E enjte, 15 Maj, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Video

Hapja e simpoziumit ndërkombëtar “Tjetërsimi popujve josllav në Sanxhak dhe në tërë Malin e Zi” ! (video)

by Ismet Azizi
1 Shkurt 2025
in Video, Videos, Videot
0
0
SHARES
38
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” organizoi dhe mbajti simpoziumin shkencor ndërkombëtar “Tjetërsimi i popujve josllavë nëő Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe në tërë Malin e Zi”. Simpoziumi u mbajt në Prishtinë, në Institutin Albanologjik, në sallën shkencore, më 6 dhjetor 2024..

Related Posts

Omer Ok Bibiç, nga mërgata shqiptare e Sanxhakut në Izmir, Turqi!

Ulqini 1912, Dokumentar

ČANAK ZA HAYAT O SASTANKU VUČIĆA I DODIKA:ETNIČKI MOMENAT IM JE VAŽNIJI OD RAZGOVORA NA NIVOU DRŽAVA

Kryetari i SDA së Sanxhakut për HAYAT: Nëse vazhdon favorizimi i politikës serbomadhe apo kroate, atëherë B dhe H do të zhduket

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” organizoi dhe mbajti simpoziumin shkencor ndërkombëtar “Tjetërsimi i popujve josllavë nëő Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe në tërë Malin e Zi”. Simpoziumi u mbajt në Prishtinë, në Institutin Albanologjik, në sallën shkencore, më 6 dhjetor 2024.

• Ndër të pranishmit e sallës përplot të mbushur ishin edhe tre deputetë të Kuvendit të Kosovës: Gani Krasniqi, Avni Dehari, Hydajet Hyseni; studiuesit e Institutit Albanologjik dhe të institucioneve të tjera: prof. dr. Rexhep Doçi, prof. dr. Lush Culaj, prof. dr. Isuf Telaku, prof. dr. Ilaz Rexha, prof. dr. Sabri Tahiri, prof. dr. Mujë Gjonbalaj, prof. asoc. dr. Arben Arifi, dr. sc. Dardan S. Lajçi; nga Sanxhaku i Pazarit të Ri: őmer Ok Bibiç, Izmir, Turqi, Fehim Feriz Sallku nga Fieri, mr. sc. Rexhep Abazi nga Medvegja etj.

• Fjala e mirëseardhjes dhe hapja e simpoziumit, pas Himnit të Flamurit, u bë nga Ismet Azizi, kryetar i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, kurse fjalë përshëndetëse kanë mbajtur deputeti Avni Dehari; őmer Ok Bibiç, në emër të mërgatës shqiptare nga Sanxhaku i Pazarit të Ri në Izmir, Turqi; Fehim Feriz Sallku, Fier, si dhe përshëndetja e dërguar me shkrim nga Marko Losh Marash, Kelmend, qyteza Nikinc e Sremit, Vojvodinë.

• Drejtuese e hapjes së simpoziumit shkencor ndërkombëtar “Tjetërsimi i popujve josllavë në Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe në tërë Malin e Zi”: mr. sc. Emine Boriçi. Kumtesat, të renditura sipas alfabetit të emrave të kumtuesve, u lexuan në dy seksione: Seksioni i kërkimeve historike dhe Seksioni i kërkimeve shoqërore.

Seksionin e kërkimeve historike e drejtuan: prof. dr. Hakif Bajrami, Binak Ulaj, prof. dr. Ahmet Bihorac. Në Kryesinë e Seksionit II të kërkimeve historike ishin: prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha, dr. sc. Nail Draga, dr. sc. Daut Dauti. Në Kryesinë e Seksionit të kërkimeve shoqërore ishin: prof. dr. Gjet Ndoj, mr. sc. Emine Boriçi, prof. ph.d. Redžep Škrijelj.

Kanë kumtuar në seksionin e kërkimeve historike:  prof. asoc. dr. Fitim Rifati & prof. asoc. dr. Skënder Zhitia; dr. sc. Agron Islami, Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë; prof. dr. Ahmet Bihorac, Univerzitet u Novom Pazaru; Ali Daci, publicist, Dacaj, Rozhajë; Binak Ulaj, veteran i arsimit, Plavë e Guci dhe Prishtinë; prof. dr. Hakif Bajrami, Instituti i Historisë, Prishtinë; prof. dr. Hivzo Gološ, mësimdhënës universitar në Universitetin e Prizrenit dhe në Universitetin Internacional të Pazarit të Ri; prof. dr. Isamedin Azizi, këshilltar shkencor  në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Shkup; dr. sc. Jeton Idrizi, mësimdhënës në shkollën fillore të mesme të ulët “Bafti Haxhiu”, Viti; Mead Osmani. Diskutim.

Kanë kumtuar në seksionin II të kërkimeve historike: mr. sc. Murat Ajvazi, anëtar i Akademisë Shqiptare-Amerikane, Nju-Jork; dr. sc. Nail Draga, mësimdhënës universitar dhe studiues, Ulqin; dr. sc. Niko Ferro, përgjegjës i Muzeut, Lushnjë; dr. sc. Qazim Namani, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Prishtinë;  dr. sc. Qerim Lita, Shkup, punëtor shkencor, Fondacioni FOCIC; prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha, Instituti i Historisë, Prishtinë; dr. sc. Daut Dauti, studiues. Diskutim.

Kumtues në Seksionin e kërkimeve kulturore ishin: Avni Rudaku, mësimdhënës, bashkëpunëtor i jashtëm i Universitetit të Gjilanit; mr. sc. Emine Boriçi, mësimdhënëse e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Lushnjë; mr. sc. Elona Tabaku, mësimdhënëse e edukimit, Lushnjë; Fazli Hajrizi, veteran i arsimit, profesor, Mitrovicë; Fitim Veliu, PhD (cand), mësimdhënës universitar, Prishtinë; dr. sc. Genc Prelvukaj, Plavë e Guci dhe Prishtinë; prof. dr. Gjet Ndoj, studiues i historisë, Tiranë; mr. sc. Ismet Azizi, mësimdhënës dhe publicist, Gjilan; prof. ph.d. Redžep Škrijelj, profesor universitar, Pazar i Ri; prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, Instituti Albanologjik, Prishtinë. Diskutim.

Në Seksionin I të kërkimeve historike u lexuan këto kumtesa: Statistika demografike për Pazarin e Ri në fillim të shek. XX; Jeni Pazari në burimet osmane deri në fund të shek. XVII; Mesto i uloga Riza Bega Muratbegovića i Aćif Efendije Bljute u Novom Pazaru i Sandzaku;  Statistikat zyrtare të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi dhe pozita e shqiptarëve në këtë shtet; Përpjekja e Malit të Zi për tjetërsim fetar dhe kombëtar të Plavës s të Gucisë: Masakra e Previsë (1913);  Si e ndanë Sanxhakun Gjillasi e Rankoviqi më 2O – 29 mars 1945: pasojat e prapavija; Istanbulska (Novopazarska) konvencija 1879. godine; Kryengritja e shqiptarëve të Plavës e të Gucisë (1919) dhe dilemat rreth zvogëlimit të numrit të kësaj popullsie; Sanxhaku i Ri gjatë Luftës së Dytë Botërore; Popullsia e Jenipazarit (e Pazarit të Ri) gjatë periudhës Osmane dhe vështirësitë në identifikimin e etnisë së saj në burimet osmane. Diskutim.

Në Seksionin II të kërkimeve historike u lexuan edhe këto kumtesa: Prania e shqiptarëve në Sanxhakun e Pazarit të Ri gjatë shek.XIX sipas burimeve historike gjermanofolëse; Politika asimiluese e pushtetit në Mal të Zi kundër shqiptarëve të krahinës së Krajës; Politika italiane ndaj “çështjes shqiptare” dhe raportet me Malin e Zi (1897-1912); Kolonizimi i Malësisë së Galabit gjatë viteve 1876 – 1912 me shqiptar ortodoks nga Mali i Zi; Zhvillime politike, ushtarake e arsimore në Qarkun e Mitrovicës, 1941-1944; Kontributi i anëtarëve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në mbrojtje të Sanxhakut, 1944-1945; Diskutim.

Kumtesat e lexuara në Seksionin e kërkimeve kulturore: Asimilimi i shqiptarëve në Sanxhak të Serbisë (analizë sociologjike);  “Viti i Gucisë” – roman i dhembjes, i dëshmisë dhe i autoktonisë; Muho Ficiqi i Ramiz Kelmendit dhe depërtimi i leksikut sllav në të folmen e Ulqinit; Gjuha dhe kultura materiale e shpirtërore e shqiptarëve të Peshterit; Dosja Neziri mbi etninë dhe  dëshminë e lahutarëve sanxhakas; Dy bashkësi të vjetra fisnore në pjesën verilindore malazeze; Kushtet historike të rijetëzimit të frymës shqiptare në Sanxhak pas rënies së Mbretërisë jugosllave në vitet 1941-1944; Mbiemrat tregues të prejardhjes etnike të popullsisë së Sanxhakut; Stuktura dhe stratigrafia  e disa toponimeve shqiptare në Peshter; Pasoja të sllavizimit gjuhësor të popullsisë shqiptare të Sanxhakut: Krijimi i lahuta I shtroi rëve dygjuhësorë, që këndojnë shqip e boshnjakisht.

Fjala e mbylljes së simpoziumit shkencor ndërkombëtar “Tjetërsimi i popujve josllavë në Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe në tërë Malin e Zi”: prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, përgjegjës i Këshillit Organizues. Ndër të tjera, duke përmendur secilin referues dhe secilën kumtesë, theksoi se Kryesia e shoqatës planifikoi sivjet edhe këtë veprimtari, që është një ndihmesë me rëndësi për paraqitjen e tjetërsimit etnik dhe parandalimin e tij, përkatësisht për ndaljen e sllavizimit të Sanxhakut të Pazarit të Ri dhe të viseve të tjera në Malin e Zi, proces që po vazhdon edhe sot. Këshilli Organizues i shtroi tezat themelore të simpoziumit, kreu planifikim e kumtuesve nga viset e ndryshme të Ballkanit dhe jashtë tij, deri në Itali e Poloni, kurse pas  përgatitjeve disamujore e realizoi këtë tubim shkencor ndërkombëtar me përkrahjen financiare të Ministrisë së Kulturës, MKRS.

Shënim 2: Kryesia e Shoqatës u dha certifikata të gjithë hartuesve të kumtesave, kurse mirënjohje u dha: dr. Sulejman Ugljaninit, Mirsad Djerekarcit, őmer Ok Bibiçit, Marko Losh Marashit, Fehim Feriz Sallkut, Fazli Hajrizit, Fitim Veliut, shoqatës “Sali Çekaj”, Pfafenhofen, Gjermani, për ndihmë në organizim, si dhe pesë anëtarëve të Këshillit Organizues të simpoziumit shkencor ndërkombëtar “Tjetërsimi i popujve josllavë në Sanxhakun e Pazarit  të Ri dhe në tërë Malin e Zi.”

Këshilli Organizues i simpoziumit shkencor ndërkombetar

Mr. Sc. Ismet Azizi, kryetar i Shoqatës

Ali Daci, anëtar i KO-së

Dr. Sc. Genc Prelvukaj, anëtar i KO-së

Dr. Sc. Nail Draga, anëtar i KO-së

Prof. Dr. Zymer U. Neziri, përgjegjës i KO-së

Raporti u dorëzohet edhe

Kryesisë së Shoqatës

Arkivit të Shoqatës

Prishtinë, më 10 dhjetor 2024 (ZUN)

Instituti Albanologjik

Prishtinë, më 6.12.2024

Next Post

Omer Ok Bibiç, nga mërgata shqiptare e Sanxhakut në Izmir, Turqi!

Popular Posts

Aktuale

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

by Ismet Azizi
27 Prill 2025
0

 By ARTUR VREKAJ: “The first Albanian arrived in America in 1886, and, a century later, Albanians found their voice in...

Read more

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

U zemlji pokolja na Kosovu

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English