Lidhmëria dhe bashkëpunimi i sanxhakasëve dhe i shqiptarëve të Kosovës është i konsiderueshëm që nga shekulli XIX. Sanxhakasit mbësh tetnin ndjenjën e identitetit të tyre në të kaluarën e përbashkët me shqip- tarët edhe ndërmjet dy luftërave botërore. Dallohet bashkëpunimi dhe ndihma e paharruar e shqiptarëve ofruar sanxhakasëve edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur sanxhakasit kërkojnë t’i bashkohen “mëmës Shqi përi”. Fati i njëjtë i sanxhakasëve dhe i shqiptarëve të Kosovës pas vitit 1945 është mbështetje për bashkëpunimin gjithnjë e më të dendur.
Sanxhakasit në mes të shqiptarëve dhe myslimanëve
Hisitoriografia shqiptare dhe historiografia botërore vërtetojnë, pa u mëdyshur, se në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XIX viset e Sanxhakut të tashëm ishin të banuara plotësisht apo kryesisht me popullsi shqiptare.Mirëpo, pas luftërave ruso-osmane dhe pas luftërave serbo-osmane me vendimin e Paqes së Shën Stefanit (Stamboll, 3 mars 1878) Serbia, me përkrahjen e fuqive të mëdha dhe të Rusisë, fitoi autonominë dhe kjo i mundësoi që të përhapte ndikimin e vet edhe në këtë vis. Që atëherë filloi shkombëtarizimi i popullsisë së këtyre viseve, por ajo me këmbë- ngultësi të konsideruar iu kundërvu kësaj dukurie, duke ruajtur e kultivuar tradicionalisht të kaluarën e tyre. Për këtë qëllim me të madhe u shfry- tëzua feja islame, megjithatë gjuha shqipe me kohë u detyrua t’ia lëshojë vendin gjuhës serbe. Në anën tjetër, që nga viti 1878 nuk u ndërpre bashkëpunimi i sanxhakasëve dhe i shqiptarëve të Kosovës e i shqiptarëve në përgjithësi. Dallohet ndihma e planifikuar dhe e ofruar e shqiptarëve të Kosovës kundër depërtimit të austro-hungarezëve në këto anë më 1879, pastaj interesimi i ndërsjellë për gjendjen e këtyre anasëve më 1912 dhe pjesëmarrja e ndieshme e sanxhakasëve në Kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare kundër Perandorisë Osmane më 1912, me që rast, madje, me forca të përbashkëta u çlirua edhe Novi Pazari.
Një lloj fryme kombëtare e sanxhakasit nëpërmjet fesë, instituci- oneve dhe partive fetare, u përpoqën ta ruajnë edhe ndërmjet dy luftërave botërore. Mirëpo, shkombëtarizimi i institucionalizuar dhe i planifikuar ishte i madh dhe mjaft sanxhakasë, përkundër ruajtjes së traditës dhe mentalitetit shqiptar, filluan ta quajnë dhe ndiejnë veten myslimanë. Kjo ishte edhe një formë e kundërvënies së asimilimit serb e malazez.
Rrethanat e Luftës së Dytë Botërore sanxhakasëve u mundësuan shprehjen më të lirë të ndjenjave të tyre përkatësore kombëtare e fetare. Në këtë frymë, pa dyshim, ndikoi edhe kujdesi i shqiptarëve të Kosovës ndaj “vëllazërve të tyre përkah feja, gjaku dhe e kaluara e përbashkëť”
Sanxhakasit gjatë Luftës së Dytë Botërore
Sanxhaku gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte një udhëkryq dhe lirisht mund të thuhet arenë e madhe e luftës. Kjo luftë filloi që nga prilli i vitit 1941 dhe me batica e zbatica zgjati deri në janar të vitit 1945.
Si njësi administrative dhe territoriale Sanxhaku më 1941 u nda nga pushtuesit gjermanë dhe pushtuesit italianë, ndërsa si njësi e armatosur dhe e mëvetësishme e në shërbim të pushtuesve në këtë anë u formua milicia myslimane. Gjatë kësaj periudhe në Sanxhak veproi edhe administrata lokale, edhe kjo, po kështu, në shërbim të pushtuesit.
Rrethanat e lartpërmendura jo vetëm që nuk ndihmuan në qetësimin e situatës, por, përkundrazi, ato ndikuan në përflakjen e luftës. Për shkak të pozitës gjeostrategjike në këtë territor sa mbizotëronin dhe sundonin çetnikët, sa partizanët. Në Sanxhak qëndruan, kaluan apo vepruan përkohësisht apo më gjatë edhe formacione të tjera të armatosura. Këto përqendrime dhe lëvizje nuk u bënë me dëshirën e sanxhakasëve dhe as që u mor parasysh ndonjëherë dëshira e tyre. Megjithëkëtë, është e sigurt se sanxhakasit përkrahën zhvillimin dhe përhapjen e LNÇ-së, prandaj ajo këtu ishte e konsiderueshme dhe e rëndësishme për rajonin dhe Jugosllavinë në përgjithësi. Mirëpo, edhe ndaj sanxhakasëve forcat e ndryshme të PKJ-së e të LNÇJ-së patën qëndrim sektar e të mosbesimit. Këtu lipset kërkuar arsyen e ndërrimit të KK të PKJ-së për Sanxhak më 1942. Mbështetur në këto qëndrime organet e PKJ-së dhe të UNÇJ-së myslimanëve të Sanxhakut iu premtua mëvetësia, por ato nuk patën ndërmend që ta sendërtojnë atë dhe as që e sendërtuan pas Luftës së Dytë Botërore dhe për këtë arsye sanxhakasit, përkundër dëshirës së tyre dhe premtimeve të dhëna nga PKJ dhe organet e antifashiste dhe të LNÇJ-së, prej së larti u ndanë ne mes të Serbisë dhe të Malit të Zi.
Pozita gjeostrategjike e Sanxhakut, shumësia kombëtare, konfesionale dhe ideologjike dhe gërshetimi i interesave të ndryshme, veçanërisht i interesave serbe dhe malazeze, ndikuan në vuajtjet e pandërprera të njerëzve dhe në mënyrën dhe sasinë e dëmeve materiale të kësaj ane sa, duke u mbështetur në popullsi dhe në hapësirë, Sanxhaku është rfjëra ndër anët që pësoi më së shumti në Jugosllavi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me krimet dhe torturat kundër këtyre banorëve të kësaj ane dhe me plackitjen dhe shkatërrimin e pasurive të tyre në periudhën 1941-1945 dalloheshin çetnikët, por nuk ishin të rralla kur këto vepra të ndyera i bënin partizanët dhe forcat e tjera të armatosura. Shkurt, sanxhakasit në këtë periudhë të katrahurës së madhe të tyre nuk dinin kah t’ia mbanin. Mbështetje e vetme e tyre, si edhe më parë, u bënë shqiptarët në përgjithësi dhe shqiptarët e Kosovës në veçanti.
Pejanët ndihmojnë sanxhakasit
Që nga viti 1941 sa herë që kishin nevojë sanxhakasit u ndihmuan nga shqiptarët, madje edhe duke derdhur gjakun e tyre të shtrenjtë. Për shkak të pozitës gjeostrategjike në ndihmë, pa dyshim, shquheshin pejanët dhe banorët e të rretheve të afërta. Kjo ishte e natyrshme, ngase atyre u kërcënoheshin armiqtë e përbashkët – çetnikët dhe formacionet ekstreme të armatosura serbo-malazeze apo formacionet vetëm serbe dhe vetëm malazeze. Për këtë arsye deri në fund të Luftës së Dytë Botërore shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera të organizuara në formacione të mëdha të armatosura u ndihmuan sanxhakasëve në luftë kundër çetnikëve, madje edhe kundër partizanëve. Megjithëkëtë, deri në fund të vitit 1943, siç dihet, vetëm në rrethet e Bihorit u kallën 52 fshatra, 5.000 vetë u mbytën dhe u dogjën dhe me mijëra e mijëra njerëz të këtyre anëve mbetën pa kulm mbi krye. Brenda kësaj periudhe me mijëra gra e fëmijë të pafajshëm ishin degdisur në nënprefekturat Tutin, Rozhajë e Pejë, të cilëve u mungonin nevojat e domosdoshme për jetë, madje edhe buka e thatë. Popullsia e Pejës e ndihmoi vullnetarisht këtë popullsi deri në prill të vitit 1942, ndërsa në mungesë mjetesh, pejanët u detyruan ta ndërprejnë këtë ndihmë dhe vijuan t’i ndihmojnë vetëm sanxhakasëve që gjendeshin në Pejë e rrethinë, për çka bihorasit iu falënderuan publikisht disa herë pejanëve. Në këtë mënyrë në fund të vitit 1943 dhe në fillim të vitit 1944 në nënprefekturën e Rozhajës dhe të Tutinit afër 4.000 vetë ishin mbetur pa kurrfarë mjetesh për jetesë, por nuk gjunjëzoheshin dhe luftonin përsendërtimin e idealeve të tyre – ruajtjes së identitetit të tyre fetar dhe kombëtar.
Gjendja e vështirë e sanxhakasëve, veçanërisht bihorasëve, alarmoi asociacionet e ndryshme kombëtare, por edhe individët e ndërgjegjshëm të kohës dhe në muajin mars të vitit 1944 nuk munguan veprimet që kjo çështje të ngritej edhe në nivelin e shtetit shqiptar. I tillë ishte edhe veprimi i avokatit Idris J. Shahmanit.
Mbështetur në të dhënat e lartpërmendura dhe në faktin se sanxhakasit në këtë kohë “po luftonin për të mirën e atdheut dhe kombit tonë, që (gjithherë) e verifikuan me gjakun e tyre, si dhe duke ditur se z. ministër Qazim Bllaca do t’i drejtojë zemrat dhe shikimet drejt këtij popu- lli shqiptar të vuajtur, i cili si i tillë ishte me racë, gjak, traditë e adete”, më 2.III.1944, me një letër lut ministrin në fjalë që të ndikojë në Qverinë Shqiptare që Sanxhaku të ndihmohet me ndihmë të plotë në armatim, sepse “ata po luftojnë natë e ditë qe më se katër vjet për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, duke e ndie veten plotësisht shqiptar”. Një ditë më vonë një letër po me këtë përmbajtje e po me këtë qëllim avokati Idris J. Shahmani ia dërgoi edhe Komitetit Qendror të Lidhjes së Dytë të Prizrenit.
Mendimet dhe vlerësimet e Idris J. Shahmanit i verifikuan diçka më vonë, sipas të gjitha gjasave në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, vetë sanxhakasit me kërkesën e tyre për bashkim me mëmën Shqipëri
Sanxhaku kërkon bashkimin me Shqipninë
Në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore sanxhakasit, ithtarë të një identiteti të mbështetur në të kaluarën historike, si dhe në një varg veçorish që i shoqëruan këta anasë në këtë kohë, u bindën se premtimet e PKJ-së për mëvetësinë e kësaj ane ishin të kota. Për këtë arsye ata me ngulm u përcaktuan për formë dhe mënyrë tjetër të zgjidhjes së çështjes jetike të tyre kërkuan bashkimin e Sanxhakut me mëmën Shqipëri.
Përpiluesit e kërkesës me shkrim ishin të bindur se zgjidhja më e mirë e çështjeve kontestuese në shoqëri ishte mbështetja në thënien e vjetër latine “Zëri i popullit, zëri i Zotit” (Vox populi, vox Dei). Sipas tyre në këtë thënie mbështetej edhe Deklarata e Vudro Vilsonit për vetëvendo- sjen e popujve. Mirëpo, ky parim, vazhdojnë ata, pas Luftës së Parë Botë- rore, 1914-1918, në mënyrë paradoksale u shkel disa herë dhe u keqpër- dorë nga fituesit e luftës, Anglia dhe Franca, të cilat të shtytura nga intere- sat e tyre politike dhe materiale, i copëtuan popujt e vegjël dhe i lanë nën zgjedhën e pamëshirshme të të tjerëve, që kuptohej, bëhej kundër dëshirës së lirë të popujve të cekur, pra edhe kundër zërit të Zotit. Në këtë frymë, sipas të përmendurve, u copëtuan dhe gjermanët e Sudeteve, hungarezët, bullgarët, rumunët dhe shqiptarët. 24 Mirëpo, “shqiptarët në Plavë, Gusi, Lumbardh e vise të tjera rrokën armët që të bashkohen me kombin e tyre shqiptar, por iu nënshtruan kalljes dhe djegies dhe pas viktimave të shum- ta iu bindën forcës më të madhe, e cila i torturonte në mënyrë të pamë- shirshme” 25 Megjithatë, as këto rrethana të reja nuk ndryshuan shumë identitetin e sanxhakasëve ndërmjet dy luftërave botërore. Ai u ruajt mjaft dhe gjallëroi edhe në kohët më të vështira.
Politika joparimore dhe e pambështetur në dëshirën e popullit e të Deklaratës së Vudro Vilsonit për të drejtën e popujve për vetëvendosje që, pa dyshim, ishte mënyra më e mirë për zgjidhjen e çështjeve kyçe të popujve të vegjël, u përsërit edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, prandaj përpiluesit e kërkesës së sanxhakasëve për bashkim me Shqipërinë u detyruan të theksjonë:
“Me zemër të thyer theksojmë elemente që na japin të drejtë të besojmë se Gabimi i Versajës do të përsëritet edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Shqipëtarët e Sanxhakut të Jeni Bazarit (Novi Pazarit), Sjenicës e Bihorit dhe të territoreve të tyre po luftojnë natë e ditë qe plotë tri vite që të bashkohen me mëmën Shqipëri dhe që të jetojnë të lirë dhe së bashku me vëllazërit e tyre shqiptarë.
Ata kanë deklaruar se janë shqiptarë për nga rraca e gjaku dhe se duan të jetojnë të lirë në shtetin e tyre të lirë, Shqipërinë, dhe që në asnjë mënyrë nuk dëshirojnë t’i bashkangjiten as Malit të Zi, as Serbisë, por vetëm Shqipërisë.
Këtë dëshirë, këto synime themelore të një populli të lashtë, shqiptarët nga Sanxhaku i vërtetuan, i mishëruan, me gjakun e tyre të shtrenjtë dhe gjakun e bijve të tyre të dashur qe plotë tri vjet, Pra, ata të drejtën e tyre e fituan me gjak, prandaj nuk duhet të ekzistojë njeri i arsyeshëm që do ta mohonte të drejtën e tyre themelore, të drejtën që të bashkohet me kombin e tyre shqiptar në kuadër të shtetit të tyre Shqipërisë.
Shqiptarët e Sanxhakut e kërkojnë këtë sot dhe e kërkuan edhe më parë sa herë që patën mundësi. Kështu në një mbledhje të parisë së Sanxhakut të mbajtur në Sjenicë në gusht të vitit 1917 njëzëri u vendos që të kërkohet shkëputja e Sanxhakut nga territori i Malit të Zi dhe territori i Serbisë dhe t’i bashkohet Shqipërisë pasi një kohë të gjatë ishte nën Vilajetin e Shkodrës, së bashku me Shqipërinë Veriore si pjesë e saj. Këto vendime të udhëheqësve dhe popullit u përsëritën disa herë gjatë këtrye tri viteve të fundit, për çka kemi argumente të gjalla e të forta.
Nuk mund të kuptojmë assesi, nuk mund të arsyetojmë assesi, pse mohohet e drejta themelore e këtij populli, pse mohohen angazhimet shpirtërore dhe therroret që u dhanë në altarin e atdheut dhe të lirisë së tij dhe pse kundër vullnetit dhe dëshirës së tij këto anë dhe ky popull me dhunë po shtypet pa mëshirë, po i gjunjëzohet armikut të tij shekullor, serbëve dhe malazezve. Nuk mund të kuptojmë pse serbët e malazeztë po përpiqen që këto vise t’ia bash- kangjesin Serbisë e Malit të Zi kur ky popull këtë nuk e do. A nuk mund të kupto- jnë nga shembujt e larpërmendur se heterogjenia e popullsisë dhe hegjemonia e një populli në popullin tjetër në të njëjtin shtet paraqet shkatërrim dhe shkakun e zhdukjes së shtetit të tillë.
Kuptojmë se këtu nuk ka kurrfarë arsyetimi veç dëshirave megalomane dhe të manisë imperialiste serbo-malazeze. Edhe pse këto anë i janë falur nga të huajt Malit të Zi e një pjesë Serbisë, asnjëra prej tyre nuk mundi ta përhapë në këto anë autoritetin e tyre për shkak të rezistencës së fortë e të shpeshtë të popи- llsisë dhe për këtë arsye këto anë u lanë si një zonë neutrale, si tokë e askujt, por populli me plotë të drejtë i konsideron si pjesë të Shqipërisë dhe ai është në marrdhënie të ngushta me Shqipërinë si me vëllazërit e saj.
Marrim vesh se kohët e fundit serbët e malazezët me këmbëngulje insistojnë që këto anë t’i bashkangjiten Serbisë e Malit të Zi dhe kështu këto dy shtete do t’i bashkojnë kufijtë e tyre shtetërorë. Si gjithherë, ashtu edhe kësaj here ata po përhapin intriga se kinse ky popull është fajtor për qëndrimet e kundërta të elementëve të ndryshëm në Sanxhak, ndërsa realiteti ndriçon çka dëshirojnë serbët dhe malazezët të bëjnë, ashtu si bënë në Bihor çka premtojnë dhe këtë cenojnë të bëjnë. Në të vërtetë ky popull ruan dhe lufton për ruajtjen e vatrës së tyre, për lirinë e tyre, për bashkimin me nënën Shqipëri dhe për bashkimin me vëllazërit e tyre shqiptarë.
Dëshirojmë me afsh, por edhe kërkojmë nga organet kompetente shtetërore e të pushtetit që në interes të kombit e të shtetit shqiptar që të ndihmojë këtë popull që të lufton për çështjen shqiptare”
Citimi i disa pjesëve të këtij dokumenti, me disa ndërhyrje gjuhësore të letrarishtes së sotme, pa mëdyshje, do ta bind çdo lexues se sanxhakasit dinin të shprehnin ndjenjën e tyre të identitetit, i dinin qëllimet e malazezve dhe të serbëve dhe lëshimet që u bënë Fuqitë e Mëdha dhe shtetet evropiane si gjatë Luftës së Parë Botërore, ashtu edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po kështu sanxhakasit, mbështetur në të kaluarën e tyre të hidhur, qysh në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore panë të ardhmen e tyre të zymtë nën tutelën serbo-malazeze dhe me të nuk u pajtuan, prandaj ngritën lart zërin për të drejtën e tyre natyrore që edhe në këtë kohë shumë shtete e mbështesnin në politikën e tyre të brendshme dhe të Jashtme.
Vazhdimësia e ndjenjës
Pas Luftës së Dytë Botërore u sendërtuan parashikimet e san- xhakasëve. Sanxhaku u copëtua në mes të Serbisë dhe të Malit të Zi. Pra, sanxhakasit sërish u pushtuan nga Serbia dhe Mali i Zi. Sanxhaku dhe Kosova sikur ndanin fatin e përbashkët në kohën e vetëqeverisjes socialiste. Rrethanat kurdiseshin asisoji sa këto dy rajone i largonin gjithnjë e më shumë nga njëri- tjetri. Mirëpo, vëllazërit “nga gjaku e feja” nuk harruan njëri-tjetrin. Për kujdesin e treguar të shqiptarëve të Kosovës, veçanërisht të pejanëve, sanxhakasit gjithherë ishin mirënjohës. Në momente të vështira gjithmonë dhe në forma të ndryshme ndihmonin njëri-tjetrin. Mbështetur në këtë dhe në të kaluarën, së bashku me vazhdimësinë e ndjenjës së indentitetit të caktuar sanxhakas, sanxhakasit me dëshirë dhe pa dhunë, veç me myslimanët e Bosnje-Hercegovinës, duan ta ndajnë fatin edhe me shqiptarët e Kosovës. Këtu në vija të trasha qëndrojnë rrënjët e bashkëpunimit gjithnjë e më të dendur të shqiptarëve të Kosovës e të sanxhakasëve. Çka është e natyrshme është edhe e qëndrueshme apo më mirë të thuhet në horizont po shihet sendërtimi i sentencës latine “Zëri i popullit, zëri i Zotiť”.
Marrë nga libri : Në udhëkryqet e historisë dhe të historiografisë shqiptare