Latif Hukiq-i(1974) nga Uglla “me 9 Dhjetorë 1993, rreth orës 16, kanë ardhur me “Nivë të bardhë“ para shtëpisë sime Mile Nediq dhe Dragan Paunoviq.
E kanë thirrur babain tim, Salih Hukiq-in. Menjëherë filloi ta merr në pyetje inspektor Nediqi. I tha: pasi aksioni për çarmatim është në zhvillim e sipër, erdhëm që të na dorëzosh armatimin tënd dhe mos të diskutojmë shumë. Baba Salihu, ju përgjigj se nuk ka kurfarë armatimi dhe ju betua në gjithçka se flet të vërtetën. Nediqi i tha se “e bëmja be” (betimi) nuk vlen dhe se duhet të jap të gjitha që i kërkohet. Pas një kohe dhe diskutimi, inspektori Mile i tha që të sjell të gjithë armatimin në rrugë deri sa ata të kryejnë ca punë lart tek shitorja e fshatit. Ata shkuan me “nivë“ tek shitorja ndërsa ne mbetëm në shtëpi të gjithë të frikësuar ndërsa nëna Mera, pasi që ishte e sëmurë nga zemra, u alivanos gjë që shkaktoi një bërtitmë të madhe në shtëpi të cilën do ta kujtoj deri në vdekje. Në atë gjendje të vështirë, inspektori Nediq dhe Dragan Paunoviqi erdhën prapë para shtëpisë sonë. I thanë babës: “ A ke vendosur që të japësh gjë”? Salihu ju përgjigj se nuk ka asgjë dhe se nuk mund të jap asgjë pasi që nuk posedon kurfarrë armatimi. Në këto fjalë të Salihut, Mile u zemërua fortë dhe shau me Zot duke i thënë “ec në veturë e do ti japësh atje ku të gjithë i japin. Dragani shtoi: më mirë të ja bëjmë ftesën për të hënën, atij dhe djalit të tij Mexhidit, ndoshta deri atëherë mendohet që ta dorëzon “shmajserin” (automatik gjerman). I thanë se Salihu e ka sjellë nga Sarajeva dhe se e ka blerë nga njëfarë Rasho Duroviqi. Unë nuk e di as çka është “shmajseri” as kush është Rasho Duroviqi ju tha baba Salihu. Ai, inspektor Nediqi, e shkroi ftesën për Salihun dhe Mexhidin që kërkonte nga ata që të lajmërohen të hënën dhe u kërcënua që as rasisht mos të vij në Karajukaj pa “shmajser”.
Babai morri të dy ftesat ndërsa ata shkuan për Karajukaj. Pas një periudhe me frikë dhe pasiguri erdhi mëngjesi i së hënës së paharrueshme. Para se të agon,vëllai im Mexhidi u zhduk nga shtëpia pasi që e dinte se si kanë kaluar Braha, Abiti, Shefketi, Sadati,Taipi dhe se si kanë mbetur të sakatosur përgjithmonë. Baba mori ftesën dhe pa Mexhidin shkoi në Karajukaj që të përgjigjet sipas urdhrit të tyre. Ata kërkonin Mexhidin me ngulm. Diku rreth orës tetë në mëngjes mbërriti në Karajukaj, dhe Nediqi e pyeti: Plak, a ke sjellë diçka dhe ku e ke djalin Mexhidin, ai na duhet? Ai ju përgjigj se armë nuk ka ndërsa Mexhidi nuk guxon të lajmërohet. Ai shau me Zot dhe i tha: shporru nga këtu dhe shko sjelli armët dhe djalin dua këtu ta shoh. Vëllaut Mexhidi ndërgjegjja nuk e lejoi që ai të fshihet ndërsa baba të pëson dhe po atë ditë shkon dhe lajmërohet në polici. Si e kanë vërejtur, menjëherë e kan marrë ndërsa babën e kanë përzënë nga aty. Rreth orës 13 është kthyer në shtëpi dhe më tha se nuk mundi më që të dëgjojë klithmat, ulërimën dhe terrorin që ushtrohej mbi fëmiun e tij. Disa herë u kthye në Karajukaj. Vëllaun Mexhidin e kanë rrahur skajshmërisht, madje edhe me shtizë të flamurit. E kanë rrahur shpinës dhe duarve, në mënyrë këmbëngulëse kërkoni njëfarë “shmajseri” që as nuk e kishim parë ndonjëherë e lëre ta kishim poseduar. Mbi të është ushtruar dhunë e shfrenuar, kohë pas kohe i kanë dhënë kohë që kinse të mendohet, e pastaj e gjitha nga fillimi. E kthenin prapë në sallë dhe nga fillimi, vuajtje pas vuajtjes. Deri sa ai përjetonte tortura të ndryshme baba Salihu i dëgjonte jashtë të gjithat këto, duke e përjetuar këtë në mënyrë të cilën vetëm ai e din. Kur Mexhidi ishte i rraskapitur, vonë në mbrëmje ata e lëshuan.
Iu kërcënuan që mos të largohet nga shtëpia dhe se duhet të dorëzoj të paktën diçka nga armët. Ishte natë e ftohtë ndërsa ai i tëri i rrahur. Mezi ka ardhur në shtëpi, me ndihmën e Salihut 70 vjeqar. Kur është paraqitur në derën e shtëpisë, djali i tij 3 vjeçar ka vrapuar ta përqafon ndërsa ky i pafuqishëm, gati u rrëzua mbi të pasi nuk mund të qëndronte mbi këmbë. Ishte i tërë në vreda, shpina, brinjët, duart kishin marrë ngjyrë të kaltër. E mbështjellim në lëkurë, kishte dy brinjë të krisur dhe lëndim të rëndë të kurrizit nga i cili edhe u operua në Gjermani, gjë për të cilën ka edhe dëshmi. Një kohë pas shoqërimit në polici, shkoi në Gjermani ku edhe tash jeton me familje, atje shërohet nga ndihma të cilën merr. Nga atëherë nuk është kthyer në Jugosllavi. Bashkë me të, janë shoqëruar Hajro Bibiq dhe Smail Bibiq si dëshmitarë.
/Indira Hukiqi/shqiperoi :Jasmir Mujezini/