Donatorët

Logoja (finale)Të nderuar anëtarë, simpatizant:

Me qëllim të avancimit të interesit tonë të përbashkët, duke synuar të avancojmë dhe zhvillojmë marrëdhëniet reciproke ndërvëllazërore me popullin e Sanxhakut dhe promovimin e kulturës së Sanxhakut, dhe bazuar në të drejtën tonë për liri të asociimit të garantuar me nenin 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Liri të Asociimit në OJQ 04/L-57,  me vullnet të lirë vendosëm që të themelojmë organizatën jo-qeveritare “Kosova për Sanxhakun”.

Organizata jonë do të jetë shoqatë e pavarur jofitimprurëse, me qëllim të:

  • avancojë dhe zhvillojmë marrëdhëniet reciproke ndërvëllazërore me popullin e Sanxhakut,
  • ruajë, konzervojë, zhvillojë dhe promovojë kulturën shqiptare dhe boshnjake të trevës së Sanxhakut
  • të shtojë marrëdhëniet dhe kontaktet mes shqiptarëve dhe boshnjakëve të Sanxhakut me tjera treva shqiptare.

Për shkak  të funksionimit më të mirë  dhe arritjes së objektivave na nevojitet përkrahje, andaj ndihma dhe donacionet tuaja janë të mirëseardhura.

___________________________________________________________________________________________________

Përkujdesja teknike e portalit është në duart e Ardian AZIZI

Të nderuar anëtarë të kryesisë, anëtarësi dhe sipmpatizantë ju informojmë se për vitin e parë të fuksionimit të Web faqës www.kosovapersanzhakun.org , me mjete të veta materiale u përkujdes kompania : .

-Ndërsa për vitin në vijim, pra deri në nëntor të viti 2017, është përkujdesur Xhemajl Nuhiu me qëndrim në Londër.

-Për vitin 2018 përfaqësuesi i familjas së Hasan Prishtinës. zoti Mehmet Prishtina.

Në vitin 2018 https://agrotherm.ch/ me pronar Agron Hysenin financoi eksursinin 6 ditor në Shqipëri e Kosovtë studentëve nga Sanxhaku

-Për vitin 2019, afaristi nga Gjilani  Xhevat Ibrahimi, pronar i Restoraniti Kulla Apollonia

Nga viti 2019, shoqata humanitare shqiptare gjernae ” Sali Çekaj” Pfaffenhofen në Gjrmani është partneri dhe përkrahësi ynë më i rëndësishmi, por edhe ajo si motër në Zvicërr

-Stafi i webfaqes, kryesia  dhe anëtarësia ju jemi mirënjohës  dhe do të u jemi falenderuses për jetë e mot.

Në emër të kryesisë dhe anëtarësisië,

Kryetari org. ” Kosova për Sanxhakun ”

Ismet Azizi