Sot Z. Nikollë Camaj, kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare, dhe drejtues i Forumit shqiptar, ka vizituar objektin e djegur të Shkollës së vetme shqipe në Komunën e Rozhajës.
Ai shprehi keqardhjen e tij për këtë rast makabër duke kërkuar nga organet shtetërore që sa më parë të zbardhet ky akt kriminal. Camaj tha së i bashkohet dhembjes se mësimdhenësve dhe nxënësve e prindërve, me rastin e venjës së qëllimshme të zjarrit në këtë tempull të diturisë, e që është sinonim i dijes dhe i të qenit shqiptar këtu.
Z. Camaj u prit nga drejtori i shkollës dhe mësimdhenësit si dhe aktivist të LDSh-së, më ç’rast edhe falëminderuan të parin e Lidhjes për vizitën në Dacaj dhe keqardhjen për venjen e zjarrit në shkollë dhe djegjen e pyjeve në Malësinë e Rozhajës.
Përndryshe z. Camaj është zyrtari i parë shqiptar nga radhet e politikave në MZ, që vizitoi Dacajt, pas ndodhjes së këtij akti të shemtuar. Z. Camaj ishte prezent në këto anë edhe në ditët më të vështira për botën shqiptare, prandaj e falenderojmë që gjithherë u gjind pranë nesh.
/Ali Daci/