E mërkurë, 25 Qershor, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Kultura Kroaci

DIMITROV POPOVIQ, “AMBASADORI” KULTUROR SHQIPËRI-MALI I ZI

by Ismet Azizi
6 Nëntor 2018
in Kroaci
0
0
SHARES
91
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

 

 

Dimitrov Popoviq, poet, shqipërues nga gjuha malazeze i shumë librave letrarë dhe redaktor i librave shqip për shkollat shqipe në Mal të Zi në të gjitha nivelet, është de jure nënshtetas malazez, por, për mua, de facto, është shqiptaro-malazez dhe ja përse:

Ai ka lindur e është shkolluar në Shqipëri, ka punuar për afro tri dekada, më së shumti si mësues e drejtues shkollash në malësitë e Veriut e në detyra shtetërore, duke qenë gjithnjë një njeri masovik, i thjeshtë e kërkues ndaj vehtes. I lidhur ngushtë me letërsinë e jo vetëm. Shkruan e boton në gjuhën shqipe, gurrë i bëhet letërsia jonë e traditës e ajo moderne dhe muzë ka jetën e gjallë të njerëzve të thjeshtë.

 

 

Related Posts

“Stara Srbija”: Ideološki instrument isključenja Albanaca iz historijskog pamćenja

Monograph on the colossus of the New Pazar

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

DEVETNAESTI I POČETAK DVADESETOG VEKA (V poglavlje )

Pas viteve 90-të, e thirri rrënja e tij gjenealogjike e fisnore në Mal të Zi, ku, pas hapit që hodhi, kaloi një kalvar jo fort të këndshëm e për disa vite iu desh të përballonte një jetë që s’do ta dëshironte në papërputhmwri me formimin e talentin e tij.

Po si gjithnjë, pat dritë në fund të tunelit edhe për të, sidomos në dekadën e fundit në Mal të Zi. Krijimet poetike të tij që shtrat patën Shqipërinë ku u përkund, erdhën e morën një forcë të veçantë, me shtjella kryesisht nga jeta shqiptare. Mbase vëllimi i tij “Përtej shpresës”, i botuar në gjuhën shqipe në Podgoricë nga ID Specijal-Podgorica në vitin 2008 qe starti i një vijueshmërie pa finish. Libri për të cilin po flas nuk është voluminoz, gjithësejt ka 83 poezi, po secila prej tyre të ngjall emocione të veçanta. Në pothuaj të gjitha këto poezi bashkëjeton imazhi me mesazhin, ka shumë brumë jete, që shtrihet në një hark kohor që nga Bogdani e vjen deri në ditët tona. Për vlerat e këtij libri, ai u përkthye edhe në gjuhën malazeze nga institucionet botuese të atjeshme, nën titullin “Amfora” (Podgoricë, 2016).

Dimitrov Popoviq ka qenë protagonist kryesor në realizimin e disa veprimtarive, që herë kalojnë në heshtje e herë s’u jepet ai vend që meritojnë nga mediat tona të shkruara e vizive. Si mund të kalohet në heshtje botimi i antologjisë voluminoze dy vëllimshme “Një libër-dy gjuhë” – “Dva jezika jedna knjiga” në poezi e prozë, në shqip e gjuhën malazeze me sponsorizimin e Komunitetit Europian e ku kam pasë nderin të përfaqësohem edhe unë me dy tregime nën përkthimin e Pjetër Dreshajt e ku dhe Dimitrovi ka kontributin e tij me përkthimet nga gjuha malazeze. Më pas ai ka shqipëruar një nga prozatorët më të njohur malazezë, Zyvdija Hoxhiq (Berisha), ka arritur që me një mjeshtri të lartë të sjellë në shqip “Antologjinë e poezisë malazeze” për 40 poetët më të zëshëm të Malit të Zi. Me këto përkthime ai ka arritur të përcjellë me finesë e frymëzim, me pastërti gjuhësore shqipe të admirueshme, individualitetin artistik të poetëve e prozatorëve malazezë. Ka përkthyer vëllimin me poezi të Pavle Goranoviqit “Stinët e humbura”, dramën e M. Neleviq “Vezët”, tregimet e Z.Hoxhiqit “Dikush thërret”, “Tregime nga Montanari” me autor Vladimir Vojinoviq dhe ka redaktuar librin e Mlladen Llomparit e romanin e Mirash Martinoviqit “Dita e fundit e Eskilit”, pjesa dërmuese e të cilëve botuar nga Onufri në Tiranë.

Anëtarsimi i tij në shoqatën e shkrimtarëve të Shkodrës, e cila e zgjodhi në kryesinë e saj, dëshmoi se me shpirt e me zemër ai është në Shkodrën e artit, kulturës e letërsisë, duke u bërë një zë i veçantë me krijimet, diskutimet e intervistat e tij në dobi të marrëdhënieve të ndërsjellta. Gjurmëlënëse për krijuesit kanë qenë takimet e shkrimtarëve shkodranë e bashkëbisedimet e ngrohta në bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodrës me poetin e njohur malazeze Pavle Goranoviq e Zyvdija Hoxhiq, pjesëmarrja e disa shkrimtarëve shkodranë në manifestimin letrar 3 ditor në Bjello Polje apo në Ulqin e Shaz, ku dhe ligjëruan, botimet në shqip e gjuhën malazeze të disa autorëve shqiptarë tek revista “KOD” në Mal të Zi, një nga revistat më prestigjioze letrare e para një muaji edhe botimi i librit tim në gjuhën malazeze me tregime “Këtë dimër nuk ra dëborë”, botuar nga Qendra për Pakicat Kombëtare në Podgoricë të Malit të Zi, duke realizuar edhe promovimin e tij në Tuz të Malit të Zi, ku pos krijuesve e lexuesve, mori pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, Skënder Durmishi.

Unë, si mik e shok pene, por dhe krijuesit shkodranë e të Malësisë së Madhe ku ka lindur e është formuar si intelektual, jemi ndjerë krenarë kur në Panairin e 13-të Ndërkombëtar të Librit artistik dhe shkollor të Podgoricës, zhvilluar nga data 8-15 maj 2018, libri i përgatitur prej Dimitrov Popoviqit “ARDHËSIT-Këngët e Ali Binakut”, në të dyja gjuhët, shqip e gjuhë malazeze, u shpall libri më mirë i përgatitur dhe fitoi çmimin e jurisë ndërkombëtare.

Të gjitha këto marrëdhënie që njohin zhvillime të reja kanë më së shumti një emër: Dimitrov Popoviq, i cili, me këtë punë krijuese, shqipëruese e kontribut është shndrruar në ambasador kulturor në mes të Shqipërisë e Malit të Zi.

Fotografia e Skender Temali
Fotografia e Skender Temali

Botuar  në gazetën e përjavshme letraro-kulturore “NACIONAL”

nga SKËNDER TEMALI

Next Post

Matiji Bećkoviću zabranjen ulazak u Crnu Goru

Popular Posts

Aktuale

Šerbo Rastoder: Masakra e Tivarit dhe e vërteta e pathënë për shqiptarët dhe boshnjakët

by Ismet Azizi
21 Qershor 2025
0

Në një intervistë të guximshme për revistën Stav, akademiku i njohur boshnjak me origjinë nga Bihori, Šerbo Rastoder, flet pa...

Read more

Šerbo Rastoder: Masakra e Tivarit dhe e vërteta e pathënë për shqiptarët dhe boshnjakët

“Stara Srbija”: Ideološki instrument isključenja Albanaca iz historijskog pamćenja

ZAŠTO NIŠANI NA ALBANSKOM U SANDŽAKU NISU POSTAVLJENI!?

Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Monograph on the colossus of the New Pazar

UMJETNIČKI GOSPODAR VREMENA

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English