E diel, 11 Maj, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Kultura Kroaci

Isa Boletini – shqiptari që ngjallet gjithmonë

by Ismet Azizi
2 Janar 2020
in Kroaci
0
0
SHARES
96
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Ja ç’thoshin të huajt për heroin kosovar në vitin 1912, kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë.

Related Posts

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

DEVETNAESTI I POČETAK DVADESETOG VEKA (V poglavlje )

Më 21 janar mbushen 80 vite  nga  ekzekutimi i Aqif Blytës nga OZNA

Studim i rëndësishëm për për historinë e shqiptarëve që vazhdojnë të jetojnë në territoret e Sanxhakut!

Një gazetar italian në Vlorë i mori Isa Boletinit një intervistë të rrallë. Përkthyes ishte Luigj Gurakuqi

Në Kosovën verilindore serbët u pritën me rezistencë nga Isa Boletini, një 48-vjeçar nga Mitrovica, mjaft i respektuar në popull. Isa Boletini i Kosovës në parlamentin osman, emri i të cilit në gazetat e huaja shkruhej Issa Boletinaz, kishte famën si njeriu me shumë shpirtra. Sepse elimini, madje kokëprerja e tij ishte njoftuar disa herë dhe po aq herë ai ishte ngjallur. Aq e vërtetë ishte kjo, saqë Isa, siç thirrej në Kosovë, ia detyronte famën më tepër vdekjeve të tij të shpeshta, sesa bëmave në jetën prej luftëtari, shkruan FMimages.net

“Në qoftë se do të kishte pasur mundësi të lexonte gazetat në pyjet e Kosovës, ai do ta kishte prekur kokën disa herë me duar, për ta ndierë që ajo ishte ende aty, mbi shpatullat e tij të drejta”, shkruante një gazetë italiane nën titullin “Lo schipetaro che resuscita sempre” (Shqiptari që ngjallet gjithmonë).

isaBoletini

Intervista e Benedéttit me Boletinin nuk është e lehtë, sepse Isa nuk ka dhënë ndonjëherë intervistë në jetën e tij. Veç kësaj, meqenëse Isa nuk flet ndonjë gjuhë të huaj, ajo bëhet me përkthyes, që në këtë rast është Luigj Gurakuqi. Para se të fillojë, Isa rregullon plisin e bardhë mbi kokën e rruar, nga i cili çuditërisht i del një xhufkë flokësh:

“Të kisha pasë nji muej kohë me u përgaditë, marshi i serbëve nuk do të kishte qenë edhe aq i lehtë. Do ta kisha mbrojtë çdo pëllambë tokë dhe n’rastin ma t’keq, do ta kisha lëshue vetëm pasi t’kisha luftue fort. Europa dhe shtetet e Ballkanit nuk duhet me harrue se vetëm shqiptarët dhe njerëzit e mij patën forcën me i rezistue fuqisë së tmerrshme t’xhonturqve”.

“Ky pushtim i ri nuk do t’na ligshtojë. Kam luftue prej vitesh për pamvarsi kundra turqve dhe nuk kam ndërmend me hjekë dorë sa të jem gjallë. Në daç qofshin serbët, grekët ose turqit, për ne nuk ka hiç randësi. Ne në viset tona jena mundë, por nuk jena nënshtrue. Po nuk na i njoftën të drejtat, do të vazhdojmë me luftue kundra serbëve, malazezve, bullgarëve dhe grekëve me po aq kokfortësi qysh luftuem edhe turqit. Tash jena tue pritë me pushkën te kamba se kem besim te drejtsia e botës së qytetnueme”.

Fjalitë e Isës janë të ngadalta dhe plot pauza, sepse mjeti i tij kryesor i oratorisë është pushka dhe jo fjala. Pasi pushon pak për t’i zgjatur një cigare Benedéttit, ai vazhdon:

“Tash nuk jam tue luftue. Betejën e fundit e kam ba me serbët nja pesë javë ma parë rreth Prishtinës, por nuk kam pasë qëllim tjetër veçse me e çelë nji shteg në mes ushtrisë pushtuese për me mujtë me ardhë në Vlonë. Do t’i kthehem jetës së malit në koftë se Shqipnisë nuk i njifen të drejtat. I kam boll dhetëmijë burrat e mij për mos me i lanë rahat pushtuesit për shumë vjet”.

Isa duhet të jetë sforcuar shumë që foli kaq gjatë, sepse pas këtyre fjalëve ai bie në një heshtje prej varri. Benedéttit ai i duket i ngadaltë në lëvizje dhe trupin sikur e mban pak shtrembër, të anuar nga e djathta. Por Gurakuqi thotë se Isa kështu e anon shtatin dhe kjo dihet nga të

gjithë. Sa u përket lëvizjeve, vazhdon Gurakuqi, Isa e tregoi fort mirë gjatë marshimit të fundit sesa i përkulshëm ishte trupi i tij prej çeliku, duke i ikur rrethimit të një batalioni serb nga kodra në kodër.

Isa i lë një përshtypje të thellë intervistuesit. Me gjithë pamjen e ashpër, tregon Benedétti, Isa Boletini zotëron një finesë diplomatike të jashtëzakonshme dhe e kupton se cili është misioni i tij historik. Me luftëtarët e tij, ai nuk do t’i lërë kurrë në paqe pushtuesit e rinj. Vërtet shqiptarët kanë besim te mençuria politike e Ismail Qemalit, shkruan Benedétti, por ata e dinë se duhet të mbështeten mbi të gjitha te njerëzit e veprimit. Prandaj, Isa Boletini është në këtë çast një paralajmërim i përhershëm për gjykatësit e fateve të Shqipërisë.

Next Post

Sulejman Ugljanin: Teror nad Bošnjacima i Albancima nije prestao

Popular Posts

Aktuale

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

by Ismet Azizi
27 Prill 2025
0

 By ARTUR VREKAJ: “The first Albanian arrived in America in 1886, and, a century later, Albanians found their voice in...

Read more

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

U zemlji pokolja na Kosovu

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English