Dr. Kenan Kurtagiq është njeriu i parë i cili po thyen frikën ndër shqiptarët e Sanxhakut për vetë deklarim të guximshëm së Ai dhe të gjithë si Ai janë shqiptarë etnik në këtë nën qiell shqiptarë.
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi dhe përpjekja e shqiptarëve që të janë të përfaqësuar dinjitetshëm në këtë shtet ka shty aktivist, njerëz të kulturës dhe shkencës që rreshtohen në Listën e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve etnik nën Malin e Zi. Një befasi e këndshme , por shumë shpresëdhënëse është rangimi në ketë listë i Dr. Kenan Kurtagiqit, këtij mjeku të shkëlqyeshëm.
Zoti Kurtagiq është pinjoll i familjes Kurtaga dhe trashëgimtar i denjë i dëshmorit të kombit Adem Nail Kurtagiq.
Vet prezenca e Dr. Kurtagiq ne Listen e Lidhjes Demokratike Shqiptare është dëshmi e atdhetarisë dhe e #guximit të zemrës shqiptare.
Me qëndrimin e tij burrëror dhe njerëzor zoti Kenan ka bërë që frika nga të qenit shqiptar në trojet etnike në Mal të Zi e Sanxhak të mos jetë më tabu. Shprehja e të qenit ai çka je sot është më e domosdoshme se kurrë.
Zoti Nikollë Camaj është më i fortë me zotin Kurtagiq me të cilin është në Listën e Lidhjes Demokratike të shqiptarëve në Mal të Zi.
Me guxim rrethoni nr. 12 në këto zgjedhje.
Me guxim që të bëhemi faktor, e jo dekor !