Kërkojmë nga organet përgjegjëse shtetërore të rendit e sigurisë që sa më parë t’i zbulojnë shakaktarin përkatësisht autorin e mundshëm të kësaj zjarrvënie të qëllimshme me pasoja të mëdha për këtë shkollë nxënësit, mësimdhënësit dhe për tërë banorët e Malësisë së Rozhajës, e cila iu ekspozua zjarrit të madh ku u dogjën pyje dhe shtëpi gjithandej.
Kërkojmë nga oraganet përkatëse një hetim të hollësishëm rreth djegjes së shkollës në Dacaj e cila edhe më herët nga qarqet antishqiptare është tentuar të digjet e shkatrrohet, duke tentuar që në këtë mënyrë ta ndalojnë në këtë mënyrë edukimin dhe arsimimin e nxënësëve shqiptarë të kësaj Malësie ende të pa asimiluar gjuhësisht.
Në kohën kur Mali i Zi vazhdon të provokohet në mënyra të ndryshme nga qarqet sernomadhe, qoft edhe nga ato që fshihet pas velandonësh të priftërinjëve, është mjaft e qartë qe të njejtat qarqe janë të preokupuara që të shkaktojnë probleme artificiale në vend, qoftë edhe duke ndërmarrur veprime drastike sikurse që është edhe djegja e objektit të Shkollës Fillore “ Dacaj“ në Dacaj të Rozhajës, që e ka një histori të bujshme të arsimimit e të edukimit në gjuhën amtare shqipe të shqiptarëve të kësaj malësie.
Deklaratat dhe dëshmitë e mësimdhënësve të kësaj shkolle të dhëna na bëjnë të dyshojmë se objetit të shkollës i është vu zjarri me qëllim, andaj kërkojmë që urgjentisht të ndërmarren masa për zbulimin e shkakut dhe autorit. Me zbulimin e autorit largohet dyshimi dhe duke qenë prore në favor të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit ndërkulturor të popujve në këto hapsira, Shoqata “Kosova per Sanxhakun” e sheh si çështje të ngutshme zbulimin e këtij rasti dhe dënimin e autorëve të mundshëm të kësaj zjarvënie që nuk dogjën vetëm objektin e shkollës por dogjën sipërfaqe të tëra, objekte banimi dhe rrezikuan jetën e banorëve, por një tentim mizor të helmimit të mardhënjeve të njerzve të një nënqielli e fati të përbahskët jetësor.
Në emër të kryesisë dhe anëtarësisë së shoqatës “ Kosova për Sanxhakun “
Ismet Azizi