E shtunë, 10 Maj, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Uncategorized

IBER  QOSJA  NACIONALISTI  SHQIPTAR I PESHTERIT I PUSHKATUAR PA GJYQ NGA HORDHIT KOMUNISTE SRBO SLLAVE

by Ismet Azizi
5 Janar 2019
in Uncategorized
0
0
SHARES
9
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Pas përfundimit  të Luftës së parë Botërore u formua Mbretëria Serbo –Kroate dhe Sllovene. Në këtë mbretëri krejtësisht sllave shqiptarët dhe as boshnjakët nuk gëzuan as të drejtat   njerëzore,  politike, ekonomike, kulturore e fetare, me një fjalë nuk i gëzuan të drejtat njerëzore. Përveç që nuk u trajtuan ashtu si duhet, shqiptaret e Kosovës dhe ata të Sanxhakut iu nënshtruan një  gjenocidi  sistematik të hartuar mire  nga  mbretëria e asaj kohe.

Related Posts

Kryetari i SDA së Sanxhakut për HAYAT: NËSE VAZHDON FAVORIZIMI I POLITIKËS SERBOMADHE APO KROATE, ATËHERË BdheH  DO TË ZHDUKET ( video)

NENAD ČANAK OTVORENO: Srbija je praktično priznala Republiku Kosovo

Fondacioni “Amaneti”, për herë të gjashtë përkrah vllezërit në Peshter të Sanxhakut

PREDSJEDNIK REPUBLIKE ALBANIJE, NJEGOVA EKSELENCIJA GOSPODIN ILIR META ODLIKUJE VELIKANE SANDŽAKA

Autor: Ali Daci, Rozhajë

Nikolla Pashiqi  për të qetësuar komitët (kaçakaët) e Kosovës dhe të Sanxhakut me një herë  kishte ngarkuar me punë  kryeçetnikët e asaj kohe siç ishte Kosta Millovanoviq i njohur si Kosta Peçanac. Në Sanxhak në atë  kryengritësve u printe Isuf Mehonjiqi i cili ua kishte sjellë telashe xhandarëve të mbretërisë në fjalë. Në atë kohë përkrah Mehonjiqit luftonin edhe grupet e kaçakëve të asaj kohe të prirë nga burra të mëdhenj e atdhedashës siç ishin Hysen Boshkoviqi nga katundi Moaç afër Taslixhes (Plevles së sotme) pastaj  imami Agan Kojiqi nga Plava e Isuf Laliqi nga Gucia e këta të fundit me sukses  kanë  bashkëpunuar më Lëvizjen Kaçake të  Kosovës dhe atë Shqipërisë. Bashkëpunim të mirë kanë pasur me Bajram Currin dhe luftëtaret tjerë të lirisë edhe Feriz Sallku e  Rekë Bisheva nga Tutini e Rozhaja.  Duhet cekur se këto grupe apo formacione vullnetare qenë formuar për arsye të mbrojtjes së popullit nga çetniket serbo-malazez. Edhe pse lufta kishte përfunduar forcat çetnike malazeze kishin okupuar Sanxhakun dhe   në rrafshnaltën e Peshterit kishin shkatërruar 150 fshatra shqiptaro-boshnjake dhe kishin vrarë mbi 1500 persona si dhe një numër të konsiderueshëm të kësaj popullate e kishin shpërngul drejtë fshatrave të Bjello Polës, ku asimilimi do të ishte i pashmangshëm. Për realizimin e kësaj fushate kundër shqiptarëve në Sanxhak, nga Kosova shpesh kanë arritë edhe dhe kanë bërë krime grupet çetnike dhe ushtar e oficer serbo-malazez të cilët bashkëpunonin me Kosta Peçancin. Në këto kushte torture dhe mjerimi po rritej Ibër Qosa nga Braçaku i Peshterit. Nuk duhet harruar në këtë rast të ceket edhe “Reforma agrare” e cila goditi me të madhe fushën e Peshterit e që politika serbomadhe e aplikoj me dhunë dhe përdorim të jashtëzakonshëm të forcës. Dihet mirë që Kral Aleksandri dhe Nikolla Pashiqi  pasanikëve kosovar u ka marr tokat dhe aty i ka sjell mbi 60.000 kolon serb nga Lika dhe Hercegovina, si dhe malazez nga shkrepat e shkretëtirat e Malit të Zi, ndërsa  shqiptarët kanë përjetuar një egzod  drejt Turqisë dhe vendeve tjera. Pushtuesit duke vërejtur së Iber Qosa kishte respekt dhe popullaritet  në krahinën e Peshterit, në zgjedhjet e pranverës së 1937 ai emërohet deputet për krahinën e Sanxhakut dhe njëherit merr ne dorë komunën e Suhodolit ( Lugu i thatë shënim i A.Daci) post të cilin e mban me shumë përgjegjësi deri në  fillimin e Luftës së Dytë Botërore.  Në garë për të fituar postin e kryetarit të komunës së Ibra kishte  mulla Rashidin nga Gjelekari. Kuvendi me shumicë votash zgjodhi  Ibër Qosen kryetar komune. Në atë kohë kjo komunë bënte pjesë në Banovinën e Zetës pasi që serbet herët kishin menduar se si ta ndanin popullin e Sanxhakut nën administratën serbe e që kishte për qëllim asimilimin dhe shfarosjen e kësaj popullate autoktone shqiptare.

Lufta e Dytë Botërore   

Kapitullimi i Jugosllavisë dhe pushtimi i saj nga forcat naziste dhe ato fashiste shpejt e sjellin edhe pushtimin e Sanxhakut. Krahina e Sanxhakut në fillim të luftës së Dytë Botërore ka qenë e ndarë në disa zona okupuese. Ustashet në Sanxhak kanë qëndruar vetëm katër muaj dhe në gjithë territorin e Sanxhakut  ka sunduar Gjermania dhe Italia. Vija e demarkacionit është tërhequr dhe kështu pjesën më të madhe të Sanxhakut e ka pushtuar Italia. Kështu nën qeverisjen italiane ishin Biello Pola, Plevla, Berana, dhe Andrievica dhe si zonë e interesit për italianet përfshiheshin edhe nënprefekturat e Prefektures së Pejës siç ishin Plava, Gucia dhe Rozhaja. Në Zonën okupuese italiane dhe në kuadrin e Shqipërisë Natyrale hynë edhe Tutini, Sjenica dhe i tërë Peshteri. Në këtë rast rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe policia dhe njësitë vullnetare shqiptare. Gjermanet kanë kontrolluar Pazarin e Ri me rrethin, rrethinë kjo që i ishte bashkuar atë kohë Mitrovicës dhe gjithë Kosovës. Në gjysmën e dytë të vitit 1941 në Prefekturat e nënprefekturat e shtetit shqiptar ishte formuar edhe policia  shqiptare dhe njësit vullnetare për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare të cilën e përmbante Italia. I tërë Sanxhaku pothuajse qeverisej nga shqiptaret e italianet pos Pazarit të Ri me rrethinë që kontrollohej nga gjermanet. Të gjitha njësitë vullnetare kishin për qëllim mbrojtjen e fshatrave dhe gjithë krahinës së Sanxhakut nga cilat do forca sllave varësisht bindjeve të tyre politike, qofshin ato çetnike apo partizane. Kështu vullnetari shqiptar i Sanxhakut gjatë kësaj kohe e kishte pushkën pa rrip pasi që ajo i duhej për çdo çast. Të gjitha këto njësi kanë pas karakter mbrojtës dhe kanë pas oficeret dhe ushtaraket e vet komandues të emëruar nga vet  pjesëtarët e tyre. Zakonisht zgjidheshin më trimat dhe ata me përvojën ushtarake të arritur në ushtritë pushtuese ose të edukuar ushtarakisht në shkollat ushtarake turke. Këtë fat e kanë pas edhe djemtë dhe baballarët trima të fushës së Peshterit siç ka qenë edhe Ibër Qosa i katundit Baraçak në komunën e  Leskoves që ishte nën prefekturën e Tutinint. Njësitet vullnetare janë dalluar nga ato të formacioneve policore si nga ana organizative ashtu edhe nga ana e grupimit nacional. Kështu njësit vullnetare kanë qenë etnikisht të pastra shqiptare dhe kanë shërbyer kryesisht në fshatrat e veta,janë ushqyer në familjet e tyre dhe kanë mbajt armët kryesisht personale. Ndërkaq njësit policore që ishin formuar  nga  okupuesi nën moton për luftë anti komuniste ishin të përziera sa i përket strukturës nacionale dhe të uniformuara e të armatosura mirë dhe shërbenin me pagë. Njësit vullnetare janë formuar në gusht të vitit 1941 nga pushteti shqiptar dhe gëzonin autoritet në popullatën e asaj ane. Duhet potencuar se këto forca për tri vjet rresht nuk kanë lejuar që forcat çetnike të prira nga Drazha Mihajlloviq të bëjnë spastrime etnike dhe masakra në Fushën e Peshterit dhe ne Sanxhak. Ibër Qosa me të formuar këto njësi vullnetare ai u rreshtua në krye të tyre pasi që edhe i takonte për kah pozita që kishte  si kryetar i komunës së Suhodolit. Pozita që  kishte fituar me vullnetin e popullit të Sanxhakut atij i dha epitetin e komandantit të përgjithshëm të kësaj zone. Meqë njihej nga jo shqiptaret ai ishte i rrezikuar që të qëndronte në komunë si komandant. Ibra me një grup shokësh i vishet malit. Grupet e luftëtarëve që mbanin epitetin e Kapuç Bardhëve.  Plis Bardhet i kishin venë vetes detyrë që të mbronin nga forcat sllave  në radhë të parë pragun e shtëpisë dhe krahinën e Sanxhakut si territor i shtetit shqiptar. Komandanti Ibër Qosi po vepronte me mençuri. Ai ishte figurë emblematike e qëndresës së shqiptareve dhe myslimaneve te Sanxhakut. Pasiqe nuk kishte besë te madhe me Italianet dhe Gjermanet e që thoshte se pushtues te mire nuk ka, Iber Qosi lëshon Sanxhakun dhe iu bashkëngjitet forcave djathtiste në Kosovë. Ai se bashku kishte marr edhe familjen e vet në Kosove. Ishte strehuar tek familja e Halit dhe Arif Elshanit në katundin Saradran të Istogut. Meqenëse lëvizja kaçake  e Podgurit ishte ne kulm Ibra me shokë u bashkohet këtyre njësive çlirimtare.

Pushtimi i Tutinit dhe “amnistia” për shqiptaret

Pasi që forcat aleate kishin depërtuar thellë ne Sanxhak, Italia ishte tërhequr dhe forcat vullnetare ishin dobësuar dhe larguar ne drejtime te ndryshme, në Tutin hyjnë forcat partizane. Vendosin administratën me dhune dhe fillojnë përndjekjet ndaj forcave vullnetare dhe policisë shqiptare të asaj kohe. Meqenëse shqiptarët nuk iu bashkëngjiten komunisteve dhe i çmonin si okupator, shumica e tyre delen kaçak dhe ikën për Kosovë e Shqipëri, atje ku mendohej së qëndresa ishte me e madhe. Pushteti i ri partizan  duke mos gëzuar autoritet në popullsinë e Sanxhakut,në Tutinë  për kryetar komune kishin  emërtojnë  romin Selim Habiboviq. Habiboviqi vjen në kryesin e komunës pas Avdyl Qosit, që ishte një kushëri i Ibrës e të cilin e kishin emërtuar pushteti i atëhershëm serb pasi që Ibra ishte larguar përfundimisht nga Tutini e Suhodoli .

Vet Haso Qoroviqi ka deklaruar së Ibrën forcat partizane dhe UDB-ja serbe e po e kërkonte gjithandej Fushës së Peshterit. Gjatë kësaj kohe bashkëluftëtarët e Ibrës po strehoheshin gjithandej maleve te Bishevës e Rozhajës. Pasi që komunistet e siguruan pushtetin për kryetar të komunës së Tutinit në pranverën e vitit 1946 vjen punëtori i UDB-së Radomir Mirkoviq kurse në krye të UDB-së emërtohet gjakpirësi Momo Bojoviq. Në gushtin e vitit 1946 dhëndri i Ibros Rusho Hoxhiq nga Naboji ka kontaktuar Ibrën dhe e ka siguruar atë që të vinte dhe të dorëzohej në “besë” tek partizanet komunist pasi që ata kishin shpallur “ amnisti “ për të gjithë kundërshtarët politik të asaj ane. Ibër Qosi i bindet dhëndërrit dhe vendos të kthehet në vendlindje. Vet Haso Qoroviqi ka deklaruar se Ibrën e kishte takuar në ndërtesën e komunës në Suhodol dhe pastaj në Tutin. Posa e kam parë Ibër Qosin në një zyre te komunës i kam thënë se kishte ardhë herët duke e bërë me dije së amnistia nuk do të vlente për të dhe për shokët e tij. Momo Bojoviqi kryeudbashi i Tutinës urdhëron punëtorët e UDB-së që ta lidhin Ibrën i cili kishte ardhur në “besën e partisë komuniste “ aty. Qoroviq thotë se kurrë më se ka parë Ibrën. Atë  e marrin dhe e burgosin në Tutin. Meqenëse Ibër Qosa u pre ne besë, jo nga dhenderri por nga pushteti i atëhershëm antishqiptarë  ai vendos që për pikë dite te thyej derën e burgut dhe të ik. Sipas dëshmitarëve të asaj kohe dhe sipas deklaratës se Haso Qoroviqit, zyrtar në komunën e atëhershme të Tutinës, Ibra kapet ne ikje e sipër nga një spiun i asaj kohe pak pa arritur në malet e Tutinës. Tutiq Vehbo ishte fatal për Ibrën. Ai e zuri dhe partizanet e kapen. E kthyen në burg Ibron dhe të nesërmen u dëgjua lajmi së Ibër Qosa kishte vdekur. Kështu i shpallnin komunistet të vdekur armiqtë e tyre politik  pasi që natën i kishin pushkatuar dhe groposur diku në malet e Tutinës. Ai u pushkatua pa gjyq si shumica e kundërshtarëve të komunizmit të asaj kohe. Vrasja e tij ishte humbje e madhe për Sanxhakun dhe shqiptarët e atjeshëm.

 

Next Post

Komshiq: “Bosnja nuk ndërhyn në raportet tuaja me Kosovën e Shqipërinë”

Popular Posts

Aktuale

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

by Ismet Azizi
27 Prill 2025
0

 By ARTUR VREKAJ: “The first Albanian arrived in America in 1886, and, a century later, Albanians found their voice in...

Read more

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

U zemlji pokolja na Kosovu

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English