Në mediat jugosllave me orientim djathtiste u citua disa herë deklarata e supozuar e Aleksandar Rankoviqit, ministër i Brendshëm dhe shef i policisë ushtarake dhe asaj sekrete. Rankoviqi, në diskutimin e tij në kuvendin jugosllav më 1951, kishte thënë: “Mes viteve 1945 dhe 1951, nëpër burgjet tona kaluan 3.777.776 të burgosur, ndërsa ne likuiduam 586.000 armiq të popullit”.
Shkruan: Ismet AZIZI, Gjilan
Dhuna serbe ndaj shqiptarëve ka vazhduar nga viti 1912 e këndej e cila dhunë në vazhdimësi ka ardhur duke u rritur e funksionuar në forma e mënyra të ndryshme ndaj shiptarëve në të gjitha trojet shqiptare. Jugosllavia, fillimisht shteti Serb-Kroat-Slloven, u krijua tërësisht mbi ndjenjën dhe planin pansllav, e bazuar në ortodoksizëm, u ndërtua mbi urrejtjen ndaj të tjerëve posaqërisht ndaj shqiptarëve. Edhe me vendosjen e sistemit monist në Jugosllavi, dhuna ndaj shqiptarëve nuk u ndal, por vazhdoi të veproj në forma të ndryshme, si lufta e Drenicës, duke vazhduar me Masakrën e Tivarit, Informbyronë, periudhën e ashtuquajtur të aksionit për mbledhjen e armëve etj. Aparati represiv në duart e komunistëve jugosllavë, shkaktoi një tmerr të pa parë në historinë më të re të viseve të banuara me shqiptarë në Jugosllavi.
Duke pasur si model ÇEKA-n ruse, Partia Komuniste Jugosllave me 13 maj 1944, themeloi, shërbimin sekret OZNA (Odsek za Zaštitu Naroda – sektori për mbrojtjen e popullit). Që nga themelimi i tij e deri në vitin 1966, Tito ia kishte besuar Aleksandar Rankoviqit ta udhëheqë këtë shërbim. Kjo datë, (13 maji) do të shënojë datën e themelimit të këtij aparati dhune në Jugosllavi, që për një kohë të shkurtër do të veproj pamëshirshëm tek të gjithë popujt që jetonin në shtetin jugosllav, e në veçanti te populli shqiptar. Që nga shtatori i vitit 1944 e deri në fund të këtij vitit 1945, nën akuzat e „antikomunizmit ekstrem“ u ekzekutuan me dhjetra mijë shqiptarë. Zyrtarisht vetëm në Kosovë u ekzekutuan pa gjyq 17400 shqiptar.
Kur çetnikët përfunduan masakrimet, ndaj popullsisë së Sanxhakut i filluan të njëjti tash si partizanë. Ata, për dallim nga çetnikët e mëparshëm vranë vetëm të rriturit, intelektualët, parinë e qytetit, ata të cilët nuk u pajtua me ideologjinë komuniste, e që e dinin shumë mirë arsyen.
Ekzekutimet e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Haxhet, tash lagje e banuar e Pazarit të Ri, përkatësisht Novi Pazarit, në shumicën e rasteve, janë kryer pa asnjë procedurë gjyqësore, pa të dhëna dhe dokumentacion të shkruar. Njerëzit janë marrë gjatë natës me forcë nga shtëpitë e tyre dhe janë dërguar në vendin e përmendur për t’ i ekzekutuar. Në atë kohë filloi grabitje e pronës së njerëzve më të pasur. Anëtarët e OZNA-s kanë përcjellë njerëzit me autoritet dhe kanë regjistruar të gjithë ata që me ta kanë pasur ndonjë lloj kontakti. Menjëherë pas kësaj, kanë filluar arrestime masive. Të arrestuar janë marrë në burg, i cili ndodhej pranë ndërtesës së gjykatës së atëhershme. Dëshmitarët thonë se torturat ishin aq mizore, sa që banorët e lagjes janë detyruar të largohen në pjesë të tjera të qytetit, sepse nuk mund të përballoheshin britmat e atyre që ishin prapa mureve të burgut.
Kur çetnikët përfunduan sulmet dhe masakrimet, ndaj popullsisë së Sanxhakut i filluan partizanët. Ata, për dallim nga çetnikët vranë vetëm të rriturit, intelektualët, parinë e qytetit, ata të cilët nuk u pajtua me ideologjinë komuniste. Ata i vranë me një procedurë të thjeshtë. I nxirrnin nga shtëpitë, i arrestonin me shpejtësi, i merrnin në pyetje, “i gjykonin”, i dënuan dhe i ekzekutuan… Ky gjenocid komunist është dukshëm më i vogël, por për nga cilësia shumë më i vështirë. Pra në Haxhet në Novi Pazar në krye me Aqif Blytën, Ahmet Dacin, dhe bashkëpnëtorët e tyre janë vrarë mbi 2000, njerëz të pafajshëm të cilët paguan çmimin për shkak se kanë luftuan kundër çetnikëve Ndërsa çetnikët i kapnin, i sillnin nga pylli, i merrnin në pyetje, iu kërcënoheshin që të mos kthehen në radhët e çetnikëve. Atyre iu falën të gjitha mëkatet, sepse qysh në nëntor 1944 çetnikët u amnistuan por jo edhe të tjerët. Të njëjtit ndrruan simbolet, veshjen dhe u shndërruan në shërbyes lojal të komunistëve.
E gjith kjo bëhej për t’ua futur frikën në palcë banorëve të kësaj krahine, sidomos shqiptarëve të Rrafshanltës së Peshterit të cilët ishin kundershtar dhe rezistues më të mëdhenjë ndaj politikës serbomadhe. Për ta ilustrua më së miri efektin e një veprimi kaq të egër të OZN-ës tregojnë rezultate e regjistrimit të popullsisë së tre komunave Novi Pazar, Senicë e Tutin, të cilat ishin me shumicë shqiptare së viti 1948. Vetëm 40 banor kanë pasur guxim të deklaoarohen shqiptar në komunën e Novi pazarit , ndërsa në at të Senicës dhe Tutinit asnjë shqiptar. Një numër i vogël io banorëve kanë pasur guxim të deklarohen të pa përcaktuar-mysliman, të tjerët serb.
Edhe pas transformimit të OZNËS në UDB dhe KOS, të cilat ishin ndërtuar si instrumente dhune, represioni, manipulimi dhe komprimitimi, asgjë nuk ka ndryshuar për të mirë, sepse në krye të këtij organi, ishte pausesi i ideologëve srbomdhenjë Rankoviq.
Në mediat jugosllave me orientim djathtiste u citua disa herë deklarata e supozuar e Aleksandar Rankoviqit, ministër i Brendshëm dhe shef i policisë ushtarake dhe asaj sekrete, në të cilën, në diskutimin ee tij në kuvendin jugosllav më 1951, kishte thënë: Mes viteve 1945 dhe 1951, nëpër burgjet tona kaluan 3.777.776 të burgosur, ndërsa ne likuiduam 586.000 armiq të popullit.
Popullsia Sanxhaku i Pazarit të Ri i shtrirë në Serbi dhe Mal të Zi u josh nga Titoja pas rënies së Rakonviqir, në vitet në vazhdim pas ndryshimeve kushtetuese, me të cilat ndryshime popullatës së besimit islam ua mundësi të deklarohen me përkatësi kombëtare Musliman të barabartë me kombet tjera, për deri sa shqiptarët mbeten pakicë kombëtare. Kjo bëri që popullsia shqiptare e Sanxhakut e besimit islam, Plavës, Gucisë, Kolashinit, Podgoricës e Tivarit të deklarohen Musliman, që sado ku do, për ta ishte një shpëtim. Të cilët ma vonë nga vitet 90 ta, filluan te deklarohen boshnjak e që po vazhdon edhe tutje.
Pra, kjo tregon se pasojat më të dhimbshme të komunizmit që po i vuan sot populli shqiptarë është asimilimi i cili po vazhdon gjithkah skajeve të trojeve shqiptare.
Mungesa e një klase politike antikomuniste në radhët e shqiptarëve, e tash edhe të boshnjakëve në Sanxhak dhe Mal të Zi, është rezultat i ndikimit panslllav. Shqiptarërt e asimiluar në boshnjak, e në musliman malazezë (crnagorski muslimani) e kanë vështirë të heqin dorë nga të qenit jugollav, edhe pse tashmë janë shumë të vetëdijshëm se nuk janë sllav, por për shumicën e tyre, janë me prejardhej Ilire e shumë pak me prejardhje të freskët shqiptare.
Intelegjenca, intelektualët e këtyre trevave, të cilët janë kuadra të Jugoslallvisë titiste, e që me plot sukses e kanë bartë edhe te gjeneratat më të reja, janë të preokupuar me problemin e iditetit, sa që shkojnë aq larg thirrën në gjenezën e tyre boshnjake të hershma nga e cila kinse kanë dal edhe serbët dhe kroatët.
Krejt këto jnaë pasoja e relacionit të shqiptarëve të ish Jugosllavisë, përkatësisht të në Mali i Zi e Sanxhakut me shërbimin jugosllav (UDB) dhe dndiki i kulturës pansllave. Ky ndikim është prezent sepse vazhpon të jetë nën dominimin pansllav i cili nuk hiqet lehtë. Patriotizmi jugosllav, e që në fakt ishte pansllavizëm, që kanë lënë gjurmë të thella, e që akoma nuk janë zbardhur si duhet pët ta kuptuar se çfarë kanë qenë ato veprimtari shoqërore-politike dhe për çfarë kauzash në dëm të tyre u kanë shërbyer.
Në një hapsirë ku ndodhemi të rrethua me shtete pansllave zbardhja e së kalurës dhe dosjeve të komunizmit të cilat janë në duart e tyre dhe ruhen dhe klasifikohen e falsifikohen nga vet ata është vështirë e besueshme edhe për një kohë të gjatë. Edhe pse çdo hapje e dosjeve, sa do e pakt që jetë, është hap që tek njerzit shpres për zbardhjen e së kaluarës, për të cilën në Sanxhak e Mal të Zi edhe nuk iu pëlqen të merren seriozisht me të kaluarën, sespe ajo tregon diçka krejt tjetër nga ajo që shumica ndihen. Publikimi i disa pak të dhënave të Komisionit të themeluat në viin 2009 të qeverisë së Srbisë për ndriqimin e të vërtetës për varrezat e fshete të të zhdukurev pas 12 shtatorit të viti 1944, janë të mirëseardhura edhe pse janë fare të pakta.
Në Sanxhak por edhe në Mal të Zi, kumunizmi ka lënë gjurmë për edhe një kohë të gjatë të pa shlyera. Komunizmi ua ka shly mbamedjne duke u thirruur në ruajtjen dhe kultivimin e bashkëjetesës, më mirë me thënë Vllazrim Bashkimit. Shqiptarët në Mal të Zi dhe Sanxhak për hirë të kultivimit të vllazrim bashkimit, ishin detyruar t’i harrojnë krimet që iu janë bërë nga çetnikët dhe partizanët. Por edhe nga friga nga UDB-ja, e cila eshte gjithkund, dhe gjithçka është në duart e sajë.Pasardhësit e ish nomenklaturës komuniste vazhdojnë të jenë në pozicione vendimmarrëse dhe krijues të politikave aktuale, e që përbëjë problem më vete për të ardhmen e ahqiptarëve dhe bohnjakëve të këtyre trevava.
Nuk ka dilemë se shoqëria shqiptare por edhe popujt fqinjë ka nevojë të lirohet sa më parë nga komunizmi. Se cilët mund të jenë hapat drejt një dekomunizimi më të shpejtë, është vështirë të përcaktohen. Shqiptarët janë të ndarë në shumë shtete. Në Serbi, Mal të Zi e Maqedoninë Veriore shqiptarët konsiderohen se janë të rrezikshëm për ato shtete. Çdo hap i tyre në realizimin e të drejtave të tyre, konsiderohet anmiqësorë, bile bile edhe “shqiptarizim”. Shlyerja e adresava të shqiptarëve në Serbi, konsiderohet nga serbët se është luftë kundër shqiptarizimit të Serbisë. UDB, gjithmonë e ka kontrollu migrimin e brendshëm të shqiptarëve, sidomos drejt Sanxhakut.
Se a do të kishte sukses ndalimi ligjor i kryerjes së detyrave publike (përfaqësues parlamentar, gjyqtarë, gazetarë etj.) për anëtarët dhe aktivistët e ish-partisë komuniste dyshoj shumë, sidomos jasht Shqipërisë e Kosovës. Elementi tjetër që mund të kondiderohet i nevojshëm është detyrimi ligjor për heqjen e emrave dhe simboleve të socializmit nga hapësira publike, siç është dekomunistizimi i emrave të rrugëve dhe shesheve. Sa i përket Maqedonisë veriore Malit të Zi , dhe Sanxhakut, kjo dë të ishte shumë e ngadalshme, nga shaku se, pikrisht në komunizëm maqedonët dhe boshnjakët u faktorizuan në dëm të shqiptarëve.
Shqiptarët, malazezët, boshnjakët, por edhe popujt të tjerë të ballkanit, duhet krijuar një strategji, pse jo të përbashkët, për t’i eliminu pasojat e komunizmit dhe kundërvimit të pansllavizmit, bartës i sëcilit është Serbia.
botuar ne Revisten Shenja