Manojloviq parashtron pyetje si është e mundur që në Serbi historia të mësohet përmes një lahutari të verbër Filip Visnjic?
“A mendoni se Turqia, si një perandori serioze nuk i ka shënuar edhe gjërat më të vogla? Sa shekuj duhet të kalojnë që dikush të mësoj gjuhën turke, të shkojnë në arkivat dhe të na tregoni se çfarë ka ndodhur “, pyeti ai Manojloviq.
Duke konstatuar se nuk mund të jetohet në Kosovë, e të mos flitet njësoj mirë shqip dhe serbisht dhe se “ nuk mundet me pendrek të mbahet një territor 100 vite, dhe duke menduar se je pronar”, Manojlovic ka vlerësuar se “e pa provokuar me asgjë superioriteti shkakton rezistencë “.
“Gabimi themelor janë familjet tona, në të cilat fillojmë të fitojmë rezistencë ndaj ndokujt që është Šiptar, e jo Shqiptar, dhe pastaj hyjnë në sistem”, tha Manojloviq.
Sipas tij, në Ballkan, mikpritja nganjëherë kthehet në agresion, ndërsa “imagjinata vrastare e popujve të Ballkanit shumë e zhvilluar”.
/saff.ba/