E martë, 21 Tetor, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Demografia

Aleksandar F. Giljferding: Nga Novi Pazari deri në Pejë

by Ismet Azizi
21 Tetor 2025
in Demografia, Historia
0
0
SHARES
5
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Fragmenti që sjellim këtu, “Nga Novi Pazari deri në Pejë”, është veçanërisht me interes për studimin e Sanxhakut dhe Dukagjinit, sepse Giljferdingu, si vëzhgues i huaj dhe i paanshëm, nënvizon praninë e gjerë të shqiptarëve myslimanë në këto hapësira. Përshkrimet e tij mbi fshatrat shqiptare Lukar, Krushevë, Ribariq, Çemankë, Rozhajë, Dukagjin e deri në Pejë, si dhe mbi tiparet e banesave, veshjeve dhe gjuhës, përbëjnë dëshmi të qarta për karakterin shqiptar të popullsisë vendëse në mesin e shekullit XIX.

Related Posts

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skendo”

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

U zemlji pokolja na Kosovu

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Ky përkthim në shqip ka për qëllim të ofrojë një burim të dorës së parë për studiuesit dhe lexuesit, duke u shoqëruar me fusnota shpjeguese, që ndihmojnë në kuptimin e realiteteve historike dhe etnografike të kohës.

Aleksandar F. Giljferding (1831–1872), diplomat dhe konsull rus në Bosnjë, mbetet një nga udhëpërshkruesit më të rëndësishëm të Ballkanit në shekullin XIX. Vepra e tij “Udhëtim nëpër Hercegovinë, Bosnjë dhe Serbi të Vjetër” (1857) përbën një burim me vlerë të madhe për historinë, etnografinë dhe përbërjen etnike të hapësirës ndërmjet Sanxhakut dhe Kosovës. Përshkrimet e tij, të realizuara gjatë shërbimit diplomatik dhe udhëtimeve në terren, ofrojnë dëshmi të dorës së parë mbi gjendjen e popullsisë dhe jetën e përditshme të rajonit.

Nga Novi Pazari deri te Manastiri i Crna Rekës

Mendoj se lexuesit e mi janë tashmë lodhur me përshkrimet e rrënojave, kishave dhe manastireve. Por nuk mund të bëj ndryshe. Nëse janë të gatshëm të më ndjekin nëpër Serbinë e Vjetër¹, ashtu siç më ndoqën nëpër Hercegovinë e Bosnjë, atëherë duhet të kenë durim për të dëgjuar përshkrime të monumenteve të lashta. Sepse sot, në këtë pjesë, nuk ka gjë tjetër përveç lashtësive. Jeta sllave këtu është pothuajse e shuar. Ajo është shtyrë mënjanë nga përroi shqiptar, dhe në këtë mjedis, të mbuluar nga barbaria myslimane, vetëm monumentet kishtare – themelimet e Nemanjiqëve – qëndrojnë si dëshmitarë të jetës së krishterë dhe sllave që dikur lulëzonte këtu.

Nga fusha e Novi Pazarit u nisëm për në Pejë, jo rrugës kryesore, por duke u kthyer në jugperëndim, me qëllim që të vizitonim Manastirin e Crna Rekës⁵. Rruga është e gjatë, interesante, por edhe e lodhshme. Nga fusha e Novi Pazarit morëm përpjetë nëpër luginën e lumit Joshanicë, që derdhet në Rashkë. Lugina është e mbuluar me pyje të dendura e shkurre. Këtu–aty hasëm fusha të vogla, pronë e fshatrave shqiptare Llukar² dhe Krushevë², shtëpitë e të cilave janë të shpërndara nëpër kodra. Pas dy orësh udhëtim arritëm te një han shqiptar³.

 Ndërtesë e hanit është shumë origjinale: përfytyron  një kashtë të madhe bari, të mbajtur nga të dy anët me shtylla, dhe të rrethuar me një gardh të ulët. Nëse mendoni se kjo kashtë është e zbrazët nga brenda dhe ka dy hapje – një poshtë për hyrje, dhe një lart që të dalë tymi – do të keni pamjen e saktë të këtij strehimi mikpritës.

Pranë hanit pamë edhe disa kolibe të vogla të ndërtuara mbi të njëjtin model, vetëm se më të vogla në përmasa. Nga larg ato vështirë se mund të dallohen nga grumbujt e barit. “Ju as që e merrni me mend,” më thanë, “se këtu jetojnë njerëz të pasur. Këta shqiptarë kanë tokë, bagëti, nuk paguajnë asnjë grosh taksë, por prapë nuk ndërtojnë shtëpi të denja, sepse me grindjen më të vogël ua vënë zjarrin njëri-tjetrit.” Kështu janë pothuajse të gjitha kasollet shqiptare në këtë trevë. Megjithatë, më tej, në Dukagjin, pashë shtëpi të rregullta prej druri e ndonjëherë edhe prej guri.

Nga hani morëm në të djathtë, përgjatë Joshanicës, dhe u ngjitëm në një lartësi të quajtur Cvrnje, deri në burimin e përrroit. Një shteg mezi i dukshëm na shpinte nëpër një pyll të dendur, pothuajse të pakalueshëm. I ulur mbi kalë, njeriu duhej të përdorte të gjitha aftësitë trupore për të hapur degët që pengonin rrugën. Pasi kaluam burimin e Joshanicës, u ngjitëm edhe një orë në një kodër derisa arritëm në kreshtën e quajtur Kozhji Vrh. Kur u kthyem prapa, para syve na u shfaq një masiv i errët malesh që mbulonin krejt fushën e Novi Pazarit. Sipër tyre ngrihej një kon i errët, mbi të cilin qëndronin rrënojat e kështjellës së Jeleçit⁴.

Rozhaja, Ribarica dhe Çemanka

Pasi kaluam kreshtën dhe filluam të zbresim në anën tjetër, para nesh u hap një panoramë e mrekullueshme. Pjesa e malit nga kjo anë ishte e punuar: ara të lëruara dhe fshatra të shpërndara me shtëpi shqiptare. Ishin fshatrat Ribaricë⁷ dhe Çemankë⁸. Poshtë nesh rridhte Ibri, i cili dilte nga një grykë shkëmbore me kthesë të fortë. Gryka, me shkëmbinjtë e saj të formave të çuditshme, shihej ballë për ballë nga kreshta ku qëndronim dhe krijonte një pamje madhështore.

Majtas saj ngrihej një masiv i lartë shkëmbor – Çerna Reka, dhe pas saj, si në një kat të dytë, shtrihej Rozhaja⁶. Në të djathtë ishte mali i Gjurgjevicës, ndërsa përballë, mbi grykë, në horizont ngrihej mali i Zhleb-it⁹, i mbuluar me dëborë, nga rrëza e tij do të shihnim qytetin e Pejës.

Në fshatin Çemankë, shoqëruesi im, ndonëse fliste mirë shqip, mezi arriti të bindte banorët të na shisnin bukë e qumësht për mëngjes. Fshatarët sikur nuk besonin se do t’u paguanim. Por kur kjo u bë realitet, nga të gjitha kasollet filluan të sillnin bollëk ushqimesh.

Më tej zbritëm deri te Ibri, e kaluam me kuaj nëpër një vend të cekët dhe arritëm në një pyll të dendur. Pas gjysmë ore udhëtim, para nesh u shfaq një grumbull shkëmbinjsh aq i madh e i mrekullueshëm, sa rrallë mund të shihet edhe në Hercegovinën gurprurëse. Ky vend quhet Crna Reka.

Një masë graniti ngrihet thuajse pingul, duke përfunduar sipër herë me forma të rrumbullakosura, herë me maje të thepisura. Pikërisht në këtë shkëmb ndodhet kisha dhe qelitë e manastirit, të ngjitura pas faqes së shkëmbit, me mure gëlqeruar dhe dritare të vogla, të cilat, të shtrira në faqen e rrafshët të shkëmbit, ngjajnë me fole dallëndyshesh. Një urë druri lidh këtë kompleks me një shesh të vogël përballë.

Në brendinë e shpellës, ku vazhdon manastiri, ruhet kujtimi i shenjtorit Janicie (Shën Janicie), përkiste  shek. XV, i cili, sipas traditës, jetoi këtu 70 vjet. Përveç kësaj, këtu ruhen edhe reliket e Shën Petrit të Korishës, shenjtor shqiptar i shek. XIII, që dikur jetoi pranë Prizrenit.

Dukagjini dhe rrugëtimi drejt Pejës

Pas udhëtimit të gjatë nëpër pyje të dendura, shpesh të mbuluara me lisa dhe ahishte, arritëm në një luginë të gjerë e të bukur – këtu fillon nahija e Kolashinit të Ibrit¹⁰. Në këtë krahinë, sipas tregimeve të vendasve, dikur ishin shpërngulur një masë e madhe e të krishterëve nga Hercegovina, të ndjekur nga myslimanët, dhe ishin vendosur këtu, në luginën nën Mokna Gorë. Këtu sot ka, sipas llogarive të tyre, deri në 300 shtëpi të krishtera, pa asnjë myslimane.

Kolashinët treguan për vuajtjet e tyre nga agallarët e Vushtrrisë, të cilëve u takonin si çifçinj: atyre u paguanin haraçin dhe të dhjetën, por më së shumti u ankoheshin për mënyrën e re të mbledhjes së të dhjetës, që ishte dhënë me qira te taksidarët (multezimët). Këta, bashkë me agallarët, i ngarkonin me barrë shumë më të rëndë se më parë – shpesh duke marrë gjysmën e prodhimit vjetor.

Pasi lamë Kolashinin, u ngjitëm në Mokra Gorë¹², një kreshtë e mbuluar me pyje të lagështa dhe me shumë burime. Pas kësaj zbritëm në një fushë të gjerë, të quajtur Dukagjin¹³. Fusha ishte e madhe, e rrafshët, dhe përmes saj ecnim gjatë, derisa arritëm në fshatin Shushicë¹⁴. Banorët nuk dinin asnjë fjalë serbisht, na folën vetëm në gjuhën shqipe, shpesh në mënyrë të ashpër, duke pyetur kush ishim dhe ku po shkonim. Ata mbanin rroba të bardha liri e leshi, siç i kam përshkruar edhe më parë, dhe mbi krye qeleshen e kuqe (fesin), të cilin e quanin “punim kombëtar shqiptar”¹⁵.

Në këtë fushë gjendet edhe kisha e vogël e Gorioçës¹⁶, e vetmja kishë ortodokse e mbetur në Dukagjin. Dikur e gjithë kjo krahinë ishte e banuar nga serbë, por në fund të shekullit XVII dhe në fillim të shekullit XVIII, si shumë pjesë të tjera të “Serbisë së Vjetër”, ajo u përmbyt nga shqiptarët që erdhën nga malet përreth Drinit të Zi. Ata sollën edhe emrin “Dukagjin” nga vendi prej nga kishin ardhur.

Në këtë kohë shqiptarët janë shumicë e dukshme në Dukagjin, ndërsa serbët ortodoksë llogariten rreth 1200 familje, me vetëm katër priftërinj dhe një kishë të vetme – Gorioçën. Edhe këta pak të krishterë jetonin nën trysninë e fortë të shqiptarëve myslimanë.

Përfundim

Fragmenti i Giljferdingut mbi udhëtimin “Nga Novi Pazari deri në Pejë” përfaqëson një dëshmi të çmuar historike për gjendjen etnike dhe shoqërore të Sanxhakut dhe Dukagjinit në mes të shekullit XIX. Ai vëren se në shumë zona “jeta sllave është shuar” dhe se popullsia shqiptare myslimane kishte marrë epërsinë numerike dhe shoqërore. Përshkrimet e fshatrave shqiptare, të cilët flisnin vetëm shqip dhe nuk komunikonin në gjuhë sllave, si dhe vëzhgimet mbi Dukagjinin si krahinë e shqiptarëve, përbëjnë argumente të rëndësishme për autoktoninë dhe identitetin shqiptar të këtyre trevave.

Ky burim është i një rëndësie të veçantë edhe në kontekstin e polemikave të sotme, ku shpesh shfaqen tendenca revizioniste për të mohuar praninë shqiptare në Sanxhak dhe Kosovë. Përkthimi dhe botimi i tij në shqip kontribuon në dokumentimin shkencor të realitetit historik, duke ofruar fakte të pakundërshtueshme nga një udhëpërshkrues i huaj.

Në përfundim, dëshmia e Giljferdingut është një nga gurët e rëndësishëm të mozaikut historiografik mbi Sanxhakun dhe Kosovën, dhe na kujton se historia e këtyre trevave duhet të lexohet mbi bazën e burimeve autentike, e jo të interpretimeve të mëvonshme ideologjike.

  1. “Serbia e Vjetër” – term i përdorur në shek. XIX për Kosovën, Metohinë dhe Sanxhakun e Novi Pazarit.
  2. Lukare dhe Krushevo – fshatra shqiptare pranë Novi Pazarit, me popullsi myslimane autoktone.
  3. Han shqiptar (krivaça / grbaça) – tip i vjetër strehimi baritor shqiptar, i ndërtuar me kashtë dhe drurë.
  4. Jeleç – rrënoja të një kështjelle mesjetare që dominon luginën e Rashkës.
  5. Manastiri i Crna Rekës – manastir i ndërtuar brenda një shpelle në faqen e një shkëmbi, i lidhur me Shën Janicien (shek. XV) dhe Shën Petrit të Korishës, shenjtor shqiptar i shek. XIII.
  1. Rozhaja – qytet në kufirin verilindor të Malit të Zi me Kosovën; në shek. XIX kishte popullsi të përzier, me shumicë shqiptarësh myslimanë dhe pak sllavë të islamizuar.
  2. Ribaricë (Ribariće) – fshat shqiptar në luginën e Ibrit, i njohur për tokat pjellore dhe për bujqësi tradicionale.
  3. Çemankë (Çemanka) – fshat shqiptar në të njëjtën zonë, me popullsi që ruante zakonet e vjetra fisnore dhe mikpritjen.
  4. Zhleb – masiv malor në kufirin ndërmjet Pejës dhe Rozhajës, pjesë e Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna).
  5. Kolashini i Ibrit (Ibarski Kolašin) – krahinë ndërmjet Ibrit dhe kufirit të Sanxhakut; popullsi e përzier me elementë shqiptarë dhe sllavë, e përmendur edhe në dokumente osmane.
  6. Mokra Gorë – mal me pyje të dendura, që ndan Sanxhakun nga fusha e Dukagjinit.
  7. Dukagjini – krahinë e madhe shqiptare që përfshin Metohinë (Pejë, Gjakovë, Deçan); emri vjen nga familja fisnike shqiptare Dukagjini e shek. XV.
  8. Shushica (Sušica) – fshat në fushën e Dukagjinit; Giljferdingu thekson se banorët flisnin vetëm shqip, dëshmi e qartë për karakterin etnik shqiptar të zonës.
  9. Fesi shqiptar – Giljferdingu e quan “krijim kombëtar shqiptar”; në fakt, është përshtatur nga qyteti Fez (Marok), por është bërë simbol identitar shqiptar gjatë periudhës osmane.
  10. Kisha e Gorioçës – manastir i vogël ortodoks afër Pejës, nën varësinë e Deçanit; Giljferdingu e përmend si të vetmen kishë ortodokse që kishte mbetur në Dukagjin në atë kohë.
  1. Istog – qytet dhe komunë në perëndim të Kosovës; në shek. XIX ishte fshat shqiptar mysliman me tokë të begatë.
  2. Studenica e Dukagjinit – fshat shqiptar pranë Pejës; xhamia e tij dikur ka qenë kishë, sipas traditës lokale.
  3. Jabllanicë – fshat shqiptar në perëndim të Pejës; i njohur në shek. XIX për prijës e luftëtarë lokalë.
  4. Drini i Bardhë – lumë i madh që buron pranë Pejës dhe bashkohet me Drinin e Zi në afërsi të Kukësit.
  5. Peja (Ipeku) – qytet me shumicë shqiptare myslimane, qendër tregtare e njohur në shek. XIX.
  6. Patriarkana e Pejës – seli e vjetër e Kishës Ortodokse Serbe (shek. XIII), në kohën e Giljferdingut e rrënuar dhe e varfër.

Aleksandar Giljferding: Udhëtim nëpër Hercegovinë, Bosnjë dhe Serbi të Vjetër, 1857

Përktheu dhe përshtati  Ismet Azizi

Popular Posts

Demografia

Aleksandar F. Giljferding: Nga Novi Pazari deri në Pejë

by Ismet Azizi
21 Tetor 2025
0

Fragmenti që sjellim këtu, “Nga Novi Pazari deri në Pejë”, është veçanërisht me interes për studimin e Sanxhakut dhe Dukagjinit,...

Read more

Aleksandar F. Giljferding: Nga Novi Pazari deri në Pejë

Kako su Albanci i Bošnjaci proglašeni „nelojalnim manjinama“ i zašto su bili prisiljeni pobjeći u Tursku?

Ramadan Zymer Bajraktari (1851-1912)

Kontributi i Dr. Ejup Mushoviq për Albanologjinë

„Najnoviji crnogorski bijes“

Digjen konakët dhe stalla në pronën e familjes Krcić në Plavë – Heshtje dhe mosreagim nga fqinjët dhe institucionet

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English