Shpërthimet e zjarreve në shtëpitë dhe banesat kolektive në qytetin e Novi Pazarit janë të shpeshta, dhe me pasoja katastrofale në humbje jetësh së njerzve dhe me dëme të mëdha materiale, si pasoj e neglizhencës së shërbimit të Zjarrfiksëve, njësie e së cilit është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme të republikës së Serbisë.
Në lidhje me këtë paPartia e Aksionit Demokratik (SDA) ke reaguar ashpër, dhe ka kërkuar që sa më parë të zbatohet vendimi i marrur muaj më parë për vendosjen e Mbrojtjes Civile.
Në lidhje me këtë në deklaratën e lëshuar për mediae thuhet:
“Partia e Aksionit Demokratike e Sanxhakut ( SDA) shpreh keqardhjen dhe ngushllimin e saj të thellë me familjen e të ndjerës Hajrija Trtovac e cial hubi jetën në mënyrë tragjike në një zjarr brenda ndërtesës së banimi në Novi Pazar.
Sot jemi përsëri dëshmitarë të tragjedisë që vjen nga paftësia e shërbimit të zjarrfikës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Novi Pazar për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.
Politika serbomadhe në të gjitha segmentet dhe fushat e jetës në mënyrë konstante shpreh pakujdesinë për sigurinë personale dhe pasurinë e qytetarëve të Sanxhakut.
Kryesisht është përgjegjësi e Qeverisë së Serbisë, e cila demonstron vazhdimisht qëndrim “ të njerkës” ndaj qytetarëve të Sanxhakut.
Kërkojmë që sa më shpjet pa kurfar vonese , të zbatohet vendimin e mbrojtjes civile, që ështëaprovuar me propozimin e PADit të Sanxhakut, të miratuar në Asamblenë e Qytetit të Novi Pazarit”.