Bashkësia Demokratike Boshnjake e Sanxhakut (Bosnjacka Demokratskog Zajednica Sandzaka) në të ardhmen do të njihet me emrin si Partia e Drejtesise dhe Pajtimit (Stranka Pravde i Pomorenja), dhe kryetari i saj i ri do të jetë deputeti i kësaj partie në Parlamentin e Serbisë dhe ish myftiu i BI në Serbi Muamer Zukorliq, u vendos në kuvendin zgjedhor të mbajtur më 23 dhjetor në Novi Pazar.
Përveç tashmë ish-presidentit BDBS Jahja Fehratoviq, nënkryetarë të kësaj partie janë Nenad Prokiq nga Beogradi, Samir Tandir, Misalla Pramenkoviq dhe Kujtim Sadriu nga Presheva.
Kryetari i PDP Muamer Zukorliq pas kuvendit zgjedhor u tha gazetarëve se partia pavarësisht riorganizim të plotë do të përmbaj idenë për idenë e luftës për vlera universale dhe drejtësi.
Partia për Drejtësi dhe Pajtim në kongresin i cili do të mbahet më 28 dhjetor në Qendrën Kulturore në Novi Pazar do të paraqiten të gjitha vendimet e kuvendit zgjedhor.