E shtunë, 19 Korrik, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Aktuale

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skendo”

by Ismet Azizi
19 Korrik 2025
in Aktuale, Historia
0
0
SHARES
2
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Rubrika “Letrat e Mid’hat Frashërit”, me personalitete të shquara shqiptare dhe te huaja, modele te komunikimit intelektual dhe perla te mendimit atdhetar, politik, filozofik, historik, diplomatik, kritik, polemik, estetik, social, ekonomik, dashuror.

Related Posts

Mërgata Shqiptare sot është e parcelizuar në organizata

Šerbo Rastoder: Masakra e Tivarit dhe e vërteta e pathënë për shqiptarët dhe boshnjakët

ZAŠTO NIŠANI NA ALBANSKOM U SANDŽAKU NISU POSTAVLJENI!?

Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Letër nga Tirana

Tiranë, 12 janar 1922

Ne kemi pasur ditë të tensionuara këtu në Shqipëri, megjithëse ndryshimet e qeverive kanë ndodhur me qetësi dhe pa ndonjë shqetësim. Ekzagjerimet e agjencive, të cilave nuk u mungon fuqia e imagjinatës, na bëjnë të buzëqeshim këtu.

Tani, domethënë që prej 22 dhjetorit të kaluar, ne kemi një qeveri, e cila gëzon besimin e plotë të parlamentit. Z. Xhafer Ypi, presidenti aktual i Këshillit, është i diplomuar për drejtësi, një njeri me përvojë dhe vullnet të mirë dhe ai e ka rrethuar veten me kolegë të mirë.

Kabineti i Hasan Prishtinës, i cili kishte vetëm një jetë kalimtare (dritëshkurtër) nga 7 deri më 12 dhjetor, ra si rezultat i demonstratës unanime, por shumë të qetë dhe dinjitoze, që shpërtheu kundër saj.

Në të njëjtën kohë me kabinetin, ne kemi gjithashtu një Këshill të Lartë të ri, të përbërë nga katër anëtarë, të cilët zënë vendin e shefit të Republikës. Ky Këshill u zgjodh në mbledhjen kombëtare të Lushnjës (25 janar 1920), nga i cili, për më tepër, ka dalë kushtetuta aktuale e Qeverisë Kombëtare shqiptare. Kështu që të katër anëtarët e Këshillit qëndruan në pushtet për dy vjet. Ata që i zëvendësojnë ata, janë : Omer Vrioni (mysliman), Anton Pistuli (katolik), Sotir Peci (ortodoks) dhe Refik Toptani (mysliman).

Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve për kufinjtë shqiptarë solli qetësinë në vend. Serbët evakuan të gjitha zonat, që i kishin pushtuar qysh nga armëpushimi dhe tërheqja filloi pa ndonjë incident, pavarësisht humorit të keq e të panevojshëm të shfaqur nga Zyra e Shtypit të Beogradit.

Së shpejti kufiri shqiptaro-serb do të fiksohet në terren. Fatkeqësisht, grekët nuk u janë përgjigjur ende dy shkresave që Konferenca e Ambasadorëve dërgoi në Athinë për evakuimin e disa zonave të pushtuara në Shqipërinë e Jugut, që nga maji i vitit 1920, d.m.th. që nga largimi i trupave franceze nga Korça. Ne jemi duke pritur për këtë evakuim nga dita në ditë.

Sidoqoftë, asgjë nuk ka ardhur, për të prishur marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët e saj dhe, për mendimin tim modest, Agjencia e Athinës gabohet që lëshon “urbi e orbi” lajme mbi praninë e kemalistëve në Shqipëri dhe të ashtuquajturat intriga kundër Greqisë. Jam i bindur që nuk ka asnjë lidhje midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe se nuk është Tirana, që grekët duhet të kërkojnë Kemalistët.

Është një fakt i sigurt, pra, ai i vullnetit të mirë të shfaqur nga shqiptarët, për të qëndruar në kushtet e korrigjimit më të sjellshëm me popujt fqinjë. Shqipëria dëshiron të jetë e paanshme dhe të mbajë neutralitetin në çështjet e Ballkanit.

Nëse simpatia e shqiptarëve shkon, kur bëhet fjalë për çështje të përgjithshme, drejt brigjeve të Senës, kjo është një shfaqje e natyrshme e prirjeve të këtij populli, sesa një fakt politik. Kështu ardhja e Z. Monbouyran, drejtor i liceut francez-shqiptar në Korçë, ishte një festë e vërtetë për banorët e qytetit. Unë ju thashë në letrën time të fundit për përparimin që ka bërë kjo shkollë dhe rëndësinë që ajo ka marrë, veçanërisht që nga mbyllja e shkollave greke, një mbetje e regjimit turk. Z. Monbouyran gjithashtu do të japë mësime të gjuhës dhe letërsisë frënge. Gjithashtu kërkohen dy mësues të tjerë dhe ne shpresojmë që ata të arrijnë së shpejti. Misioni laik francez që rekomandoi z. Monbouyran në legatën shqiptare në Paris, meriton mirënjohjen e shqiptarëve.

Duke folur për shkollat, është e pamundur të mos përmendësh atë që sapo është krijuar në Tiranë me ndihmën e Kryqit të Kuq Amerikan (Junior Red Cross); është një shkollë arti dhe zejtarie (Vocational School) e mirëmbajtur në mënyrë të barabartë nga C.R.A. (Kryqi i Kuq Amerikan) dhe nga shteti shqiptar. Ajo tashmë ka 67 nxënës dhe makinat e të gjitha llojeve (përfshirë një makinë telegrafike pa tel) sapo janë instaluar.

C.R.A. i ka dhënë gjithashtu shërbime të mëdha Shqipërisë së re, nga pikëpamja e shëndetit dhe e arsimit fillor, me spitalet, shërbimin mjekësor dhe shkollat e saj, gjë që shpjegon prestigjin që gëzon gjithçka që është amerikane në brigjet e Adriatikut.

Nëse ju flas për këtë në këtë letër, e bëj për të tërhequr vëmendjen e lexuesve të “Franc-Orient”, të cilët kanë në zemër interesat e Francës dhe t’u sugjeroj atyre idenë e përfitimit të shembullit që na japin amerikanët. Gabojmë, mendoj, të mos interesohemi në qarqet zyrtare të Parisit dhe të Shqipërisë dhe të neglizhojmë një terren kaq të mirë, i gjithi i bërë dhe i përgatitur për ndikimin moral të Francës republikane dhe të drejtë.

Në Tiranë, prej disa kohësh kemi takuar njerëz që kanë ardhur për biznes: italianë, amerikanë, anglezë; por unë ende nuk kam pasur befasinë e këndshme të takimit me një francez. Dhe Zoti e di sa i mirëpritur do të ishte një francez.

Sulo KENDOM

Popular Posts

Aktuale

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skendo”

by Ismet Azizi
19 Korrik 2025
0

Rubrika "Letrat e Mid'hat Frashërit", me personalitete të shquara shqiptare dhe te huaja, modele te komunikimit intelektual dhe perla te...

Read more

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skendo”

TAKIMET E HOTIT TË KUJIT DHE FESTIVALI VII I LAHUTËS

Mërgata Shqiptare sot është e parcelizuar në organizata

NË ROZHJË PROMOVOHET VËLLIMI I SHTATË I “LIBRIT TË BARDHË TË VIKTIMAVE TË SANXHAKUT” – NDARJA E PLAKETËS SË ARTË PËR ISMET AZIZIN

Šerbo Rastoder: Masakra e Tivarit dhe e vërteta e pathënë për shqiptarët dhe boshnjakët

“Stara Srbija”: Ideološki instrument isključenja Albanaca iz historijskog pamćenja

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English