A e dini se përveç meshkujve ka edhe femra këngët e të cilave ruhen në Universitetin e Harvardit
Fatima Biberoviq Arifi e cila jetonte në Gacko, quhej Arifi kur është martuar në Prizren, Ishte 35 vjeç, dhe kishte 6 fëmijë kur Millmen Peri mblodhi këngë epike dhe lirike nga repertori i saj i pasur. Në repertor ka edhe disa këngë shqipe. Këndon bukur këngët: “ Esad Pasha”, “Kur jam kanë n’Elbasan”, “ O nizam ngrat-e” “ Hysni Curri e Bajram Begu”, si dhe këngën vallnisht “ Dy dardha me ni dardh-e”. Ka zë të bukur. Këngët e saj epike janë tërheqëse. Ka aty ka edhe tekste të përpunuara dhe vargje të marshit ushtarak: “ Nja dy tri , rrnofsh Shqipni” ose “ Urra , urra, trima përpara!”, Fatimja ka kënduar edhe këngë lirike. Ndër to ka edhe vajtime, Vajton mirë. Vajtimi i saj është tradicional E përjeton këngën, Është e prekshme. “Çika e Zhurit dukatin me bisht” është këngë e bukur lirike. Është këngëtare trigjuhësore dhe njëra ndër më të mirat në Koleksionin e Milmen Perit.
Marrë nga Zymer Ujkan Neziri: Studime për folklorin