BASHKIA E TRGOVISHTËS – TREGOVISHTËS
Pozita gjeografike dhe rrethanat politike në Komunën e Rozhajës më rrethinë gjatë historisë
( një foto sa një mijë fjalë )
Shkruan : Ali Daci
Siç dihet, banoret e vjetër të Tregovishtës (Rozhajës, Rrozajt) më rrethin ishin Dardan. Në shekullin VI p.e.r. në Rozhajë erdhi fisi Ilir Autoriot i cili sundoi mbi vëllazërinë e vet. Depërtimi romak në truallin Ilir në Evropën Juglindore, e që filloj aty nga shekulli III p.e.r., pos trojeve tjera pushtoi edhe Tregovishtën. Pas ndarjes së kësaj Perandorie në vitin 395 të e.r.në Perandorin Romake të Perëndimit më qendër në Romë,dhe në perandorin Romake (Bizantine ) më qendër në Bizant, Rozhaja, përbente pikën më veriore të Perandorisë Bizantine. Territori i Rozhajës kufizohej më Tutinin, Dukagjinin, Plavën e Gucinë dhe më Malin e Zi. Edhe Rozhaja si shumë qytete të tjera në shekullin XII u mbisunduan nga Nemanjiqet. Gjatë sundimit nemanjqjan popullata vendore përjetoi shtypjen e sunduesit dhe se një pjesë e mirë e tyre u asimilua dhe se kaloi nga besimi katolik në atë ortodoks të Shën Savës. Si e tillë Rozhaja qëndroi nën sundimin e Bizantit deri më ardhjen e Turqve, pra deri në vitin 1455 kur Tregovishta shqiptare bie nën sundimin Turk. Sipas regjistrimit turk të vitit 1455 Rozhaja kishte një territor mjaftë të dendur më banor,vkurse fshati më i madh i Rozhajës në atë kohë ishte Dollova më 42 shtëpi. Në vitin 1385 sipas defterëve turke Rozhaja i takonte Sanxhakut të Shkodrës, e që ishte pronë e Ilaz Begut të Kraishtës (Krahinës) dhe e Isa Beg Isakoviqit,themeluesit të Pazarit të Ri . Në shekullin XVI Rozhaja bëhet një qendër tregtare dhe nga atëherë merr emrin e ri Tregovishta, emër të cilin do ta mbaj deri në shekullin XIX kur emri Tregovishtë u zëvendësua më emrin Rrozaj (Rozhajë). Në vitin 1690 populli i Rozhajës ishte në anën e Austrisë për dëbimin e Turqisë nga vatrat e veta.Në vitin 1700 popullata e Rozhajes ishte kryesisht re fisit Kelmend, Hot, Shkrel dhe Vukël. Në vitin 1809 malësoret e kësaj ana luftuan kundër pushtimit serb. Në këtë luftë kundër pushtuesit serb, zihet prijësi shqiptar Ganiu se bashku me 18 shqiptar të tjerë më ç’rast digjet në kullën e tij së bashku më shokët. Këto kryengritje ishin kundër Turqisë e që i udhëhiqte Karagjorgji . Më 13 tetor të vitit 1912 ushtria malazeze sulmoi qytezën buzë Ibrit të cilën pas një lufte të përgjakshme e mori. Kësaj lufte i printe gjakpirësi i shqiptarëve Avro Cemoviq.
Më njëherë pas pushtimit ky tiran formoi organet e përkohshme të pushtetit civilo-ushtarak të cilat i shtriu në gjithë ktahinën me qendër në Rozhajë. Pas këtij pushtimi të përgjakshëm, administratën e morën serbo –malazezet dhe vendin e ndanë në 7 kapiteni, e cila kishte 52 fshatra e 4 këshille, ku 21 familje ishin serbo-malazez dhe 410 shqiptare dhe boshnjako-shqiptare. Ky regjim ishte shtypës dhe se Kral Nikolla kishte ngritur komisione për pranimin e ankesave të madha të qytetareve të kësaj ane të cilët për gjenocidin që ushtronte Avro Cemoviqi me çetniket e tij këtu. Kështu, më 28 maj të vitit 1913, para Komisionit të tretë gojarisht deklaroi një delegacion i prirë nga imami Ahmet Ganiqi. Malet ishin mbushur plot kaçak shqiptarë, të cilët në asnjë mënyrë nuk pajtoheshin me regjimin malazez. Epshet e mëdha grabitqare të serbo-malazezeve ndaj tokave shqiptare, si shumë herë gjatë historisë u shfaqen edhe në vitet 1913-14 kur shpërtheu konflikti midis ushtrisë serbe dhe malazeze për ndarjen e Sanxhakut të cilën më parë bashkërisht e kishin pushtuar. Në vitin 1915, pikërisht më 20 nëntor, Rozhaja u pushtua nga Austro-Hungarezet të cilët përzunë nëpunësit srbo-malazez, dhe këto organe administrative i zëvendësoi me popullatën shumicë vendase, pra, më shqiptar dhe boshnjak. Edhe ky pushtues, si të tjerët, më parë vuri taksa të renda dhe jeta e vendasve u keqësua dukshëm dhe në shenjë revolte malet e Kullës dhe Hajlës u mbushen prapë me kryengritës ( kaçak) . Vite të vështira për popullin shqiptar ishin vitet 1918-19 ato ishin të përgjakshme dhe për popullatën e kësaj treve. Ushtria serbe e ndihmuar nga ajo franceze e dëbuan ushtrinë e koalicionit Austro-Hungarez dhe vendosen Tregovishtën nën sundimin e Jugosllavisë së Versajës, ku populli shqiptar këtu përjetoi padrejtësitë e mëdha deri në shkallën e gjenocidit. Gjatë këtij pushtimi u hapen më dhunë disa shkolla në gjuhën serbe. Kështu në vitin 1919-20 në Rozhajë u hap shkolla fillore dhe u mbyllën shkollat shqipe të cilat në Rozhajë i kishte hapur ose kishte provuar ti hapte një ushtar i ushtrisë austro-hungareze e ky ishte një shqiptar , ku shkollat dukët së kanë punuar një kohë të shkurtër gjatë sundimit të austro-hungarezëve të cilët ishin më tolerant në fushën e arsimit dhe edukimit në gjuhen amtare, gjuhë kjo e cila flitej nga popullsia shqiptare e kësaj treve.
( Vijon )