USHTRIA SHQIPTARE NË TUTIN E SANXHAK
Shkruan Ali Daci
Ushtër shqiptar në Sanxhak
Në ndihmë për trojet shqiptare në Tutinë kishte ardhur edhe ushtria shqiptare e udhëhequr nga komandanti Ibrahim Kurti. Në filli të shtatorit në rrethin e Tutinës formohen edhe dy njësi vullnetare të cilat udhëhiqeshin nga Hilmi Kelmendi e Ramë Shkreli dhe së që të dy njësit numëroni nga 100- 150 burra mirë të armatosura si dhe grupi i Faik Bahtjarit nga fshati Cërkvina, ky i fundit ishte dalluar për luftërat kundër çetnikëve në luginën e Ibrit. Duke qenë i suksesshëm në këto luftime, gjermanet Faikun e caktojnë komandant të milicisë në fshatin e tij të lindje. Mirëpo, kah mesi i gushtit të vitit 1944, Elmaz Agoviqi e Faik Bahtjari që ishin komandant të forcave te armatosura në rrethinën e Tutinës vinë në kontakt më celulat partizane në Bihorin e Sipërm, në Llozna ku këta të fundit u premtojnë se nuk do të ketë luftime me ta. Në anën tjetër Qamil Dukagjini nga Melaja në bashkëpunim më forcat italiane kishte formuar njësin e vet vullnetare me 150 – 200 ushtar të rregullt të cilët ishin shumë të suksesshëm në luftë kundër çetnikëve por edhe kundër partaizanëve. Ata iu bashkua forcave vullnetare për mbrojtjen e Pazarit dhe treguan heroizem të pa shoq. Qamil Dukagjini pushkatohet nga forcat çetniko – partizane në Haxhet të Pazarit ptë njejtën ditë më Ahmet Dacin e Aqif Blytën. Ky takim nxori edhe komandantin partizan Elmaz Agoviqin, kurse për sekretar politikë u emërua Shemsedin Hadri. Kur vëllezërit Bikë dhe Dekë Dreshaj ( Dresheviq) kishin dëgjuar se ishte formuar aradhe partizane, menjëherë me forcat e veta janë nisë që t’ i shkatërrojnë, mirëpo më 17 gusht 1944 ata tradhtohen dhe në rrugë e sipër nga Pazari i Ri për në Tutinë tek shkëmbi i Kovaçit njësitet partizane nga prita shtinë në kamionin e vullnetarëve dhe vrasi 4 e plagosin 12 vullnetarë shqiptarë. Njësitet partizane të avancuara nga forcat aleate kërkojnë dorëzimin e Tutinit gjë të cilën nuk e pranojnë forcat vullnetare. Mirëpo,forcat sllavo komuniste po përparoni dhe kështu më 18 gusht 1944 sulmojnë Tutinën.
Komndant i forcave ushtarake Qamil Dukagjini
Kurrë me partizanët serbo-malazez
Shumë here gjatë karrierës se tij luftarake Xhemaili nuk kishte pranuar që të bashkëpunonte me partizanët, pasiqë ato i vlersonte njësoj okupuese si forcat çetnike. Në vitin 1943 kishte pas një takim me udhëheqësit partizan të asaj zone, të cilët i kishin ofruar bashkëpunim të ngushtë. Partizanët kishin kërkuar nga Xhemaili që të luftoni se bashku forcat çetnike por edhe ato gjermane e në veçanti i kishin ofruar bashkëpunim në luftë kundër forcave balliste. Xhemail Konica këtë ofertë kurrë nuk e kishte pranuar. Pasiqë partizanet kishin vërtetuar stoicizmin e tij, nga ai kanë kërkuar që këtyre forcave t’u mundësoj depërtimin përmes zonës së sigurisë në drejtim të Pazarit më qëllim që partizanët të luftojnë armikun (gjermanet) në Pazar të Ri e Sjenicë. Pas konsultimeve me Hasan Zvizdiqin e Aqif Blytën kjo kërkese e partizaneve nuk miratohet me arsyetimin se me largimin e forcave gjermane nga Sanxhaku, çetnikët do të bënin invazion mbi shqiptarët dhe së zhdukja e tyre fizike ishte e gatshme. Xhamili kurr nuk u kishte besuar partizaneve dhe se besimi ndaj tyre ishte venitur kur u bë lufta në Sjenicë. Andaj taktika e tyre ishte dhe mbeti dyfytyrëshe, anti shqiptare gjithë jetën e edhe sot.
Qamili në unifërmë ushtake dhe i vellai Isa Dukagjini më plis të bardhë
Xhemail Koniçanini bie në fushë të nderit
Lufta po zhvillohej për çdo pëllëmbë tokë shqiptare, andaj edhe fushëbetejat ishin anekënd cepit të tokës Arbënore. Ishte fundi i vitit 1944 dhe forcat sllavo-komuniste po sulmonin kudo që mundin e kudo nuk i donte populli. Aradhat partizane malazez të freskuar edhe me çetnik nga drejtimi i Beranit kishin mësy Bihorin. Xhemail Konica ishte vendos aty kohë më parë dhe po përgatiste fushatën e rezistencës ndaj njësitëve partizane. Lufta ishte e ashpër dhe e pa barabartë në çdo aspekt. Bihori, që ishte i shkatërruar nga forcat çetnike më parë nga masakra çetnike, tnai po i kanosej masakra e dytë nga forcat partizane të cilët ishin të armatosura deri në dhembë. Për të ndihmuar popullin e kësaj ana me forcat e veta vullnetare kishte shkuar Xhemail Konica. Lufta zhvillohej në afërsi të fshatit Petnicë jo larg Beranës dhe forcat vullnetare shqiptare po epnin maksimumin në mbrojtje të fshatit. Në luftë e sipër vritet toger Xhemail Konica. Vdekja e tij është shumë e rëndësishme, nëse kështu mund të quhen vdekjet e heronjve, e vdekjet për liri e bashkim kombëtare janë të shenjta. Së pari ai u vra për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë Etnike dhe për lirin e popullit shqiptarë. Së dyti plumbi e shpoi së pari uniformen e oficerit të Ushtrisë Shqiptare të Shqipërisë Etnike pastaj zëmrën e toger Xhemailit. Së treti ai u vra në luftë nën flamurin shqiptar dhe së fundit ai u vra por mos të vdekur kurrë, ai u vra heroikisht për idealin e Shqipërisë Etnike. Pas vrasjes së tij, forcat vullnetare shqiptare pos që kishin humbur kolosin dhe prijësin e kësaj lufte të shënjtë ata humben edhe strategun dhe prijësin e njërin nga ideatorët e Shqipërisë Etnike. Edhe pse komandanti ra heroikisht ne fushën e nderit, trupi i tij nuk u la në dorë të armikut. Ushtarët arritën ta marrin dhe nga Petnica dhe në shpinë e kanë bartur trupin e tij deri në fshatin e lindjes, në Koniç. Në ceremoninë mortore të këtij patrioti kanë marre pjesë shumë bashkëluftëtarë dhe se ai për në amshim është përcjellë me breshërit e pushkëve lamtumirese nga vullnetaret shqiptarë. Në këtë varrim merrnin pjese të gjithë prijësit e Sanxhakut si Aqif Blyta, Ahemet Daci, Hasan Zvizdiqi, Sylejman Paçarizi, Feriz Sallku, Muart Lotina e shumë të tjerë nga Rozhaja e Kosova.
Lahutari nga Sjenica Rashid Hasi
Përfundim
Lufta për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare ishte një luftë e drejtë e shqiptarëve e cila dhunshëm u mbyt nga forcat sllavo- komuniste dhe aleatet e saj të asaj kohe. Sanxhaku, kjo trevë shqiptare e cila që nga ajo kohë e deri më sot ka përjetuar një shpërbërje kombëtare të paparë në historinë e njerëzimit. Sanxhaku mbetet pas Çamërisë pjesa më e dhimbshme e kombit. Pas instalimit të regjimit sllavo-komunist atje, pra në trojet e Shqipërisë Etnike, në trojet e Arbërisë, në fushën e Gjergj Elez Alisë u aplikua “Naçertanja” e Ilia Garashaninit, si dhe u zbatuan projektet gjenocidale të Vasa Çubrilloviqit. Aty lulëzoj koha e Rankoviqit e ajo e Sllobodan Millosheviqit. Prijësit e këtij populli u vranë. Shpërngulja masive këtu u aplikua nën masat e dhunshme të aparatit shtetëror serb. Shkollat në gjuhë shqipe u mbyllen dhe populli mbi 94 % u asimilua dhunshëm. Brezave në vazhdimësi u mbetet që të ndërtojnë urat e lidhjes vëllazërore të rrënuara tash shtatëdhjet e më shumë vite më parë, ndërsa historianëve shqiptarë angazhim maksimal në zbardhjen e gjithë historisë së dhimbshme të këtij populli e të kësaj pjese të Shqipërisë Etnike, kurse politikanëve shqiptarë dhe diplomatëve të kombit u mbetet detyrë parësore politike dhe kombëtare që kësaj treve dhe këtij populli në mënyrë diplomatike t’i kthejnë dinjitetin kombëtarë. Në anën tjetër gjithë këtyre dëshmorëve të popullit duhet t’u njihet edhe zyrtarisht epiteti i dëshmorit, e në piedestalin e gjerë të këtyre dëshmorëve bënë pjesë pa dyshim edhe Xhemail Konica më shumë shokë.
FUND