Me rastin e vdekjes së Ademi Demaçit, kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve dr. Sulejman Uglanin ngushëlloi familjen, dhe u shënua në librin e zisë në Tetarin Kombëtar.
“Në emër të Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe në emrin tim personal i bashkohem dhimbjeve tuaja për vdekjen e Adem Demaçit, zoti ju lasht shëndosh”, iu tha familjarëve, miqve dhe shokëve të të ndjerit.
“Adem Demaçi ishte një njeri i madh dhe një luftëtar i madh për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe pavarësinë e Kosovës.
Republika e Kosovës dhe të gjithë qytetarët e saj kanë borxh ti falënderohen , besnikërisë dhe luftës së tij për bekimet e paqes dhe lirisë të cilën e gëzon sot” shkroi në mes tjerash në librin ezisë Dr. Sulejman Uglanin.
Për ngushllime , z. Uglanin e shoqëruan edhe Porf. Dr. R. Shkrijel, Prof Dr. Mekiq, M. Hajdinoviq, Prof. Dr. Nexhmedin Spahiu dhe kryetari i shoqatës “Kosova për Sanxhakun “, Ismet Azizi.