Pozita gjeografike e Rozhajës
Shkruan Ali Daci
Në pjesën veriperëndimore të alpeve shqiptare, në territorin e sotëm të Mali të Zi ndodhet qyteza e Tregovishtës më gjethë specifikat dhe karakteristikat e veta që tanimë njihet si rrethina e Rozhajës. Terësia territoriale e Rozhajës gjeografikisht shtrihet në mes të 42º 45′ dhe 42º 59′ të gjerësisë së hartës veriore dhe 17ºe 41′ dhe 18º 0′ të gjatësisë lindore të hartës së Malit të Zi.
Kjo qytezë, sot gjendët në trekëndëshin e Sebisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Kjo komunë kufizohet me territoret e komunave fqinje ,si: në verilindje dhe lindje me komunën e Tutinit, në perëndim me komunën e Beranës, në jug dhe juglindje më komunën e Pejës dhe më një pjesë të vogël në juglindje me komunën e Istogut. Komuna e Rozhajes përfshin një territor prej 431,6 km2 dhe sot më një popullsi mbi 30,000 banorë, më dendësi mesatare të popullsisë nga 45,9 banor në një km. Më qendër juridike dhe administrative në qytetin e Rozhajës që është edhe selia e Komunës. Rrethina e Rozhajës është e shtrirë në luginën e burimit të Ibrit e rrethuar nga bjeshkët. Kufiri morfologjik perëndimor që e kufizon më Beranin shkon në majat e bjeshkëve të Qafës së Dasmoreve (1755m)të Kacuberrit 1543 m, Turjakut (1469 m), Bukovica me (1640 m) dhe majës së Smilëvicës me (1963 m ) Ndersa me komunën e Pejës kufizohet më bjeshkët e Alpeve Shqiptare,në verilindje me Hajlën (2403 m),Majën e Amnicës me (2272 m),Ruselin me (2352 m ), Sejnova (1954 m) dhe më Belegu (2043 m).Nga lindja kufizohet me Tutinin dhe Novi Pazarin, ndërsa në verilindje me rrafshlarten e Peshterit. Në jugperëndim dominon masivi i bjeshkës së Hajlës më degët e veta ku dallohen majat si ajo e Hjales (2403m), Dromodoli,( 2119 m) Maja e Murgashit,(2200 m).Masivi bjeshkës së Hajlës shtrihet në drejtimin veriperdimor-juglindje nga Qafa e Murgashit në VP deri të qafa e Bjeshkës së Vogël në JL në një gjatësi 12,3 km. Nën, bjeshkët e Dromodolit buron Lumi i Bardhë, që më vonë u sllavizua në Ibrin e sotëm. Në anën e majtë të lumit Iber, territorin perëndimor dhe veriperëndimorë përbejnë bjeshkët e ulëta si Turjaku, Vllahova, Piskavica, Guri i Zekës, Shpella e Nuses, Gradina dhe Kërstaqa ku lartësitë e tyre mbi nivelin e detit sillën nga 1420-1755 m. Lumenjtë në këtë territor kanë krijuar zgafelle të mëdha duke krijuar kanjone të bukura siç është ai i Ibrit përgjat magjistrales Rozhajë- Mitrovicë ku nga Rozhaja deri në Shpilan, krijon një luginë të përthyer tektonike më zgjerime të erozionit të cilat janë të lidhura e të ndara me gryka dhe ngushtica tmerruese. Pjesa më e madhe e territorit të Rozhajës është mbuluar me pyje halore dhe livadhe ku spikasin kullotat kualitative. Tregovishta, ky toponim shqip, duket se ka qenë i njohur nga historiani Bizantin Kinam i cili i përmend disa fortifikata në territorin e Rrasës (Rashkës) e që mendohet edhe për njërën nga fortifikatat e ngritura në rrethinën e Tregovishtës. Tregovishta shtrihej pa dyshim në brigjet e Lumit të Bardhë ku e krijonin disa lagje si Lagja e Ilirëve e ajo Blatim e që edhe studiuesit e sllavistikës e përmendin duke mos mundur t’i fshehin a tjetërsojnë këto mikro toponime .Rreth këtij toponimi është diskutuar shumë dhe se nga të parët tanë, toponimi Tregovishtë ka qenë më i përafërt dhe më i dashur për ta. Toponimi Roxhaj, Rozhajë e Rrozaj për herë të parë përmendet në defterët turke të vitit 1571. Disa studiues mendojnë së emërtimi Rozhajë ka zanafillën e vet në toponimin Rogaje ( rog-brirë) ku paramendohen dy kreshtat afër Kullës së Ganiqëve, ku mendohet se ka qenë e ngritur fortifikata e lashte e Tregovishtes. Këta dy kreshta janë në formë të brirëve të dhisë dhe nga këtu lidhin këtë toponim. Ndërsa në defterin turk i gjithë ky rreth është quajtur kazaja e Tregovishtes. Edhe emrin Tregovishtë disa pseudo studiues e bastardojnë duke dëshiruar ta sllavizojn tërësisht duke e pagëzuar si “Trgovishte”. Lufta e Kosovës, dhe shtrirja e sundimit turk kishte arritur e dhe në Tregovishtë, kështu nga dokumente arkivore dhe shkencore vërtetohet se në vitin 1450 – 55 pushtohet edhe fortifikata e Bihorit.
Në këtë vit ,me 1450, turqit në Tregovishtë ngriten një fortifikatë dhe për nevoja të garnizonit ushtarak ndërtuan edhe Xhamin e cila më vonë do të thirret Xhamia e Kuçit. Më ardhjen e turqve, filloj asimilimi i popullatës dhe shkatërrimi i monumenteve të kulturës shqiptare. Rrënimi i kishave katolike dhe varreve bëri që shumica shqiptare që ishte këtu më shekuj të asimilohet dhe të kthehet më dhunë në fenë islame. Shumë toponime lidhen më emrin e të pareve tanë këtu.
Ata shumë herë, edhe sot e gjithë ditën përkujtojnë dhe një farë dore festojnë ritet e fes katolike siç janë 2 gushti si feste e Ditës së Njesës, 6 maji si Ditë e Shëngjergjit, 9 maji si ditë e Shën Markut (Shenkolli) , ku për nderë të kësaj dite nuk punohet as sot në tokë . Kronisti i njohur turk Evlia Qelebiu në shekullin XVII e përmend Tregovishtën ashtu siç e përmend edhe gjeografi turk Haxhi Kallfa, kah mesi i këtij shekulli ku thotë se kjo qytezë i takon Sanxhakut të Pejës dhe shton së në të jetojnë familjet shqiptare të ritit katolik. Gjatë sundimit turk kazasë së Rozhajës i ka takuar edhe rrafshnalta e Peshterit, Bihori, Shatvica pra rrethi i Tutinit dhe një pjesë e komunës së Pazarit të Ri. Nga “Salnama” e vitit 1892 shohim se Tregovishta kishte nën administrimin e saj 81 katunde që përfshinin një territor të gjerë dhe një armatë të fortë kryengritësish. Disa studiues sllav pohojnë në studimet e veta se Tregovishta në vitin 1864 i takonte pashallëkut të Bosnjës për të cilin edhe sot disa parti politike dhe disa pseudopolitikan mendojnë se është lidhja me fatlume e kësaj treve dhe administrimi më korrekt, por disa të tjerë mendojnë se nga viti 1877, Tregovishta është formuar si kaza në kuadër të sanxhakut të Pazarit të Ri (Jeni Pazarit) i cili i takonte vilajetit të Bosnjës. Kjo mendohet të ketë zgjatur deri në vitin 1884, kur Tregovishta ndahet dhe i bashkohet Sanxhakut të Prizrenit, që është edhe më afër mendjes pasi që këtë trevë më Kosovën e lidhnin ngushtë gjaku dhe gjuha. Sipas burimeve historike kuptojmë së gjatë historisë së vet si qytet, Rozhaja, tri herë është djegur dhe zbrazur nga banorët e saj,të cilët më vonë janë kthyer të përgjysmuar por edhe të përzier nga popujt e tjerë. Kryengritjet e para të Kelmendasve në ketë trevë përmenden në vitin 1638 kundër turqve .Kjo kryengritje u mbyt më gjak dhe së turqit kryengritësit kelmendas i ndëshkuar rëndë duke vrarë edhe pashain e turk Otashin dhe djegur sarajet e tija, njëherit familjen e tij e burgosin dhe e shpërngulin nga kjo trevë më dhunë. Pasi që Kelmendasit nuk duronin sundimtarët mbi vete, kanë pasuar edhe më tutje kryengritje dhe se ushtria turke ka qenë e detyruar që të fortifikohet dhe njëherit të ndërpres lidhjet e kelmendasve më Fushën e Peshterit, ku për ketë qellim ata ngritën mbi malin e Gradinës një kështjellë që shërbente për t’u mbrojtur nga kryengritësit shiptar. Kur Austria në vitin 1689 depërtoi në tokat shqiptare të cilat ishin nën sundimin otoman, kelmendasit e Tregovishtës iu bashkuan kësaj armate dhe luftuan për liri nga turqit gjakatar. Me12 tetor të vitit 1689, kur kjo ushtri depërton në trevën e Tregovishtës, kelmendasit iu bashkuan asaj dhe luftuan për shporrjen e turkut nga këndej, ata morën qytezën në duart e veta dhe se ushtrinë turke e ndoqën pas deri në Tasligje. Mirëpo, deri sa ushtria Austriake po marshonte nga Prishtina dhe Peja në drejtim të Tregovishtës, turqit duke e parë rrezikun e kryengritjes shtinë me dy topa në fortifikatën e qytezës dhe ngulfaten kryengritjen. Në vitin 1749, një emisar serb vjen në Tregovishtë. Qëllimi i ardhjes së tij ishte edukimi i brezave të rinj në frymën islamike dhe largimi i tyre nga gjuha amtare. Në vitin 1721 misionaret françeskan vizitojnë Fushën e Peshterit,ku vizitojnë familjet kelmendase të cilat me dhunë ishin dëbuar nga Kelmendi në mësymjet e Hydaverdi Pashës. Ata, në komunikata dërguar Papës në Romë, konstatojnë së në fshatrat e Tregovishtës kanë mbetur pa u asimiluar disa familje shqiptare katolike. Kështu, pos fshatrave të Ugllës, Baçicës, Boroshtices e Dolit, të fesë katolike janë edhe disa familje në rrethin e Tregovishtes si në Malindubravë, Shpilan, Baç, Negush, Bogaj, Gusnicë, Bukovicë, Dacaj, Ibarc, gjithsejtë 52 amvisni më 295 banor katolik. Si duket këto familje shqiptare rezistuan aq sa patën mundësi në ruajtjen e identitetit të tyre kombëtar. Ata, më fanatizëm ruajtën gjuhën, fenë dhe zakonet shqiptare në këtë kohë të pa kohë, ku më lehtë ishte të ishe i shenjt a djall se sa të ishe shqiptar. Te rrethuar më turq e edhe pushtues të tjerë sllav nuk ja arritën të mbijetojnë si tërësi e qenie shqiptare katolike dhe kështu në vitin 1848 vdes edhe katoliku i fundit në Dacaj, e ky ishte Lekë Daci. Pas vdekjes së tij, më askush nuk u shfaq publikisht katolik edhe pse krenaria për të qenë katolik kurrë s’ka pushuar. Më pastaj në masë të madhe u bë asimilimi i shqiptarëve. Ata pos që pranuan fenë islame, kuptohet me dhunë, filluan më të madhe të përziejnë edhe gjakuan. Filluar martesat më shqiptarët e asimiluar më parë, të cilët e kishin humbur gjuhën amtare. Filluan të epnin dhe të merrnin nuse edhe nga joshqiptaret. Se ç’ far politike shkombëtarizuese kanë përdorur turqit ndaj malësoreve e pse jo edhe serbet e malazezet flet fakti i dergimit të një “imami” në Tregovishtë. Kështu Sheh Muhamedi nga Uzhica (Nuk dihet kombësia e tij,por supozohet të ketë qenë ortodoks) në Tregovishtë vjen dhe fillon të “kundërshtoi” taksat e rënda turke të cilat aplikoheshin ndaj shqiptarëve dhe besimtarëve tjerë si dhe kundërshton sjelljen e jeniçerëve gjatë mbledhjes së taksave më dhunë në popullatë. Pasi që ky far “shehu” në masën laike u shfaq si i shenjtë, popullata pa ditur qëllimin e tij shkombëtarizues, që në shumë raste ai këtë e shfaqte në një mënyrë, kur “xhematit” i mbante “nasihat”(kupto edukat fetare) ky farë emisari sllav u thoshte se “gjuha e perëndisë është gjuha serbe” dhe se as një “dovë” lutje zoti nuk e flet në gjuhën shqipe, për besimtaret islam të ri të kësaj ane ishte më së bindëse, pasi që dihej se turqit edhe zyrtarisht kishin ndaluar të flitej gjuha shqipe. Si duket ky far “shehu” i prishi marrëdhëniet më udhëheqjen turke,dhe se nuk po arrinte t’i përmbushte obligimet e marra ndaj qeverisë otomane,vihet në shënjestër nga vet detyrëdhënësi. Për t’i shpëtuar të keqes ai iku në viset e thella malore, atje ku rezistenca ishte më e fortë. Sheh Muhamedi strehohet në Ballotiq dhe në vitin 1750 vritet nga sejmenët turq. Se sa të zezat u solli ky njeri, njerëzve të kësaj treve, turqit për ta shpërblyer në fund për punën e tij, Sheh Muhamedin e varrosi në oborrin e Xhamisë së Kelmendasve dhe se varri e tij e shpallin te shenjt e që sot njihet si tyrbe .
( Vijon )
Fotografit
1. Kulla e Ganiqeve
2. Paria e Tregovishtës
3. Qarshia e Rozhajë