E enjte, 8 Maj, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Historia

BAHRI ABDURRAHMANI

by Ismet Azizi
14 Mars 2024
in Historia, Historia, Historija
0
0
SHARES
150
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp


Fazli Hajrizi: Bahri Abdurahmani, veprimtar i çështjes kombëtare në Sanxhakun e Pazarit të Ri, Kosovë etj., tregtar, : ekonomist i zoti, politikan, njohës i 4-5 gjuhëve të huaja., Lindi në vitin 1912 në qytetin e Pazarit të Ri në një familje të pasur, bujare dhe atdhetare.

Related Posts

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

U zemlji pokolja na Kosovu

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Dr. Izber Hoti : SANXHAKASIT KËRKOJNË BASHKIM ME SHQIPËRINË

Gjyshi i tij ka qenë oficer i lartë në periudhën e Perandorisë Osmane, ndërsa i ati, Abdurrahmani, çmohej si njeri i drejtë e përparimtar e avokat i shkathët. Për shkak të pjesëmarrës në Revolucionin Xhonturk (1908), pas dështimit, syrgjynoset në Egjipt e gjetiu. Kthehet në vendlindje dhe kryen punën e avokatit edhe në Mitrovicë. Bahriu ka kaluar fëmijërinë dhe rininë në vendlindje ku ka filluar shkollimin fillor në vitin 1920. Shkollën e mesme e kryeu në Beograd, ku është dalluar si nxënës i shkëlqyeshëm, sidomos për prirjen për gjuhën gjermane. Studimet në Akademinë e Lartë për Eksport dhe Import (niveli i Fakultetit Ekonomik) i nisi dhe i përfundoi me sukses në Vjenë të Austrisë. Pas kthimit, sërish shkon në Beograd, ku punësohet në një kompani të Vjenës “AEG SIEMENS”. Në ndërkohë pavarësohet, duke hapur firmën e vet me të cilën bëhet i njohur në shumë vende evropiane: Gjermani, Holandë, Belgjikë etj. E shton pasurinë, duke blerë tokë në rrethinë të Pazarit të Ri. Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, Mbretëria Jugosllave e rekruton në frontin e Shkupit. Në prill 1941 kapitullon Jugosllavia dhe ai kthehet në vendlindje. Në këtë kohë Pazari i Ri, Mitrovica, Vushtrria dhe Podujeva bënin pjesë në zonën e okupimit gjerman. Në këto qytete u hapën shkolla, u organizua administrata etj. Në Pazar e morën pushtetin boshnjakët dhe shqiptarët. Aqif Blyta e çmonte si intelektual dhe njeri të aksionit. Kështu është i njohur fjalimi i Bahri Abdurrahmani në qendër të qytetit të Pazarit të Ri. E njihte shkëlqyeshëm gjuhën gjermane, prandaj kryente edhe detyrën e përkthyesit, duke ndihmuar kështu popullin e tij. Për shkak se Sanxhaku kufizohej me Serbinë e Malin e Zi dhe ishte e pamundur lidhja me Bosnjën e Hercegovinën, prijësit e këtij vendi u përcaktuan që të bashkohen me Kosovën e Shqipërinë. Më 23 maj 1941 në mitingun e organizuar në qendër të qytetit të Mitrovicës në shenjë të kundërshtimit të vendimit gjerman që Prefektura e Mitrovicës (Mitrovica, Vushtrria, Podujeva e Pazari i Ri) t’i bashkëngjitet Serbisë, Bahri Abdurrahmani ka mbajtur një fjalim shumë të zjarrtë. Nga ai moment vendos që të mos kthehet më në Beograd, ku kishte banesën, por të vazhdojë veprimtarinë në Pazar të Ri e në Mitrovicë. Bashkëpunon ngushtë me prijësit shqiptarë, si: Bedri Pejanin, Rexhep Mitrovicën, Xhafer Deven, Ago Agajn, Ferhat e Ali Dragen Shaban Mustafën, Bedri Gjinën e të tjerë, duke organizuar e mobilizuar manifestime nëpër qytete, sidomos forca vullnetare për mbrojtjen e Pazarit nga sulmet çetnike.
Ne Mitrovice martohet me Kimete Mitrovicën, bijën e Dervish beg Mitrovicës, i cili kishte origjinë nga Pazari i Ri. Kështu nga dhjetori 1941 vendos të jetojë ne Mitrovice. Merret me tregti, duke zgjeruar veprimtarinë tregtare në Prishtine, Tirane e gjetiu. Bashkëpunon ngushtë me Xhafer Deven dhe kunatin Xhelal Mitrovicën (vëllai i bashkëshortes se tij, Kimetes), i cili ka qenë ministër për propagande. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Bahri Abdurrahmani u akuzua nga qeveria e re komuniste jugosllave si bashkëpunëtor i armikut

Bahri Abdurrahmani me djalin, Fuatin, vajzën, Enisën dhe nipin Agonin

Ne Kosovën e pushtuar si dhe në Shqipëri, komunistët ia konfiskuan tëre pasurinë. Më fillim të vitit 1945 qeveria e Shqipërisë e dorëzoi tek organet e pushtetit Jugosllav dhe kështu në maj të këtij viti organizohet një gjyq “modeľ”, ku dënohen me vdekje disa nacionalistë, ndërsa Bahri Abdurrahmani me 10 vjet burg të rënde.

Lirohet tek në vitin 1955 dhe kthehet në Pazar të Ri. Duke qenë se kishte mbaruar fakultetin në Austri dhe njihte pesë gjuhë të huaja, arrin të punësohet në një qytet te Bosnjës e Hercegovinës (Prijedor). Vendos të emigrojë jashtë Jugosllavisë. Kështu, nga Zagrebi kalon në Slloveni e prej andej në Austri e pastaj në Itali. Fillon te merret me tregti, por dështon. Detyrohet t të kalojë në Turqi. Në mesin e vitit 1972 përjeton sulm në tru dhe vdes.

Next Post

SANDŽAK IZMEĐU DVA RATA

Popular Posts

Aktuale

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

by Ismet Azizi
27 Prill 2025
0

 By ARTUR VREKAJ: “The first Albanian arrived in America in 1886, and, a century later, Albanians found their voice in...

Read more

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

U zemlji pokolja na Kosovu

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English