Rizah Gruda (1946), Guci, me vendbanim në Novi Pazar (Pjesa e I-rë)

Screenshot (39)

Rizah Gruda (1946), Guci, me vendbanim në Novi Pazar (Pjesa e I-rë)

Histori të vjetra nga njerëz të vjetër – Stare priče starih ljudi Rizah Gruda (1946) Guci, me vendbanim në Novi Pazar korrik 2019 Rizah Gruda (1946) Gusinje, mesto stanovanja në Novi Pazar Avust 1919

 

Unë jam Riza Gruda. Prindërit e mi ma kanë dhënë emrin Riza, për shkak se jam lindur në muajin Rexhep. Është dashtë të jem Rexhep, por babai im i ndjerë Murati ma ka dhënë emrin sipas djalit të hallës sime i cili gjendej në at kohë në Turqi. Halla ime Jallduza në vitin 1925  është shpërngulur nga Gucia në Turqi dhe për ta përkujtuar djalin e saj Alirizahun i cili ka qenë gjeneral i ushtrisë turke, dhe komandat kryesor i sigurimit ushtarak, pjesëmarrës i luftës së Koresë mandej përpilues i projektit të marrjes së Qipros në kohën më të re pra për të zgjidhë mosmarrëveshjen Turko–Greke. Ka qenë në qeverinë e Bulent Egjevitit. Sipas tija ma kanë dhënë emrin. Gjithashtu edhe komponenti fetare ka ndikuar  për shkak se babi im ka qenë imam dhe e tërë familja ime  në vertikale ka qenë familje ylemashë, e cila  me shekuj  ka dhënë imam dhe myderriz, çka do të thotë Riza në përkthim nga  arabishtja Ridvan (Rizah) – i kënaqur, Kështu e kam marrë emrin. Gjithashtu për ta përkujtuar vëllain tim të lindur në vitin 1921 i cili nuk ka jetuar. Pra babi më ka pagëzua me këtë emër. Ndërsa mbiemri Gruda, vet asociacioni tregon se ne jemi  autokton  të fisit  ballkanik ilir. Ndërsa në historinë e të gjithëve  të cilët kanë shkruar fiset Gruda, Hoti, Kastrati Kuqi janë fise shqiptare. Pra të parët e mi të largët  dhe etnogjeneza ime është shqiptare. Por, pas Revolucionit francez ndikimi i Vilajetit të Bosnjës dhe burokracisë boshnjake në këto treva të sanxhakut, pra aty ku jam lindur në Guci e cila është nën Sanxhakun e Shkodrës. Një kohë nën Vilajetin e s Bosnjës dhe një kohë Sanxhakun e Novi Pazarit. Por, në periudhën më të re treva ime ka qenë në Sanxhakun e Shkodrës, Pejës dhe në fund vilajetit të Kosovës si pjesë e Sanxhakut të Novi Pazarit.

Jam i lindur në Guci në viti 1946, në muajin qershor në periudhën verore. Rrjedh nga një familje ylemash, e cila dha intelektual të shquar në kohën e Perandorisë Osmane  dhe gjatë luftërave ballkanike mund të them me krenari se gjyshi im  i ndjerë ka qenë këshilltar i Ali Pashës. Ka kryer mësimet në Al Hazar, ndërsa  medresenë e lartë në Shkodër. Mandej në Egjipt përkatësisht në Kairo fakultetin islamik. Pas përfundimit  të fakultetit 1852, tre vite ka shërbyer ne Stamboll. Atje ka ligjëruar si myderriz. Pastaj  Ali Paha atëherë Ali beg Gucia i Shabanagajve, e ka tërheqë për këshilltarë të vetin këshilltar. Kështu që gjyshi im ka qenë këshilltar i Ali beut dhe imam i Ali Pashës. Në Guci në at kohë ka ekzistuar edhe xhama Ali beut në të cilën gjyshi im ka pasur 5000 libra në at kohë. Shumë është interesant nga ajo periudhë kur malazezët kanë okupuar Plavën dhe Gucinë 1912 1913 kanë ndezë bibliotekën  e xhamisë dhe librat të cilat i ka sjellë nga Egjipti. Ka pasur literaturë  franceze, italiane, shqiptare, turke, persiane etj. Ka qenë poliglot , ka folur disa gjuhë të huaja. Djegien e librave më parë e kanë bërë edhe mongolët. Kur e kanë parë se çka kanë bërë nuk mendoj se janë penduar. Kur një gjë zhduket  do të thotë  se kanë bërë një veprim barbarë. Ashtu siç kanë vepruar më parë ndaj Galileut etj, për shfaqje të mendimeve përparimtare. Për deri sa bota islame, të cilët kanë qenë të edukuar në pikëpamje islame  kanë vlerësuar lart shkencën. Zoti e ka udhëzuar njerizimin të mësoj. Pra së pari të mësoj , pastaj të bëjë namaz. Shkenca është prioritet ndaj të gjitha prioriteteve.

T‘i kthehem pra të parëve të mi kanë ardhur nga Gruda e cila ndodhet në veri të Shkodrës. Në vitin 1610, kanë ardhur në Guci si mysliman, ndërsa deri atëherë kanë qenë katolik, shqiptar katolik. Këto janë të dhëna që i kane treguar babai, axha dhe gjyshi im të cilët kanë treguar për prejardhjen tonë. Kah fillimi i shekullit 17, atëherë pjesa dërmuese e fiseve shqiptare kanë pranuar islamin. Është dashtë të kalojnë 200 vite  për të kaluar masovikisht në islam. Këto fiseve Berishë Hiti, Gruda Bjellopavliqët siç janë edhe të gjithë Kuqët  janë të Lekë Dukagjinit. Në një rast kur e kanë pyetur Mark Miljanin cilën gjithë e flitni, ai është përgjigjur: “gjysma n ‘tonën gjysma shqip”. Pra kanë folur gjuhën shqipe dhe, duke menduar në gjuhët e vjetra sllave. Sipas të gjitha gjasave tregtia ka ndikuar që njerëzit të pranojnë fjalë të ndryshme dhe me këtë është përparësi e një populli dhe individëve që ka pasuruar kulturën tjetër dhe at çka është pozitive. Ne më shumë jemi kanë të ndikuar nga edukimi islam. Por, gjithmonë kemi pasur marrëdhënie korrekte ndaj të tjerëve, fqinjëve tanë. Ai i cili ka qenë i fesë  dhe nacionalitetit tjetër, përherë është shikuar sipas njerëzisë, heroizmit, trimërisë. Jo si i fortë fizikisht, por i karakterit të fortë. Jo kot thuhet: “Të gjitha ti jap, por fytyrën nuk e jap”. Kjo ka domethënie të madhe.

Screenshot (40)

Edukimi familjar shekullor  ka ndikuar në formimin e vetëdijes sonë. Normalisht nën ndikimet e ndryshme ajo ka ndryshuar nga simbioza e përzierjes së fiseve.

Dua të them mentaliteti ballkanik, i cili është  formuar në territorin e ish Jugosllavisë dhe vendet tjera ballkanike. Këtu nuk ka popuj të pastër. Përzierjet e fiseve. Këtu kanë lindur civilizime të ndryshme dhe në këtë territor ne gjithë kem prejardhje ilire trake, këtu kanë qenë sasët, vllehtë mandej edhe mongolet etj.

Por, këtu kur flasim për gjithë këtë te gjenerata te reja kanë ndikuar historianët e ndryshëm të cilët kanë qenë korrekt, por kanë pasur tjerë jo korrekt të cilët  kanë shkruar  nën ndikimin e regjimeve dhe pushtuesve, të cilat shkrime nuk kanë qenë të argumentuara. Tash këto ne i shohim. Liria e plotë e mendimit dhe shtypit dhe takimet  elitat e ndryshme intelektuale ku mbahen simpoziume të ndryshëm shkencore. Faleminderit zotit që erdhi kjo kohë që të thuhet e vërteta, pa ngurrim njerëzit të deklarohen ashtu siç e ndien veten. Askush më nuk mund  t’ia imponojnë. Në kuadër të kësaj kështu në një rast në parlamentin e Serbisë (ishte deputet) kur kam folur Ju kam thënë: dëgjoni zotërinjtë, ju nga sot e deri në ditën e gjykimit nuk do të jeni ofiqar të mi as të popullit tim. Unë e di kush jam. Ai i cili ma ka dhënë emrin unë jam ai , mua më ka pagëzuar babi im”. Pra problemi ynë ka qenë qeverisjet e kaluara që na kanë regjistruar ndryshe  nga ata që kem qenë. Ashti siç ne jemi nuk jem ndier. Na kanë mbajtur ligjërata  për të na bindur  të deklarohemi nga që kem qenë. Sot shumë janë shkrirë, asimiluar. Ai proces i asimilimit të gjeneratave të reja kanë shkuar në lindje e perëndim. Shumë të shpërngulur shqiptar nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Sanxhaku dhe Serbia e jugut ku kanë jetuar shqiptarët. Serbia e jugut ka qenë plotësisht e banuar me shqiptar. Janë dëbuar, kanë shkuar në Turqi. Nuk bëhet fjalë për mijëra shifra, e qindra mijëra, por për miliona janë të atyre që kanë prejardhje shqiptare e boshnjake. Ata e dinë se janë prejardhje, regjistrohen si turq. Shumë kanë migruar atje, arrijnë shifra milionëshe. E vetmja zgjidhje për të shpëtuar ka qenë shkuarja, eksodi, të shkojnë për Stamboll. Edhe pse nuk e kanë ndier veten si të tillë (turq), por ishin të detyruar të deklarohen ashtu.

Unë kam ardhur këtu në Pazar nga Gucia, nuk kam  mund të gjej punë, edh pse kam qenë bursist i komunës së Plavës.

Kur e kam kryer shkollën fillore në Plavë ka qenë vetëm një mësimdhënës i cili ka qenë  i përkatësisë Myslimane, përkatësisht kombi Mysliman. Në të vërtetë shumice  prej neve nuk kanë qenë të regjistruar  si  Mysliman  por serb të  me përkatësi fetare myslimane  ose malazez. Asnjë lidhje nuk kemi me ta, gjithë respektin që kam për ta.  Edhe sikur të donim të deklaroheshim, ata kishin me na thënë, “shuaj çfarë malazezi ti je turk”. Edhe pse ne nuk kemi asnjë lidhje me turqit. Unë jam banor autokton , ata janë të ardhur. Edhe pse turqit e kanë sjell civilizimin, pavarësisht çka thonë këta.

Kur e kam kthyer unë shkollën fillore ka qenë një mësimdhënës ndjesë paste Shuqo Ibrahimoviq, sportist i dalluar i cili ka kultivuar gjenerata të shquara sportistësh. Nga kjo shkollë e quajtur “Xhafer Nikoçeviq” kanë dal sportist të shquar. Gjithkund ku kemi marrë pjesë kemi zënë vendet e para në garat e ndryshme.

Kam kryer shkollën Normale në Prizren në at kohë quhej “ Dimitrije Tucoviq”. Shkolla ka pas profesor të  shquar. Më duhet të përmendi edukatorët, dhe drejtorin  Rajko Radojeviq, luftëtar i LNÇ, një figurë me moral të lart. Historian me profesion. Përveç tij kam pas nderin ta kam drejtor Riza Alajn. I cili ma vonë ka qenë drejtor i Radio Prishtinës. Këta kanë qenë njerëz të shquar, e edukator të zellshëm. Në shkollën Normale edhe pse  jam shkolluar në gjuhen serbo kroate, gjuhën shqipe e kem pas lëndë fakultative. Një nga mësimdhënësit ka qenë Ajet Bytyqi, profesor i gjuhës shqipe. Edhe  Riza Alaj ka qenë mësimdhënës i gjuhës shqipe. Mandej, Pehlivan Zhuri. Edhe shumë të tjerë malazezë, e shqiptar si  Hasan Opoja, prof. i matematikës Ismet Dehiri, Stanisha Markoviq etj. Shkolla Normale  ka qenë  çerdhe e kuadrove shumë të mira.

Pas kryerjes së shkollës në vitin 1967, kam kërkuar punë në vendet e ndryshme në Kosovë. Së pari kam pas dëshirë të  punoj në vendlindje, pran prindërve të mi. Ka ekzistua   patriotizmi shumë i ngritur në trevën time. Njerëzit thonë: “Për secilin vendlindja është Misir”. Çka është Misiri? Egjipti, lugina pjellore e Nilit. Unë kam pasur dëshirë të punësohem atje. Nuk kishte vende pune. Njerëzit kishin uzurpuar nga dy vende pune. Kështu që me që kishim kryer shkolla, u detyruam shqiptarë  e boshnjakë të shkolluar të largohemi për t’u punësuar dhe u shpërndamë  dikush në Kosovë,  Bosnjë, Sanxhak. Kërkova punë nëpër  shumë vende në Sanxhak, dhe vetëm në vitin 1969 u punësova në Krushevë, fshat i largët i Novo Pazarit. Një vit kam udhëtuar në këmbë 15 km në një drejtim 15 në tjetrin. Kam dhënë mësim klasës së dytë , ku punova një vit. Nxënësit e mi tash kanë jo vetëm nipa por edhe stërnipa. Kanë qenë 25 nxënës në vitin  1969, ndërsa sot nuk janë mbi tre nxënës në këtë vendbanim. Fshatrat e Sanxhakut janë shterë për shkaqe ekonomike. Nuk është investuar dhe të rinjtë kanë qenë të detyruar të shpërngulen  në të gjitha anët  e botës. Së pari në qendrat industrial si në Mitrovicë, Prishtinë. Ndërsa plavjanët dhe gucianët e mi kryesisht janë shpërngulur Prishtinë, Pejë, Prizren,  Gjakovë, Shkup, Podgoricë. Por, dhe në Bosnjë, përkatësisht në Sarajevë. Pas viti 1965 kanë migruar në Slloveni, Lublanë e Kranj. Në vitin 1966 shpërngulje më masive ka pasur të shqiptarëve të kësaj treve drejt SHB-ve, nëpërmjet kufirit meksikan, përkatësit duke kaluar lumen Rio Grande, Këto janë tregime të rënda se çfarë kanë përjetuar njerëzit tanë. Është e pa kuptueshme sa ka mund njeriu të durojnë këto kohëra. Pas vendosjes atje, kanë pasur vështirësi të gjejnë punë. Ata të cilët kanë ditë gjuhën angleze janë paguar më mire, ndërsa ata të cilët nuk kanë ditur janë paguar shumë pak. Shokët e mi të shkollës të cilët kanë shkuar atje, shumica prej tyre  kanë qenë fuqi punëtorë e pa kualifikuar, pa shkolla të mesme e fakultet. Sot sipas shënimeve të mia në perëndim dhe në SHB jetojnë 35 000 banorë nga Plava e Gucia , shqiptar e boshnjak. Ndërsa serbe e malazeze nuk a kanë shkuar shumë, numri i tyre është i vogël, minor. Kjo shifër flet  për at se pushteti i atëhershëm nuk ka bë gjë për ta ndaluar migrimin, por ua kanë mundësuar të largohen. Nga luftërat ballkanike popullsia ka migruar në pa kthim. Siç kishim me thënë në gjuhën tone: “ Kan shkuar për t’u mos tu kthyer më”. T’iu them unë kam udhëtuar shumë nëpër botë, kam mbajt ligjërata gjithkah. Sa i përket Amerikës për njerëzit tanë, vetëm fitimi i ka mbajt për shkak  të gjendjes së vështirë  në vendlindje. Por, gjeneratat e vjetra e ndjejnë, “etjen”, kanë nostalgji për vendlindjen. Por fëmijët e tyre duke shijuar sistemin amerikan, mënyrën e jetesës , shkollimi i tyre,  ata fëmijë  nuk e mendojnë kthimin. Nuk ka kushte, nuk ka investime në ato treva. Sot , qeveria e Malit të Zi  në ato treva  nuk themelon ndonjë fabrikë. Është minore në krahasim çka kanë bërë shqiptarët dhe boshnjakët  për Malin e ZI. Sikur mos të kishin votuar shqiptarët dhe boshnjakët për pavarësinë e Malit të Zi nuk kishte me mund me qenë i pavarur. Millo Gjukanoviq e ka pranuar. Kishte me mbet koloni e Serbisë. Kështu mund të thuhet.

Migrimet e popullsisë kanë  shkuar në të gjitha anët.

Ardhja a ime në Novi Pazar me 1 nëntor 1969. U punësova më vonë u martova. Me bashkëshorten  time para se me u njoftua ishim takuar  si nxënës në ekskursion ne Vrnjaçka Banje. Kemi mbajte kontakte me ane te letrave. Shërbimin ushtarak e kam kryer në Pula të Kroacisë. Kur jam kthyer nga shërbimi ushtarak lidhëm kurorë. Me Zejnepen bashkëshorten time kemi tre fëmijë të afirmuar. Unë këtu në këtë mjedis kam marr hov, më kanë dashur qytetarët. Në zgjedhjet e para parlamentare unë jam zgjedhur shumë natyrshëm. Kam “lind” si tribun nga populli. Kam vërejt disa gjëra të cilat socialiste  nuk kanë qenë pozitive, por kanë qenë edhe në dëm të shqiptarëve dhe boshnjakëve. Kjo ndikoi që unë të hyjë në  Lëvizje. Unë jam njëri  nga themeluesit  e Lëvizjes sonë Partisë së Aksionit Demokratik ( SDA) në Sanxhak. Lëvizja u zgjerua edhe në Kosovë, Maqedoni të gjitha republikat e ish Jugosllavisë ku kanë jetuar boshnjakët. Nëpër gjithë vendet evropiane kem themeluar këshillat  e  PAD-it. Kam udhëtuar nga Zelanda e Re deri në Alaskë. Nuk kam qenë në vendet e Amerikës latine. Kam qenë në Rep Jugo afrikane, Egjipt, Tunis  Maroku, në të gjitha vendet e Evropës dhe Azisë. Në shumë konferenca kam folur për shkeljen e të drejtave të njeriut të popullsisë boshnjake në Sanxhak. Asnjëherë nuk e kam lënë anash popullin vëlla shqiptar. Duke mos harruar eksodin, dëbimin nga vatrat e tyre. Sot shqiptarët dhe boshnjakët jetojnë në të gjitha anët e botës. Jam shumë i lumtur që ata sot janë të organizuar në shumë institucione të ndryshme. Ashtu që rinia shqiptare dhe boshnjake  shkollohet. Në tërë SHBA në sot kemi intelektual, ku punojnë në Pentagon, e në shumë institucione tjera. Nuk ka institucione ku nuk punojnë njerëzit tan. Ky është një lobi i forte i cili punon për të mirën e shqiptarëve dhe boshnjakëve. Nuk është populli shqiptar dhe boshnjak kundër popullit serb e malazez. Kurrë edhe nuk ka pasur.  Kanë luftuar për ekzistencë shpirtërore dhe fizike të tyre.

Problemi është te qeveritë – pushteti. Pra gabimi është te populli që gabojnë  në zgjedhjen e udhëheqësve të tyre. E kujtoj thënien e Muhamedit A S. “Kur zoti donë të dënoj një popull, ia dërgon një sundues të keq”. I cili e shkatërron at popull. Pra t ë gjitha qeveritë politike  të Serbisë dhe Malit të Zi. Më duhet të ju them gjeneratave të reja  kanë qenë varrmihëse  për ne shqiptarët e boshnjakët dhe për popullin e vet. Gabimi qëndron këtu. Patjetër duhet të bisedohet, të hodhën letrat në tavolinë. Ky planet ka ndërruar zotëruesit. Kanë  kaluar këtej pari mbretër  të ndryshëm, por janë zhdukur civilizime të ndryshme.

Ne nuk kem asnjë lloj qëndrimi diskriminues ndaj askujt. Ky popull kërkon të jetë legjitim, të jetë në tokë të vet, Askush të mos i mbajë ligjërata, ti ke ardhur nga atje. Evropa dhe kjo botë duhet të jetë një fshat global. Duhet të jetë e integruar. Kështu për shkak të disa individëve distriktit dhe mendje të sëmura, njerizimit po i kanoset zhdukja. Të gjitha indikacionet flasin për këtë. Nëse nuk vijnë forca të paqes, ne kërkojmë të vijnë forca paqeruajtëse në krye të pushtetit. Ata të cilët do të mundësojnë secilit individ dhe komunitet të drejtën e tyre të punojnë dhe krijojnë. Por jo dikush me ia përcaktua kufijtë. Kur ndokujt doni të ia impononi, njerëzit inatosen, nuk duan. Nuk duron dominimin. Këtu është gabimi. Porosis të rinjtë të mendojnë me logjikën e shëndoshë. Mos bini nën ndikimin e askujt. Së pari njiheni njeriun mirë pastaj jepni opinione. Filloni nga vet vetja. Së pari kritikoni veten pastaj të tjerët. Kurrsesi ta shkelim atë apo këtë. Të drejtat e askujt nuk shkelen.

Pjesa e dytë