Është e domosdoshme të dënohet çdo akt terrorist, duke përfshirë edhe atë që ndodhi në Paris. Vrarja e njerëzve të pafajshëm është anti civilizues – tha myftiu i Bashkësisë Islame në Serbi Muamer Zukorliq.
Në një intervistë për “Blic”, ai thekson se civilizimi është përballur me fenomenin e terrorizmit dhe terrorit në përgjithësi dhe se problemi duhet të shikohen nga kënde të ndryshme, jo vetëm nga politika ditore.
– Është naive të pranohet ideja se shtatë, tetë njerëz erdhën në një kryeqytet evropian, pran të gjitha forcave ushtarake, shërbimeve inteligjence, video-xhirimeve , në një ditë kur shumë ngjarje sportive e kulturore janë organizuar, njëi grusht njerëzish arritën të sulmojnë një komb – në të njëjtën kohë, në shumë vende. Këtu diçka nuk është siç duhet. Nëse besojmë në të, kishim për të besuar se civilizimi ka rënë në gjunjë.
A prisni që të krijohet një front i gjerë – SHBA, Rusi, Britani, Francë – në luftë kundër shtetit islam?
– Me sa duket janë dy fronte. Rusi dhe amerikan. Dhe në pyetje është cilit do ti mbështetet Franca. Nuk pres një front të bashkuar, sepse në civilizimit perëndimor interesat janë mbi parimet. Asnjë terrorizëm nuk do ti ndajë nga interesat energjetike , gjeopolitike apo interesat tjera.
Një herë thënë: “Në qoftë se ndezët Sanxhaku, ndezët Serbia”.
A besoni se deklarata e juaj është e ekzagjeruar?
– Ajo ka kontekstin e vet. Nëse dikush dërgon 1.500 forca speciale dhe policia në çizme hyn në xhami, dhe pse bëni përpjekje për të zgjidhur problemin, atëherë ju duhet të ngritët zëri për t’u dëgjuar. Bëhet fjalë për zjarr. Zjarri shkon lart. Nëse dikush ndezë banesën time në katin e parë , zjarri u përhap në çati dhe do të digjet tërë ndërtesa. Kjo është e logjikshme. Pse atëherë askush nuk u përgjigj që Sanxhaku nuk do të ndezët?
Sa është jemi të kërcënuar nga lëvizja vahabiste?
– Selefizmi në parim ,nuk është një problem fetar deri sa nuk kalon në dhunë. Çdo njeri mund të ushtroj besimin si donë vetë. Vija e kuqe përtej së cilës ne veprojmë si BI është reagimi ndaj dhunës nëse shfrytëzohet në favor të vendosjes së mësimet e tij. Megjithatë, është e padrejtë që dikë vetëm për shkak të një mjekër të gjatë ta vendosim në kontekstin e dhunës.
Jeni duke ndërtuar xhaminë më të madhe në Evropë? Kush e financuar atë?
– Myslimanët janë financues. Potenciali ynë më i madh janë myslimanët e Sanxhakut dhe ata të diasporës. Gjithsejtë jemi rreth një milion e katërqind mijë. Sanxhaklinjtë janë sipërmarrësit të aftë, ata në diasporë janë bërë milionerë. Prej tyre erdhi ideja dhe ata financojnë ndërtimin e xhamisë.transmeton në mes tjerash Blic.