Ibrahim Dresheviq në listën e Bernard Challandes për dy duelet e rradhës të Kosovës na muajin mars ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë
Por, kush është Dresheviq?
Ibrahim Dresheviq është i lindur më 24 janar të vitit 1997 në Suedi nga dy prindërit shqiptarë nga Mali i Zi.
Karrierën e ka nisur te ekipi lokal Norrby për të kaluar më pas te Elfsborg ku për tri vite pati 31 paraqitje.
Aktualisht Dresheviq është pjesë e skuadrës holandeze Heerneven, ku u transferua në janarin e këtij viti dhe luajti në gjashtë ndeshje.
Ai ka qenë pjesë e kombëtares suedeze për grupmoshat U17 dhe U19.