Safet Ademoviq,- Cako, me vendbanim në Shkup, me prejardhje nga Sanxhaku, pjesa e III-të ( video)

Safet Ademoviq - Cako - Copy

Histori të vjetra nga njerëz të vjetër – Stare priče starih ljudi
Safet Ademoviq,- Cako, me vendbanim në Shkup, me prejardhje nga Sanxhaku. U lind në vitin 1959 në Novi Pazar. Nga viti 1961 jeton në Shkup

 

Sa i përket festave, ne më së shumti  kremtojmë festat fetare, Bajramin dhe Ramazanin. Festa tjera nuk kremtojmë. Sa i përket shënimit të ditës së boshnjakëve kohëve të fundit kemi ndërmarrë disa aktivitet dhe  mundohemi ta shënojmë këtë ditë. Por datën më të dhimbshme  e shënojmë ditën e Srebrenicës më 19 korrik ndërsa më 11 korrik e kemi marshimin për nderë të viktimave të Srebrenicës.

Ne këtë e organizojmë, përkundër që kemi mjaftë kërcënime nga pushteti maqedon që mos ta shënojmë këtë datë. Si duket edhe nuk e kanë pranuar gjenocidin serb në Bosnjë. Edhe pse tash ka qenë  kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi në Srebrenicë . Ne jemi të kënaqur me këtë veprim të tij. Nga si jemi ftuar në parlamentin e Maqedonisë  në përkujtim të Srebrenicës. Kem filluar pak të k lëvizim, dhe shpresojmë që të kemi sukses.

Në fund të fundi, skam çka të fsheh. Dy herë deri më tani organizata jonë që merret me shënimin e ditës së Srebrenicës e shënon këtë datë me sukses. Deri më tani partitë që janë në pushtet asnjëherë nuk na janë përgjigjur, as që na përkrahin në këtë aktivitet. Por, nga pushteti  qendror asnjëherë nuk kanë marrë pjesë e as që e kanë përshëndetur. Ndërsa partia VMRO, parti nacionaliste e cila është në opozitë, sa herë që i kem ftuar na kanë nderuar me pjesëmarrje.

Për fat të keq së fundmi në vitin 1999. Kem marr përgjigje nga kryeministri Zaev, nuk ka dashur ta hith roj anën serbe, për të marr pjesë në manifestimin ton për ti nderuar viktimat e Srebrenicës.  Jemi shumë të zhgënjyer: kemi dhënë shumë reagime nëpërmjet mediave për opinionin, por askush nuk ka publikuar kritikat tona ndaj qeverisë.

Nëse flitet për Evropën, boshnjakizimin ose islami fatkeqësisht nuk ka prosperitet. Gjithmonë kanë qenë të nënçmuar dhe të shkelur. Para pak kohësh në Al Jezaira, mësova për një vend  në Kinë  ku janë 10 milion mysliman të cilëve iu është ndaluar gjithçka, të shkojnë në xhami, të luten, të deklarohen  të jenë mysliman.  Bota po shuan, nuk reagon.  Çka do të thotë se islami, mendoj se, më i lirë është në Evropën perëndimore. Në Gjermani për shembull nuk i pengon gjermanëve islami. Ndërsa në vendet  si Greqia, Bullgaria, Rumania e  Hungaria , ata me të vërtetë i pengon islamizmi. Maqedonia e cila fshehtas vepron. Asnjë ndeshje  futbolli nuk ka mund me shikua që nuk ka nxitje, urrejtje ndaj islamit, shqiptarëve turqve. Mirë që neve nuk na kanë përmend . Por neve nuk na konsiderojnë ndonjë forcë, apo nuk jem ndonjë kërcenim për ta. Për at edhe nuk na prekin. Gjithmonë ndaj turqve dhe shqiptarëve, në çdo ndeshje  nxitin urrejtje  të pa parë. Unë gjithnjë e më rrallë përcjelli këto ndeshje.

Diçka që më së shumti më ka penguar, apo më ka mbete në kujtesë, është nacionalizmi Posqërisht në Maqedoni

Kam punuar në turizëm. Kam vozitë udhëtar gjithkah, nuk kam vërejt diçka  që ta veçoj. Por kur kthehesha në  posaçërisht në Shkup, çfarëdo ndeshje të shikoja  kam dëgjuar shprehje nacionaliste që mua më kanë penguar dhe e kam ndërprerë shkuarjen në stadion. Nuk shkoj më në asnjë ndeshje.

Për personalitete sportive  kam që mund t’i veçoj, por kisha  me thënë  diçka  për këngëtarët  që do i veçoja. Safet Isoviq dhe Hivzo Pollovinën. Ata dy i kam adhuruar. Ndoshta ka ndikuar edhe emri  të cilin sigurisht për shkak të tij edhe më kanë pagëzuar ashtu. Por unë kam dëshirë edhe të këndoj. Shumë herë  kur jam vet  unë këndoj. Kështu që mund të them se e kam dashur muzikën. Ata dy këngëtar edhe pse nuk janë në jetë, unë ende i dua dhe i respektoj shumë.

Safet Ademoviq - Cako

Unë tash merrem me hotelieri. Kjo më ka shkuar për dore për herë për shkak se kam punuar në turizëm, e këto dy veprimtari kanë ngjashmëri.

Punoj  22-23 vite punoj me sukses Ashtu që  nuk mundem të ankohem E kam lënë turizmin  që të jem më afër  familjes. Gjatë kohës sa jam marr me turizë  i kam munguar familjes , fëmijëve të cilët rriteshin, Desha të jam më afër tyre  dhe familjes, Ky është shkaku që jam përcaktuar për hotelieri.

Pikëlluese është vetëm që nuk e shoh botën e bukur, Evropën. E pastër, pedante tjetër jo. Nuk mundmë me kritiku, këtu jetoj. Këtu jemi gjithë Për fat të keq Bosnja edhe pse e shkartuar në luftë të shkosh tash, ta shohësh sheh një pastërti të pa parë.  Maqedonia, e paprekur nga lufta marri është për pushtetin të mos ketë shërbime komunale ta pastrojnë mjedisin ku jetojmë Kjo është marrëzi. Kjo më bënë të jem i dëshpëruar. Dhe kam dëshirë të iku diku jashtë në Evropë që fëmijët e mi të jenë të lumtur. Edhe sot e kësaj dite jam për këtë që fëmijët të shkojnë. Për fat të keq nuk duan.  Këtu janë shkolluar. Dua të them se ne jetojmë mirë, kam gruan, dhëndrin, renë, pesë nipa e mbesa. Djalin  e kam jurist, i cili nuk dëshiron ta vazhdoj profesionin tim time. Është i punësuar në institucionet shtetërore që 5 vite, merr pagë mujore 400 euro, por nuk punon, nuk e ftojnë të punoj.

Vajzën e kam magjistër të shkencave politike, e pa punë, Unë jam figurë deri diku e njohur në Maqedoni. Nuk donë askush të me kërkon para, por nuk donë as të kryejnë punë.

Të ju them se për ne boshnjakët është shumë vështirë në Maqedoni. Sikur  mos ta kemi përkrahjen e shqiptarëve ne nuk do të kishim kund nga maqedonasit. Jo t’i kritikoj, por tash është  sistem partiak u punësimit. Dhe na kanë thënë ja ku e keni partine e juaj, le të iu punësoj ajo. Ne nuk kem asgjë me ju. Edhe pse ne jem shtetas të Maqedonisë ,

Sa  më përket mua personalisht unë jetoj mirë  Kam familje të mirë, kam shtëpi të mirë, dyqan të mirë. Gruaja ime punon në bankën që 37 vite, merr pagë të mirë Nuk ankohem, por për shkak se jemi të anashkaluar si boshnjak  në Maqedoni, jam tejet i pakënaqur. Nuk dua të ankohem në Boshnjakët të cilët  janë në pushtet, Aq sa kanë mund të bëjnë, kanë bërë Aq sa kanë mundur kanë punësuar Nga viti 2000 kanë arritur ti punësojnë 100 persona Ndër ta edhe djali im. Për këtë arsye kemi rënë në 0.07 % nga numri i përgjithshëm së Maqedonisë.

Miqtë e mi të gjeneratës sime kryesisht kanë ndalur jashtë shtetit. Numër i vogël i tyre kanë mbetur këtu. Kryesisht janë tërhequr, nuk dalin të shoqërohemi. Përkujtojmë mënyrës si kem jetuar.  Si nuk kem pas vetuar sikurse sot. Ju them si nuk  e kam ditur  Aga ka  ndërtua qerre për kuaj,  ka  mundur me  na ndërtua nga një. Tash e kam një mik, shqiptar, me të cilin e kalojmë s’bashkua  kohën e lirë, Është nga fshati Vishnjicë 15 km, përshkruan me fjalë, mundimet e tija të rinisë. Ka udhëtuar deri ne Kumanovë për tu shkolluar, tash edhe ai pas 2-3 viteve del në pension

Gjyshi im kaherë ka ndërruar jetë, ka qenë vetëm 54 vjeçar. Unë nuk  e kam njohur.  Ka ndërruar  pasa se me lind unë. Ndërsa vëllai i tij, pra axha i babës tim  që e kemi quajtur Aga,  ka marrë rolin e kryefamiljarit . Të gjithë e quanin Agë. Ka qenë axha më i vjetër. Ka qenë shumë i rreptë Nuk ka pasur kush guxim të flas para tij. Kur ai ka marrë fjalën, aty ka mbretërua qetësi, Kur  e ka kryer  apo ka dal nga shtëpia,  atëherë të gjithë liroheshin  dhe  flisnin si papagajtë.

 

 pjesa e II të

Pjesa e parë