndejat kanë qenë të mira, interesante. Është ditur, kunguj, hutina, patate të ziera e të pjekura, djathë. Kem kënduar dhe bërë muzikë, edh atë tërë natën..
Përndryshe s ai përket ushqimit unë jam i veçantë. Për kafjall pasul, për drekë pite me spinaq, për darkë pasul, të nesërmen e kundërta. Kur jam njoftuar me bashkëshorten së pari e kam pyetur për grupin e gjakut. Sëpari unë kam qenë më par i martuar dhe për shkak të grupit të njëjtë të gjakun dy fëmijë nuk më kanë jetuar.
I kam thënë gruas harroje se zoti e ka krijua lakrën . lakrën nuk e ha kurrsesi.Biberin hiq, djegës po, por biberin jo.
Dëshira ime ka qenë të jem historian, Arkeolog. Arkeologjia më ka tërheqë , edhe sot. Kam pasur dëshirë të lexoj, që nga fëmijëria. Edhe babi im i ndjerë e ka pëlqyer leximin. Babi im ka qenë oficer i Turqisë. Ka folur turqisht, persisht dhe arabisht, por patjetër se ka folur edhe shqip. Përndryshe kur nëna ime është martuar për babin tim nuk ka diç të flet gjuhë tjetër përveq shqipes. Kështu që ai , patjetër se se ka ditur të flet shqip me nënën time.
Tek ne kryesisht është fole turqishtja babai im ka pasur të drejtën e pension. Por në komunizëm nuk ka dashur nga Titoja të marr pension. Kemal Ataturku dhe Aleksandër Karagjorgjeviq kanë qenë miq të mirë i kanë rregulluar këto marrëdhënie.
Më vjen keq që ia kam dhënë valluat librin “ Ujku i përhimët” për Kemal Ataturkun. Nuk po mundem me gjete.
Krenohem askënd nuk e kam mashtruar, nuk e kam vjedh askënd, nuk e kam rrjt askënd, krenohem me familjen, fëmijët , me bashkëshorten së pari. Përndryshe sikur mos ta kisha gruan asgjë nuk kisha për të pasur. Ajo është shumë e fortë.
Për mua qelës i bashkëshortësisë së suksesshme është respekti. Unë gruan time kurrë nuk e kam vet ku po shkon dhe i kam thënë kur mos më pyet ku shkoj.
Unë kam qenë automekanik, por jashtë orarit të punës këmishe të bardhë kravata. Duart e mia gjithmonë kanë qenë pastra sikurse mos ti kish punuar me dorë. Sikur të isha mjek.
Shumë kam pasur dëshirë të vishem, pedant. Tash nuk mundëm më. Përndryshe respekt për njëri tjetrin. Fëmijët ndaj nesh.
Unë jam burgosur sepse kam qenë aktiv në politikë Kam pritur refugjat nga Bosnja. Tërë fqinjët i kam organizuar në prijën sistemimin dhe ushqimin e tyre, gjithashtu është angazhuar edhe gruaja ime.
E ardhmja e Sanxhakut, është që Sanxhaku patjetër duhet të jetë regjion ndërkufitar sikurse Tiroli.
Dëshira ime dhe patjetër se ashtu duhet të jetë , sepse Serbia nuk do të mund të jetë në UE
Të jetë scili në tokën e vet.