E diel, 8 Qershor, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Kultura Kroaci

Festivali “Mirëdita, dobar dan” në Beograd

by Ismet Azizi
31 Maj 2018
in Kroaci
0
0
SHARES
20
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Festivali „Mirëdita, dobar dan“ mbahet në Beograd prej vitit 2014, me qëllim që shikuesit serbë të njihen më mirë me kulturën dhe zhvillimet shoqërore në Kosovë.

Related Posts

Monograph on the colossus of the New Pazar

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

DEVETNAESTI I POČETAK DVADESETOG VEKA (V poglavlje )

Më 21 janar mbushen 80 vite  nga  ekzekutimi i Aqif Blytës nga OZNA

    

Organizatorët thonë se qëllimi i tyre është që shoqëria serbe dhe ajo shqiptare të njihen më mirë e të krijohet tradita e bashkëpunimit, në vend të konflikteve. Kjo do të ndihmonte në normalizimin e raporteve. Por ky festival nuk është penguar vetëm në vitin e parë. Edhe në vitet në vijim forcat nacionaliste dhe djathtiste serbe e kanë penguar rregullisht mbajtjen e tij. Ka pasur shpesh edhe përpjekje për pengimin fizik, madje edhe incidente dhe dhunë. Përfaqësuesit e organizatës serbe “Zavetnici” e kanë ndërprerë një shfaqje në Dom Omladine (Shtëpinë e Rinisë) në vitin 2017. Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është detyruar të anulojë pjesëmarrjen e saj, ndërsa promovimi i librit të saj është ndërprerë përkohësisht. Vitin e kaluar persona të maskuar dhe me armë plastike në dorë i kanë kërcënuar dhe ofenduar pjesëmarrësit. Në stendat e improvizuara kanë shkruar “tregtia me organe”, “droga” dhe “armë”.

Kërcënimet e radikalëve

Festival Miredita, dobar dan in Belgrad, Serbien 2017 (YIHR - Youth Initiative for Human Rights)

Në prag të festivalit të sivjetëm, i cili mbahet nga data 30 maj deri me 2 qershor, partia ultranacionaliste radikale serbe (SRS) ka paralajmëruar pengimin e mbajtjes së festivalit. Deputeti i kësaj partie Miljan Damjanoviq tha se ata do ta pengojnë mbajtjen e festivalit, në qoftë se organet e shtetit nuk e ndalojnë mbajtjen e këtij manifestimi të Iniciativës së të rinjve për të drejtat e njeriut. Deputeti ka kërkuar të njëjtën gjë edhe në maj të vitit 2016, por radikalët nuk kanë ndërmarrë asgjë tjetër.

Synime e (pa)arritura

Klima e keqe politike në raportet Beograd-Prishtinë nuk i shkon në favor festivalit “Mirëdita, dobar dan”. Maja Stojanoviq nga Iniciativa Qytetare, një nga themeluesit e festivalit, thotë për DW se “festivali për fat të keq është shumë larg realizimit të synimeve. Festivali është menduar si një shans për njerëzit që nuk merren me Kosovën që të njihen me zhvillimet atje. Por duket se po zvogëlohet numri i peronave të interesuar për raportet mes Kosovës dhe Serbisë”. Një prej shkaqeve mund të kërkohet edhe tek gjendja politike, mendon Stojanoviq: “Në vitin 2014 kemi pasur fillimet e aplikimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe gjërat kanë shkuar në drejtim të duhur, por tani situata është përkeqësuar”.

Festival Miredita, dobar dan in Belgrad, Serbien 2017 (YIHR - Youth Initiative for Human Rights)

Sofija Todoroviq, koordinatore e programit Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut, mendon se festivali megjithatë ka realizuar disa pritje, sepse takimet mes njerëzve po vazhdojnë. Çdo vit në këtë festival vendosjen lidhje të reja të përjetshme, ndaj mendoj se synimi po realizohet. Sipas saj, dhuna dhe kërcënimet po vazhdojnë si pasojë e mosndërhyrjes së autoriteteve të shtetit, të cilat nuk po e pengojnë “egërsinë nacionaliste, kërcënimet dhe urrejtjen”, por edhe për faktin se Vojisllav Shesheli sot gjendet në Parlament, ndonëse është dënuar për krime lufte dhe sipas ligjit nuk mund të jetë deputet.

Sofija Todoroviq thotë se radikalët nuk kanë kurrfarë të drejte të veprojnë në emër të Republikës së Serbisë, ndaj e habit fakti që autoritetet lejojnë që një organizatë e këtillë të përcaktojë se çfarë mund të bëhet në Beograd dhe çfarë të ndalohet. “Kjo është skandaloze dhe nëse autoritetet e Serbisë vërtet duan t’i normalizojnë raportet me Kosovën, atëherë duhet të ndalojnë gjëra të tilla”.

Propaganda radikale

Festival Miredita, dobar dan in Belgrad, Serbien 2017 (YIHR - Youth Initiative for Human Rights)

Maja Stojanoviq thotë se autoritetet serbe jo vetëm që po punojnë pak në parandalimin e dhunës në tubime, por kjo u mundëson radikalëve të shfaqen në opinion dhe të përfitojnë simpati të njerëzve me orientim nacionalist. Protestat e këtilla nuk do të ishin të mundura sikur pushteti të ishte më i vendosur. Por pushteti po jep një leje të heshtur për gjëra të këtilla. Ndaj Stojanoviq mendon se protestat e tyre të dhunshme janë vetëm një dëshmi tjetër se autoritetet nuk po e bëjnë punën si duhet.

Festivali “Mirëdita, dobar dan” quhet në kumtesat e radikalëve si një “veprim antikushtetues dhe promovim i Kosovës së pavarur”. Por Maja Stojanoviq mendon ndryshe. “Nëse Marrëveshja e Brukselit është arritur mes Prishtinës dhe Bogradit, a nuk do të thotë kjo një hap tjetër drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, drejt njohjes faktike, nëse jo juridike. Manifestimi ynë është kulturor”; thotë Maja Stojanoviq.

“Pohimet se manifestimi ynë paraqet njohje të pavarësisë së Kosovës dhe ndërkombëtarizim të saj janë të pakuptimta. Radikalët kanë fituar vetëm, dy përqind të votave në zgjedhjet lokale në Beogad. Ndaj ata po përpiqen që me aksione të këtilla të rikthehen në opinion”, thotë Sofija Todoroviq.

/dw/

Next Post

Festival Mirëdita, dobar dan!

Popular Posts

Kroaci

Monograph on the colossus of the New Pazar

by Ismet Azizi
31 Maj 2025
0

By: Nail Dear: Ismet Azizi, "Aqif Blyta: the colossus of the New Market", published by "Logos-A", Skopje-Pristina-Tirana, 2019 The publication of...

Read more

Monograph on the colossus of the New Pazar

UMJETNIČKI GOSPODAR VREMENA

Rezultatet nga Lista preliminare e Thirrjes për bursa studentore nga KKSh

Tryezë e rrumbullakët: “Sfidat e raportimit mediatik në gjuhën shqipe”

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English