E enjte, 8 Maj, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Kultura Kroaci

EMANCIPIMI POLITIK I MALIT TE ZI :PO FILLON DESERBIZIMI DEFINITIV

by Ismet Azizi
29 Janar 2019
in Kroaci
0
0
SHARES
79
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

 

 

 Më 6 janar 1919 populli malazez organizoi një kryengritje kundër vendimit të Kuvendit të Podgoricës të 26 nëntorit 1918 që Mali i Zi t’i bashkohet Serbisë. 100 vjet pas kryengritjes në Mal të Zi ka filluar faza e ndarjes përfundimtare mes Podgoricës dhe Beogradit, shkruan në një analizë gazeta kroate «Jutarnji list». Beogradi po shkakton tensione në Mal të Zi për shkak të pozicionit humbës ndaj Kosovës. Në polemikat serbe Podgorica akuzohet se nga librat shkollorë po i largon autorët serbë duke i bërë vend shkrimtarit kosovar Nazmi Rrahmani.

 

 

Related Posts

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

DEVETNAESTI I POČETAK DVADESETOG VEKA (V poglavlje )

Më 21 janar mbushen 80 vite  nga  ekzekutimi i Aqif Blytës nga OZNA

Studim i rëndësishëm për për historinë e shqiptarëve që vazhdojnë të jetojnë në territoret e Sanxhakut!

Në Mal të Zi ka nisur faza e shporrjes së identitetit serb nga qenësia kulturore dhe etnike malazeze. Qëllimi është që të forcohet edhe më shumë identiteti nacional dhe mëvetësia shtetërore e Malit të Zi, shkruan «Jutarnji list». Kohëve të fundit raportet mes Beogradit dhe Podgoricës janë ashpërsuar sërish. Mali i Zi krahasohet me «Shtetin e Pavarur Kroat» (NDH), një krijesë fashiste e Adolf Hitlerit dhe Ante Paveliqit, ndërsa gjendja e serbëve në Mali të Zi thuhet se i ngjan asaj të serbëve në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitet ’90, gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, Serbia dhe Mali i Zi ishin «dy sytë të një koke», por duket se me kalimin e kohës këta sy po shikojnë në drejtime të ndryshme. Ngjashëm si në Ukrainë ku po bëhen përpjekje për forcimin e vetëdijes nacionale karshi Rusisë, edhe në Mal të Zi po bëhen hapa në këtë drejtim përkundrejt Serbisë.

ROLI I SHËRBIMIT SEKRET RUS

Që nga pavarësimi i Malit të Zi më 2006 çështja e identitetit malazez është temë e pashmangshme dhe shkakton kriza të përhershme në çdo palë zgjedhje, prej atyre në nivel lokal deri në nivelin nacional, përfshirë edhe zgjedhjet presidenciale. Kjo ndodh për shkak se forcat proserbe, të cilat ndërkohë janë shndërruar edhe në proruse, vazhdimisht mohojnë shtetësinë malazeze dhe etninë. Forcat proserbe kërkojnë bashkimin me Serbinë, daljen nga NATO, anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Dy politikanë proserbë dhe prorusë – Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq – dyshohet se kanë marrë pjesë në tentimin për grusht shteti në vjeshtën e vitit 2016. Grushti i shtetit, sipas të gjitha gjasave, është përkrahur nga shërbimi sekret rus GRU. Shkrimtari Andrej Nikolaidis thotë se Mali i Zi është shoqëri e përçarë. «Nëse Mali i Zi do të bëhej kampion i botës në futboll, jo të gjithë do të gëzoheshin», thotë ai. Malazezët kanë problem me identietin e tyre të dyfishtë, siç është rasti edhe me ukrainasit, bjellorusët, banorët e Uellsit (Wales) dhe katalonët, thotë shkrimtari Milorad Popoviq për «Jutarnji list».

PROSERBËT KUNDËR PAVARËSISË SË KOSOVËS

Raporti numerik i forcave në Mal të Zi është ky: 55-57 për qind përkrahin Malin e Zi, 40 deri 44 përqind më me dëshirë do të orientoheshin nga Serbia dhe Rusia. Këtë raport pushteti synon ta ndryshojë duke bërë përpjekje për të forcuar identitetin malazez. Sipas regjistrimit të popullsisë 33 për qind e banorëve të Malit të Zi janë serbë, ndërsa gati 50 për qind e konsiderojnë kishën serbe si kishë të tyre. Në Serbi si akte antiserbe konsiderohen: prania e atasheut ushtarak malazez në shënimin e përvjetorit të operacionit kroat «Stuhia» («Oluja») kundër çetnikëve serbë në Krajinë të Kroacisë, pastaj pranimi i pavarësisë së Kosovës, hyrja e Malit të Zi në NATO – që, sipas Andrej Nikolaidis, është akt që varros ëndrrat për Serbinë e Madhe dhe përfundimisht anulon vendimin e Kuvendit të Podgoricës të vitit 1918, kur Mali i Zi hoqi dorë nga vetja dhe u ul në prehër të Serbisë. Së fundi në Mali të Zi është shënuar Kryengritja e Krishtlindjeve (ortodokse) e vitit 1919 dhe është zbuluar një përmendore në nderim të «komitëve» malazezë, të cilët mes viteve 1916 dhe 1929 luftuan me armë për lirinë e Malit të Zi dhe kundër mohimit të këtij vendi në Monarkinë serbe, kroate dhe sllovene. Në Serbi këto aktivitete nuk janë mirëpritur dhe po shihen si tendenca për përdhosjen e identitetit serb të Malit të Zi. Për të nxitur grupet proserbe në Mal të Zi, propagandistët e Beogradit paralajmërojnë se pas largimit të Malit të Zi nga Serbia pritet apokalipsi: krijimi i «Shqipërisë së Madhe», e cila do të gllabërojë «gjysmën» e Malit të Zi. Nga ky këndvështrim serb «Shqipëria e Madhe» është «kërcënimi më i madh për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e vendeve të rajonit» dhe jo Serbia e Madhe.

«DO TA ÇLIROJMË DETIN SERB»

Mbështetësit e pavarësisë së Malit të Zi kërkojnë po ashtu që Kisha malazeze të jetë e pavarur nga ajo serbe. Shkrimtari Millorad Popoviq thotë: «Nuk mund të flitet për definim përfundimtar dhe rrumbullakësim të qenies nacionale pa kishë nacionale dhe shtetërore. Kështu është te popujt e krishterë ortodoksë». Ai thekson se autoqefalia e kishës malazeze do të ndërpresë aktivitetet shkatërruese të Kishës Ortodokse Serbe. Popoviq është i bindur se Kisha Ortodokse Serbe është pjesa më e errët e qenies politike dhe nacionale serbe. «Në Mal të Zi ajo është më shumë institucion paramilitar, parapolitik dhe parakulturor se sa institucion shpirtëror dhe fetar në kuptimin zanafillor kristian». Popoviq thotë se Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi mbron Serbinë e Madhe dhe mohon jo vetëm shtetësinë malazeze, por edhe veçoritë etnike, kulturore, shoqërore dhe të tjera të malazezëve. «Për kishën serbe Mali i Zi është vetëm nocion serb apo shprehje gjeografike». Qeveria e Malit të Zi ua ka ndaluar qëndrimin në këtë vend 30 dinjitarëve të Kishës Ortodokse Serbe. E pazgjidhur është edhe çështja e pronave të kishës serbe. Kur Mbreti Aleksandar më 1919 e zhbëri kishën malazeze, krejt pasuria e saj i takoi Kishës Ortodokse Serbe. Historiani serb Millivoj Beshlin thotë se Serbia kurrë nuk është pajtuar me pavarësinë e Malit të Zi dhe atë e konsideron ende «një Spartë serbe», e cila edhe nëse nuk i bashkohet Serbisë në të ardhmen së paku do të jetë shtet nën patronazhin e Beogardit. Së fundi historiani serb Aleksandar Rakoviq deklaroi në Budvë: «Do t’i bashkojmë trojet serbe dhe do të çlirojmë detin serb». Pala serbe ankohet se Mali i Zi po e shpik gjuhën malazeze, duke futur në alfabet shkronja të reja si Ś dhe Ź (sh dhe zh e butë), ndërsa shkrimtarët serbë – Aleksa Shantiq, Jovan Jovanoviq Zmaj, Branko Radiqeviq – po hiqen nga librat shkollorë dhe, siç shkruan «Blic» i Beogradit, në tekstet shkollore po futen autorë si Sunçana Shkrinjariq, Kemal Coco dhe Nazmi Rrahmani.

VUÇIÇ DESTABILIZON RAJONIN

Shkrimtari Millorad Popoviq thotë tensionet e tanishme mes Serbisë dhe Malit të Zi janë krijuar në radhë të parë për shkak të pafuqisë së Aleksandar Vuçiqit për të zgjidhur nyjën kosovare të Gordiut. «Ashiqare Vuçiqi nuk ka zgjidhje për Kosovën që do të kënaqte shumicën e opinionit të atjshëm (serb), por ai duhet të tregojë se është një baba i suksesshëm i kombit dhe dëshiron të largojë vëmendjen nga pozicioni humbës në Kosovë, andaj aparati i tij i propagandës po përpiqet ta kompensojë këtë me paralajmërime për ‘çlirimin e tokave serbe’ ose rrëzimin e Millo Gjukanoviqit». Historiani Adnan Prekiq nga Universiteti i Podgoricës mendon se tensionet duhet parë në kontekst të Kosovës. «Serbia po përpiqet të hapë konflikte të kontrollueshme politike në rajon me qëllim që të largojë vëmendjen nga fakti se nuk mund t’i plotësojë obligimet që ka marrë për statusin e Kosovës. Podgorica nuk është përjashtim, raport të njëjtë Beogradi ka edhe ndaj Zagrebit, Shkupit dhe Sarajevës». Politologu serb Boban Stojanoviq thotë se Vuçiq shpesh përpiqet që problemet e brendshme t’i maskojë duke shkaktuar konflikte me vendet në rajon: «Ai, kryesisht, nuk është akter i drejtpërdrejtë i atyre konflikteve, por ministra të caktuar (serbë) ‘ndezin zjarrin’ dhe hapin konflikte (ta zëmë ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin me Kroacinë). «Për gjendjen në rajon çdo destabilizim i orientimit të tanishëm të Malit të Zi (NATO dhe BE, ecja drejt Perëndimit) si dhe kthimi eventual nga Vuçiqi dhe Putini do të shkaktonte dridhje në Ballkan dhe ndryshim të dukshëm të raporteve që do të pengonin strukturën e tanishme gjeopolitike», përfundon «Jutarnji list». /E.R./dialogplus.ch/

Next Post

Emina heroina legjendare!

Popular Posts

Aktuale

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

by Ismet Azizi
27 Prill 2025
0

 By ARTUR VREKAJ: “The first Albanian arrived in America in 1886, and, a century later, Albanians found their voice in...

Read more

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

U zemlji pokolja na Kosovu

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English