Arsimi dhe edukimi në sanxhakun e Novi Pazarit (Jeni Pazar)
Shkruan: Prof. Dr. Nexhati Demir
Arsimi dhe edukimi në sanxhakun e Novi Pazarit (Jeni Pazar)
7 a. Komuna dhe fshatrat e Novi Pazarit: Sipas një dokumenti të arkivit të Kryeministrisë turke, i cili flet për transferimin e një mësuesi, shihet se në 1853 ishte hapur shkolla Rushdije e Novi Pazarit dhe vijohej mësimi në te.[26] Në arkiv ekzistojnë rreth 50 dokumente, të cilat flasin rreth mbarëvajtjes së punës në këtë shkollë, nga 1853 deri më 1912. Gjithashtu, vërehet se në 1888 në Kolashin të poshtëm (Kolashin-i Zir) ka ekzistuar një shkollë fillore.[27]Në vitin 1894 në Prizren, Dukagjin , Novi Pazar dhe nëpër fshatrat e tyre, vërehen mobilizime të shumta për ndërtimin e shkollave të reja dhe mirëmbajtjes së tyre.[28] Komisioni i drejtorisë së arsimit në vitin 1896 në Novi Pazar përbëhej nga Myftiu Ahmed Edip Efendiu kryetar dhe anëtarët Haxhi Jusuf Efendiu, Said Efendiu, Davud Efendiu dhe Ahmed Efendiu qatip. Në Rushdijen e Novi Pazarit mësimin e ndiqnin 60 nxënës. Në shkollën fillore të qytetit ishin të regjistruar 10 nxënës, në shkollën Sibjan për djem 230 nxënës kurse në shkollën Sibjan për femra 160 nxënëse. Kryetar i Komisionit për arsim në tërë Sanxhakun e Novi Pazarit ishte Tahir Efendiu, ndërsa anëtarë ishin Akif Beu, Emin Beu, Omer Aga dhe Adem Efendiu qatip.[29] Në lagjet e Novi Pazarit gjendeshin tetë shkolla Sibjan dhe ishin të regjistruar 270 nxënës dhe 215 nxënëse.[30] Gjithashtu, në vitin 1901 në Novi Pazar ekzistonte edhe një shkollë romake (rum). Ka dokumente të cilat flasin se diplomat e mësuesve, që do të shërbenin ne ato shkolla, dërgoheshin në Stamboll për t’u verifikuar dhe më pas Stambolli ua kthente përgjigjen se diplomat mund të verifikoheshin vetëm atëherë kur të jepen informacione të mjaftueshme për shkollën romake në Novi Pazar.[31]
b. Komuna dhe fshatrat e Akovës: Akova ishte qark i Novi Pazarit dhe dokumenti i parë për te në arkivin e Kryeministrisë i takon vitit 1875. Në këtë vit kishte përfunduar ndërtimi i Rushdijes së Akovës dhe kishin filluar emërimet e mësimdhënësve.[32] Në arkivat osmane janë me dhjetëra dokumente, të cilat flasin për emërimin e mësuesve në Rushdijen e Akovës që nga ndërtimi i saj e deri më 1912. Sipas një dokumenti të vitit 1895, shihet se në Akovë ishte hapur një shkollë e krishtere. Nga një letër e lëshuar nga Porta e Lartë në Stamboll, kërkohej që sa më shpejt të fillojë mësimi në këtë shkollë dhe të evitohej çdo pengesë për vazhdimin e mësimit në kushte normale.[33] Në 1896 Komisioni arsimor i Akovës përbëhej nga Musa Efendiu kryetar dhe nga anëtarët Salih Efendiu, Mehmed Efendiu dhe Murat Aga. Në Rushdije mësimin e ndiqnin 27 nxënës[34] kurse shkollën fillore e ndiqnin 66 nxënës. Në shkollat Sibjan në gjashtë lagjet e Akovës ishin të regjistruar 250 nxënës dhe 25 nxënëse.[35] Sipas një dokumenti që e kemi gjetur në arkivin e Kryeministrisë turke, mësojmë për dhënien e lejes së botimit të një libri, i cili ishte shkruar nga Selman Efendiu, njëri nga mësimdhënësit e një shkolle fillore të Akovës.[36]Ky dokument, gjithashtu vërteton faktin se sa intelektual të mëdhenj ishin mësimdhënësit e asaj kohe. Në vitin 1903 kishte përfunduar ndërtimi i shkollës fillore në fshatin Gevdehal të Akovës. Nga kjo shihet se kanë qenë duke vazhduar punimet e ndërtimit edhe të dhjetë shkollave tjera fillore në fshatra tjerë.[37]
c. Komuna dhe fshatrat e Novi Varoshit (Varoshit të Ri): Dokumentet e para për Novi Varoshin në arkivin e Kryeministrisë turke i takojnë vitit 1895. Sipas këtyre dokumenteve shohim se, banorët e Novi Varoshit nga Porta e Lartë, kishin kërkuar ndërtimin e një shkolle Rushdije. Përgjigja e Portës së Lartë kishte qenë pozitive.[38] Porta e Lartë brenda një viti kishte miratuar kërkesën e banorëve dhe kishte filluar ndërtimin e objektit të shkollës.[39] Komisioni i drejtorisë së arsimit në vitin 1896 në Novi Varosh përbëhej nga këta emra: Ali Riza Efendiu – kryetar dhe anëtarë Mahmud Beu dhe Hasan Aga. Në shkollën Sibjan “Iskender Pasha” e cila ndodhej në qytet, mësimin e vijonin 50 nxënës dhe 40 nxënëse. Në kazanë e Kaloshinit ekzistonin dy shkolla Sibjan dhe në to ishin të regjistruar 55 nxënës.[40] Rushdija në Novi Varosh ishte hapur në vitin 1903. Kjo dëshmohet nga dokumentet, të cilat flasin për emërimin dhe shkarkimin e mësimdhënësve.[41] Në vitin 1908 në Novi Varosh, gjithashtu ekzistonte edhe një shkollë për femra.[42] Në bazë të një dokumenti të vitit 1899 shihet se ekzistonte një shkollë ku mësimin e ndiqnin nxënësit e krishterë. Në një letër dërguar autoriteteve të këtij rajoni nga Porta e Lartë, shihet se kërkohej që t’i shtohej edhe një kat shkollës së krishterëve, me qëllim që nxënësit të jenë më komod gjatë mësimit[43].
Arsimi dhe edukimi në Plevlje (Taşlıca)
a. Komuna dhe fshatrat e Plevlje: Në arkivin osman të Kryeministrisë dokumentin e parë që e kam hasur në lidhje me arsimin dhe edukimin në Plevljees i takon vitit 1895. Ky dokument bënë fjalë për hapjen e një shkolle fillore në Plevljes. [96] Komisioni arsimor i vitit 1896 përbëhej nga Mehmd Ali Efendiu – kryetar dhe nga anëtarët: kryebashkiaku Hamdi Beu, Mehmed Efendiu, Hasb Efendiu dhe nga kapiteni Shemi Efendiu. Në shkollën Rushdije mësimin e ndiqnin 70 nxënës, në shkollën fillore të ciklit të lartë 66 nxënës. Në pesë shkollat Sibjan nëpër lagje të ndryshme të qytetit mësimin e ndiqnin 159 nxënës dhe 92 nxënëse,[97] kurse në shkollat fillore të krishtere mësonin 226 nxënës dhe 93 nxënëse, pra gjithsej 319 nxënës.[98] Sipas një dokumenti të regjistruar në vitin 1900 shihet se ishte dhënë një urdhër për renovimin e shkollës Rushdije dhe gjashtë shkollave tjera në Plevlje.[99] Po ashtu në vitin 1904 nga pushteti i asaj kohe kishin filluar përpjekjet për gjetjen e mjeteve financiare për ndërtimin e një Darulmuallim dhe shumë shkollave tjera fillore[100].
b. Komuna dhe fshatrat e Prepolit: Më 1873 në Prepol ka pasur një shkollë Sibjan dhe një Rushdije.[101] Po ashtu vazhdimin e mësimit në Rushdijën e Prepolit e hasim nga një dokument i vitit 1890, i cili flet mbi transferimin e një mësimdhënësi.[102] Në vitin 1895 në qendër të Prepolit ishte ndërtuar një shkollë fillore[103]. Arsimin dhe edukimin në Prepol në vitin 1896 e udhëhiqnin: Sylejman Faik Efendiu – kryetar dhe anëtarët Murad Beu dhe Mahmud Beu. Në shkollën Rushdije mësimin e vijonin 20 nxënës. Në shkollën fillore të ciklit të lartë ishin 80 nxënës, kurse në dy shkollat Sibjan 12 nxënës dhe 42 nxënëse[104]. Në vitin 1900 në Prepol ishte ndërtuar edhe shkolla për femra dhe Porta në këtë shkollë emëruar mësuese zonjën Rasime.[105]
c. Komuna dhe fshatrat e Beranit: Komisioni arsimor i Beranit në vitin 1896 përbëhej nga Mehmed Beu- kryetar dhe anëtarët: Abidin Shevki Efendiu, Mepaho Aga, Simov Aga dhe nga qatipi Mustafa Efendiu. Sipas Salnames, në dy shkollat Sibjan të Beranit mësimin e vijonin 90 nxënës dhe 45 nxënëse[87].
c. Komuna dhe fshatrat e Tërgovishtës: Informacionet rreth arsimit dhe edukimit në Tërgovishtë janë shumë të mangëta. Dokumenti më i vjetër rreth kësaj çështjeje në arkivin osman të kryeministrisë i takon vitit 1895 dhe që ka të bëjë me pagat e mësimdhënësve në shkollat fillore të sapo hapura në fshatrat Petrinçe dhe Draga të Tërgovishtës.[88] Sipas një dokumenti tjetër të vitit 1896 mësojmë për emërimin e Mehmed Halid Efendiut si mësimdhënës në shkollën fillore të fshatit Radmaniçe.[89]Komisioni arsimor i Tërgovishtës në vitin 1896 përbëhej nga Fetahovik Ali Efendiu – kryetar kurse Halid Efendiu anëtar, Osman Aga anëtar dhe Ymer Aga anëtar. Në shtatë shkollat e qytetit ishin të regjistruar 224 nxënës dhe 172 nxënëse. Gjithashtu, dokumentohet se në vitin 1898 kishin filluar të ndërtoheshin shkolla nëpër fshatrat e këtij qyteti. Mungesa e buxhetit ishte pengesë për hapjen e një shkolle Rushdije në vitin 1909.[90] Por në të njëjtin vit një shkollë fillore ishte shndërruar në shkollë Rushdije.[91]
ç. Komuna dhe fshatrat e Gucisë: Dokumenti i parë për arsimin dhe edukimin në Guci që gjendet në arkivin osman të Kryeministrisë i takon vitit 1894, i cili flet për hapjen e tri shkollave fillore në Guci.[92]Ndërsa në vitin 1894 ishte hapur një medrese, në të cilën punohej me metodologjinë e vjetër mësimore.[93] Komisioni arsimor i Gucisë në vitin 1896 përbëhej: kryetari Naib Efendiu dhe anëtarët: Haxhi Ali Efendiu dhe Abdyl Aga. Në gjashtë shkollat Sibjan të qytetit mësonin 474 nxënës dhe 111 nxënëse,[94] kurse një dokument i vitit 1903 dëshmon për një kërkesë të bërë rreth renovimit të të gjitha shkollave në Guci[95].
Arsimi dhe edukimi në Plevlje (Taşlıca)
a. Komuna dhe fshatrat e Plevlje: Në arkivin osman të Kryeministrisë dokumentin e parë që e kam hasur në lidhje me arsimin dhe edukimin në Plevljees i takon vitit 1895. Ky dokument bënë fjalë për hapjen e një shkolle fillore në Plevljes. [96] Komisioni arsimor i vitit 1896 përbëhej nga Mehmd Ali Efendiu – kryetar dhe nga anëtarët: kryebashkiaku Hamdi Beu, Mehmed Efendiu, Hasb Efendiu dhe nga kapiteni Shemi Efendiu. Në shkollën Rushdije mësimin e ndiqnin 70 nxënës, në shkollën fillore të ciklit të lartë 66 nxënës. Në pesë shkollat Sibjan nëpër lagje të ndryshme të qytetit mësimin e ndiqnin 159 nxënës dhe 92 nxënëse,[97] kurse në shkollat fillore të krishtere mësonin 226 nxënës dhe 93 nxënëse, pra gjithsej 319 nxënës.[98] Sipas një dokumenti të regjistruar në vitin 1900 shihet se ishte dhënë një urdhër për renovimin e shkollës Rushdije dhe gjashtë shkollave tjera në Plevlje.[99] Po ashtu në vitin 1904 nga pushteti i asaj kohe kishin filluar përpjekjet për gjetjen e mjeteve financiare për ndërtimin e një Darulmuallim dhe shumë shkollave tjera fillore[100].
b. Komuna dhe fshatrat e Prepolit: Më 1873 në Prepol ka pasur një shkollë Sibjan dhe një Rushdije.[101] Po ashtu vazhdimin e mësimit në Rushdijën e Prepolit e hasim nga një dokument i vitit 1890, i cili flet mbi transferimin e një mësimdhënësi.[102] Në vitin 1895 në qendër të Prepolit ishte ndërtuar një shkollë fillore[103]. Arsimin dhe edukimin në Prepol në vitin 1896 e udhëhiqnin: Sylejman Faik Efendiu – kryetar dhe anëtarët Murad Beu dhe Mahmud Beu. Në shkollën Rushdije mësimin e vijonin 20 nxënës. Në shkollën fillore të ciklit të lartë ishin 80 nxënës, kurse në dy shkollat Sibjan 12 nxënës dhe 42 nxënëse[104]. Në vitin 1900 në Prepol ishte ndërtuar edhe shkolla për femra dhe Porta në këtë shkollë emëruar mësuese zonjën Rasime.[105]
Përktheu Abdullah Rexhepi
[26] BOA.108.81.A.MKT.NZD
[27] BOA.106.16.MF.MKT
[28] BOA.218.13.MF.MKT
[29] Për emërimin e mësuesve në Ruzhdijen e Novi Pazarit, shih: BOA.321.50.MF.MKT
[30] Salnâme-i…, s. 221 – 232.
[31] BOA.574.32.MF.MKT
[32] BOA.32.44.MF.MKT
[33] BOA.294.7.MF.MKT
[34] Për emërimin e mësuesve në Ruzhdijen e Akovës, shih: BOA.774.15.MF.MKT
[35] Salnâme-i…, s. 241 – 242
[36] BOA.452.38.MF.MKT
[37] BOA.731.47.MF.MKT
[38] BOA.319.418.MF.MKT
[39] BOA.352.43.MF.MKT
[40] Salnâme-i…, s. 247 – 248
[41] BOA.701.52.MF.MKT
[42] BOA.1066.17.MF.MKT
[43] BOA.458.36.MF.MKT
[94] Salnâme-i…, s. 309.
[95] BOA. 730.46.MF.MKT
[96] BOA. 280.4.MF.MKT
[97] Salnâme-i…, s. 315 – 317.
[98] BOA. 420.56.MF.MKT
[99] BOA. 532.41.MF.MKT
[100] BOA. 775.48.MF.MKT
[101] BOA. 9.91.MF.MKT
[102] Mbi mësimdhënësit që punonin në Rushdijën e Prepolit shih: BOA. 392.41.MF.MKT, BOA. 506.40.MF.MKT, BOA. 59.49.MF.MKT, BOA. 119.58.MF.MKT.
[103] BOA. 127.74.MF.MKT
[104] Salnâme-i…, s. 312 – 321.
[105] BOA. 533.10.MF.MKT BOA. 674.27.MF.MKT