Me ftesën e Kryetari i komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, në manifestimin për nder të 141 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit mori pjesë delegacioni nga Sanxhaku i kryesuar nga Dr. Sulejman Uglanin, kryetar i Partisë së Aksionit Demokratik dhe themelues i Këshillit Nacional të Myslamnëve të Sanxhakut.
Fjalimi i Dr. Sulejman Uglanin në manifestimin e 141 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit
“Të nderuar zonja dhe zotërinj, i nderuar kryetar i komunës së Prizrenit Haskukaj, të nderuar deputet të shtetit të Kosovës, vëllezër dhe motra:
Ne jemi deputet të popullit boshnjak dhe popullit shqiptar të Sanxhakut . Shumë jam i lumtur që do të flas në gjuhën shqipe edhe pse mjaft shumë e kam harruar. Ne kemi ardhur këtu me rastin e kremtimit të 141 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në at kuvend kanë marrë pjesë deputetët e Sanxhakut. Jusuf Efendia me deputetët tjerë boshnjak e shqiptar të Sanxhakut. Në këtë vit është lind ideja për vetëvendosje të popullit shqiptar. 33 vite më vonë u lind Shqipëria si shtet, dhe 100 e sa vjet më vonë u lind Kosova e Pavarur.
Ne punojmë për autonominë e Sanxhakut. Autonomia e Sanxhakut i ka dy popuj autokton , boshnjakët autokton dhe shqiptarët autokton që janë që të dytë Ilir.
Ne e kemi borxh nga sot të vazhdojmë idenë e vetëvendosjes së popullit shqiptar dhe boshnjak.
Mirë u pafshim”.
Në këtë manifestim ishin ehde kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, Asamblistja e Kuvendit Komunal dhe ish kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, Prof.Dr. Blerim Reka, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika nga Ulqini, këshilltari i komunës së Tuzit, Smajl Çunmulaj, stërnip i Çun Mulës, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, kryetari i Grupit Parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca, deputetët e VETËVENDOSJE!-s, Drita Millaku, Arbërie Nagavci e Arbër Rexhaj, kryetari i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, z. Ismet Azizi, ish deputeti dhe ekonomisti, Driton Tali, Prof. Dr. Nexhmedin Spahiu etj.