E enjte, 15 Maj, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Kultura Kroaci

Bektashizmi në Bosnje dhe Hercegovinë

by Ismet Azizi
11 Dhjetor 2016
in Kroaci, Kultura, Trashigimia Kulturore
0
0
SHARES
67
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

 

Related Posts

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

DEVETNAESTI I POČETAK DVADESETOG VEKA (V poglavlje )

Më 21 janar mbushen 80 vite  nga  ekzekutimi i Aqif Blytës nga OZNA

Studim i rëndësishëm për për historinë e shqiptarëve që vazhdojnë të jetojnë në territoret e Sanxhakut!

 

 

Bektashizmi në Bosnje dhe Hercegovinë është njëri ndër tarikatet i cili në të kaluarën ka qenë i përhapur relativisht mirë por që prezenca e tij në këtë shtet erdhi gjithnjë duke u zbehur.

 

Gëzim Bullaku

Gati nuk ka teqe, posaçërisht ato me karakter të gjërë, hanikah (p.sh. në Sarajevë) apo tarikat të dervishëve në Bosnje dhe Hercegovinë, madje sheh me famë që të mos jetë regjistruar dhe shpeshherë analizuar e komentuar në literaturën boshnjake. Gjatë kësaj duhet theksuar se autorët e këtyre regjioneve rregullisht e kanë studiuar tesavufin dhe fenomenin e dervishizmit. Me këtë ata kanë kontribuar dukshëm për ndriçimin teorik të rrënjëve, të vlerave dhe të ndikimit të dervishëve në Bosnje dhe Hercegovinë, por pjesërisht edhe në territore të tjera.[1]

Një kontribut me vlerë në njohjen e paraqitjes dhe zhvillimit të bektashizmit në Bosnje dhe Hercegovinë, padyshim se e ka dhënë studiuesi boshnjak Xhemal Qehajiq me veprën, ”Bektashizmi dhe islami në Bosnje dhe Hercegovinë,” (boshnjakisht: Bektašije i Islam u Bosni i Hercegovini) Madje duke folur për bektashizmin, Qehajiq mes tjerash thot edhe këtë:”Aspiratat nacionale të shqiptarëve jo vetëm që janë zhvilluar, por ato edhe kanë filluar nga celulat e bektashinjëve.” [2] Përveq veprës së Qehajiqit përmendet edhe një studim tjetër i autorit, Besim Beu-Atallaji, me titull, ”Bektashinjët dhe literatura e tyre” (boshnjakisht: Bektašije i njihova literatura).[3]

Faktin e përhapjes së bektashizmit edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, krahas Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe gjetiu në Ballkan, e përmend edhe studiuesi, Goran Tešić.[4] Se kur erdhën bektashinjët e parë në Bosnje dhe Hercegovinë është vështirë të thuhet me saktësi, por shënimet flasin për prezencen e tyre qysh në shekullin XV dhe XVI.[5] Prezenca e bektashizmit në këtë shtet dëshmohet që nga kohërat më të hershme të paraqitjes së islamizmit, madje theksohet se edhe Teqja e Bllagajit, e cila gjendet në burimin e lumit Buna, afër qytetit Mostar, i ka takuar fillimisht rendit bektashi. Teqja në fjalë mendohet të jetë ndërtuar në mes të viteve 1446 – 1520, pra menjëherë pas rënjes nën pushtimin osman. Në pjesën e jashtme të tyrbes në Bllagaj edhe sot e kësaj dite duken të gdhendura në relief shpata dhe topuzi, simbole këto të lidhura me jeniçerët dhe bektashizmin. Këtu ndodhet edhe një varr i misionarit të njohur si Sari Salltëku, i cili ka ngjashmëri të madhe dhe të kujton varrin e Sari Salltëkut në Krujë.[6]  Ka dëshmi, sipas të cilave, një herë dhe një kohë, ky objekt quhej ”Zavija bektashiane e Sari Salltëkut”.[7] Për prezencën e bektashinjëve në Bosnje dhe Hercegovinë na  informon edhe udhëpërshkruesi turk Evlija Çelebi. Çelebiu gjatë vizitës së tij në Bosnjë në gjysmën e dytë të shekullit XVII ka hasur në një teqe bektashiane në qytetin e Çajniçes, një teqe bektashiane në lagjen “Golobërdo” në Sarajevë dhe një në Banja Llukë.[8]

Në kryeqendrën e Bosnjes dhe Hercegovinës, Sarajevë përmendet ekzistenca e një teqeje bektashiane, e njohur si Teqja e Kantariminit (boshnjakisht:Kantarimina tekija) në vendin e njohur si At Mejdan, në bregun e majtë të lumit Miljacka, afër Parkut Çumurija dhe Urës së Hekurudhës. Teqen në fjalë e ka themeluar Sheh Mehmed ef. Kantarxhi i ardhur nga Janina, e të cilin pas vdekjes e ka trashëguar dhëndërri i tij, sheh Abdullah Lutika.[9]

Edhe në qytetin e Banja Lukës përmendet ekzistimi i teqes bektashiane,[10] madje janë një varg burimesh të cilat e potencojnë ekzistimin e kësaj teqeje.[11]

Në shekullin XIX në Bosnje dhe Hercegovinë kanë jetuar dhe vepruar edhe dy poet bektashian: Bosnevi Baba dhe Abdullah Fahri. Bosneviu është një nga klerikët e mëdhenj bektashinj të shekullit të XIX-të. Ai ka lindur në Bosnje, ku edhe është shkolluar dhe ka fituar kulturën fetare. Pastaj shkoi dhe u frymëzua me frymën mistike bektashiane në Teqenë e Hidër Babait në Kërçovë, duke u dorëzuar te udhërrëfyesi i kohës së atëhershme në atë Teqe, Ismail Babai.[12] Sa i përket poetit tjetër Abdullah Fahri, dihet se ai ka jetuar në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, se ishte ende gjallë, në Ditën e Nevruzit të vitit 1907 dhe se ishte nga Sarajeva.[13]

[1] Jashar Rexhepagiq: Dervishët dhe teqetë, në Kosovë, në Sanxhak dhe në rajonet tjera përreth, Dukagjini, Pejë, 2003, fq. 123.

 

[2]Džemal Ćehajić: Bektašije i Islam u Bosni i Hercegovini, Anali Gazi Husrev-begove biblioteke, lib.V-VI, Sarajevë, 1978, fq. 287, cituar sipas, Jashar Rexhepagiq: Dervishët dhe teqetë, në Kosovë, në Sanxhak dhe në rajonet tjera përrreth, Dukagjini, Pejë, 2003, fq. 233

 

[3] Sejidi Šejh Suad: Bektašijski tarikat u Sarajevu, 05.10.2010. http://sejjidsuadmutekija.blogger.ba/arhiva/2010/10/05/2599377, Vizituar më 16.08.2016.

[4] Goran Tešić: Tolerantni aspekt islama, 1.04.2014. http://www.intermagazin.rs/tolerantni-aspekt-islama/, Vizituar më 15.08.2016.

 

[5] Bektašije, Kelamu’l Sifa, broj 7/Jesen 1426-2005] (Boshnjakisht), http://bektashiorder.com/Bektasije, Vizituar më 15.08.2016.

 

[6] Tekija na Vrelu Bune, Fondacija Mak Dizdar, http://makdizdar.ba/tekija-na-vrelu-bune/, Vizituar më 15.08.2016.

 

[7] Dr. Ibrahim Kajan: Na zborištu predaka-Tekija, Historija iz zasjede, 27.02.2016. http://kajankajan.blogspot.com/2016_02_01_archive.html, Vizituar më 16.08.2016.

 

[8] Ne Dritën e Ehli-Bejtit, Tarikati Bektashian, 30.04.2013, http://www.facebook.com/permalink.php?id=426715924090941&story_fbid=431075893654944, Vizituar më 16.08.2016.

 

[9] Sejidi Šejh Suad: Bektašijski tarikat u Sarajevu, 05.10.2010. http://sejjidsuadmutekija.blogger.ba/arhiva/2010/10/05/2599377, Vizituar më 16.08.2016.

 

[10] Edin Urjan Kukavica: Derviške institucije u Bosni i Hercegovini i u Sarajevu, Revista Behar, Godina XIX, 2010, Broj 95, fq. 11. http://issuu.com/mirsad/docs/behar_95_-_specijal, Vizituar më 16.08.2016.

 

[11] Mehmed Selman: Banja Luka (Uspomena i stavrnost sa Mejdana), BosnaFolk.com, Tetor 2006, fq. 19 – 33. http://www.bosnafolk.com/pdf/mejdan_screen.pdf, Vizituar më 16.08.2016.

 

[12] Baba Rexhebi: Bosnevi Babai, http://bektashiorder.com/bosnevi-babai, Vizituar më 16.08.2016.

 

[13] Narodna biblioteka Sarajevo, MS 344, f. 46 – 47 dhe fq. 90, cituar sipas, S. Ilić: SOME NEW FACTS ON THE EXISTENCE AND LITERARY ACTIVITIES OF THE BEKTASHI ORDER IN 19TH CENTURY BOSNIA, Bilkent University, Ankara, Faculty of Economics, Administrative and Social Sciences, Department of History, 12.4.2001, Društvena Istraživanja, Zagreb, God. 12 (2003), BR. 3-4 (65-66), Str. 581-587, hrcak.srce.hr/file/30547, Fulltext: english, pdf (103 KB)

 

Next Post

“Kompas” obilježio 75-tu godišnjicu legendarne odbrane Novog Pazara od četnika

Popular Posts

Aktuale

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

by Ismet Azizi
27 Prill 2025
0

 By ARTUR VREKAJ: “The first Albanian arrived in America in 1886, and, a century later, Albanians found their voice in...

Read more

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

U zemlji pokolja na Kosovu

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English