Lufta në mes Austro-Hungarisë dhe Turqisë, e njohur si Lufta e Vjenës, e cila ka zgjatë nga viti 1683 deri në vitin 1699, ka shkaktuar ndryshim të madh në strukturën etnike të popullsisë së Sanxhakut. Lufta ka shkaktuar shumë viktima dhe shkatërrime, ku si rrjedhojë pason shpërngulja e popullsisë së Sanxhakut në shumë drejtime. Në drejtim të Bullgarisë dhe Azisë së Vogël është shpërngulur popullsia e besimit islam. Popullsia katolike e fisit Kelmend është shpërngulur në drejtim të veriut në Srem [1] dhe është vendosur në fshatrat: Hrtkovci, Nikinci, Pllatiqevo dhe Jarak. Një degë e të shpërngulurve në drejtim të Shumadisë dhe është vendosur në fshatin Rudnik. Në këtë fshat është vendosur gjyshi i Karagjorgjes, Jovan (Xhon ) Marash Klimenti(Kelmendi)[2].
Ismet Azizi
Ekzistojnë kontradikta në lidhje me origjinën Karagjorgjes. Burimet serbe thonë se Gjorgje (Gjergji) Petroviq (Pjetri) ka prejardhje malazeze nga fisi Vasojeviq. Atje ka lindur gjyshi i Karagjorgjës (Gjergji i Zi), Jovani ( Xhoni) dhe katër vëllezërit e tij. Dy nga të tjerët u shpërngulën në Serbi. Jovani ( Xhoni) me bijtë e tij Petrin (Pjetrin) dhe Mirkon u vendosën në fshatin Vishevc, qarku i Lepeniçkit të Kragujevcit. Karagjorgje është djali i Petrit dhe i ëmës Marica (Maria).[3]
Autorët në librin “Historia e fshehtë -Karagjorgjët” (“Sakrivena istorija – Karađorđevići”) me të dhëna të argumentuara kanë sistematizuar prejardhjen e familjes së shenjtë sunduese nga fisi Kelmend (Kliment siç thonë ata), nga veriu i Shkodrës, nga e ashtuquajtura Shqipëria e Epërme apo Shqipëria e Lartë. Të dhënat arkivore vërtetojnë se për prejardhjen e tyre kanë pasur njohuri të shkëlqyeshme edhe vet Karagjorgjët. Edhe më tepër, mbreti Petar i Parë dhe prinici Pavle i cili më së shumti hulumtoi, nëpërmjet hulumtuesve të tij, të cilët i pagoi oborri mbretëror.
Bashkë autor të këtij publikimi janë gazetari i kompanisë “Novosti” Milorad Boshnjak dhe hulumtuesi i pavarur Slobodan Jakovleviq, ndërsa bashkë botues janë shtëpitë botuese “LIO” dhe “Dositej” nga Gornji Milanovci. [4]
Një burim tjetër thotë se Karagjorgje ishte i biri i Petrit dhe nip i vojvodës Jovan (Xhon) Mrshiq (Marash) Klimentit (Kelmendi). Babai i Gjorgjës Petar Jovanoviq Klementi u shpërngul nga Kelmendi i Malësisësë Shqipërisë dhe u vendos në Malësinë e Sanxhakut dhe më pas në vitin 1756 në rrethin e Kragujevcit. Aty i ka lindur djali i tij Gjorgje (Gjergji). Pra, nga këto fakte del që shqiptari i konvertuar në ortodoks dhe i serbizuar, është themelues i dinastisë sunduese serbe. Para se të arrijë në këtë pozitë të lartë, ai kishte ekzekutuar në Ostruzhnicë, në rrethana të tmerrshme të atin e tij, e më pas në Topolla edhe vëllaun e tij.
Karagjorgje, udhëheqësi i kryengritjes së I-rë Serbe të vitit 1804, pas thyerjes së kryengritjes, largohet nëpërmes Zemunit në Austro-Hungari. Pas katër viteve në mërgim, udhëheqësi përsëri vjen në Serbi (1817), ku edhe përfundon tragjikisht. Ai u vra me urdhër të rivalit të tij Millosh Obrenoviq, i cili në këtë mënyrë është përpjekur të arrij favore te autoritetet turke. [5]
Autorët e librit “Karagjorgjeviqët – historia e fshehur” i referohen “Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine” të vitit 1910, Nr 22, në të cilin thuhet se një pjesë e fisit Kliment (Kelmend) ka arrit rreth vitit 1737, në rrethinën e vendbanimit Rudnik, gjatë tërheqjes së ushtrisë austriake nga Sanxhaku.
Aty thuhet se në atë kohë arritën rreth 500 familje shqiptare të cilët ishin “shtatshkurtër, të vrazhdë dhe mizor”, të cilët mezi flisnin serbisht, donin blegtorinë dhe ishin me karakter të qëndrueshëm.
Autorët, Bosnjak dhe Jakovleviq veçanërisht i referohen veprave të Andrija Luburiqit, të cilat janë të botuara në vitin 1937, në të cilat potencohet se fisi ortodoks i Kelmendasve feston Shën Klementin e Romës, të cilën festë, gjoja se e kanë kremtuar edhe Karagjorgjët.
Autorët argumentojnë se këtë festë e kanë festuar Kragjorgje, biri i tij Aleksandri dhe nipi Petri, i cili “papritmas, në Cetinjë mohojë “krsne slave” (“kryqëzimin e shenjtë”) .
Ata, Boshnjak dhe Jakovleviq, pretendojnë se Mbreti Petri e dinte origjinën e paraardhësve të tij. Mandej mbreti Petri kishte vlerësuar lart ndihmën që i ofruan Kelmendasit, gjatë tërheqjes së ushtrisë serbe nëpër Shqipëri në fillim të Luftës së Parë Botërore. Sipas tyre Kelmendasit e konsideronin mbretin serb pasardhës të tyre.[6]
Këtë fakt më së miri e ka përshkruar Dr. Jovan Tomiq, profesor në Universitetin e Beogradit, mik i madh i Peter Karagjorgjeviq. Ai, studentëve të tij këtë të vërtetë ua ka prezantuar dhe nga ta ka kërkuar ta mësojnë këtë histori. Megjithatë, historianët serb këtë të vërtetë mundohen ta fshehin nga opinioni.
Thuhet se kur u ekzekutua Karagjorgje, bashkë me te u ekzekutua edhe shoku i tij besnik Naumi, i cili nuk u nda nga ai. Prandaj, populli serb e kanë një thënie “besnik si Naumi”.
Mandej, ekziston edhe një shpjegim për “Naumin grek nga Argirorokastra”. Argirokastra është Gjirokastra në Shqipëri dhe se emri Naum nuk është i shpeshtë te grekët. Ndërsa te Shqiptarët është shumë i shpeshtë.
Se historianët serbë janë manipulator të shquar flet edhe një histori interesante për Konda Bimbashin. Fjala është për një shqiptar të dëshmuar dhe një mik i dëshmuar edhe nga serbët, i cili ka rrugën e vet në Beograd, por , që me shekuj fshehët origjina e tij shqiptare.
Petrit Imami, në librin e tij; Serbët dhe Shqiptarët ndër shekuj (Samizdat B92, 1998), për Kond Bimbashin thotë se ai ishte komandant i “trupave ‘Epirote’, shqiptar ortodoks nga Epirit”. Bile edhe historiani tejet i njëanshëm siç është Vladimir Stojančević, i cili në librin e tij botuar nga SANU në vitin 1994 shqiptarët i quajti Albanci ( jo Arbanasi apo Arnauti, I.A.), thotë: “nga beqarët në mesin e kryengritjes serbe ishte Kond-Bajraktari, shqiptari ortodoks nga kufiri i Toskërisë dhe Epirit”, dhe shton se me Kondon serbë të ikur ka “më shumë nga bashkatdhetarët e tij”. Një bashkëkohës i këtyre ngjarjeve, Llazar Arsenijeviq Batallaka, tha: “Unë kam njohur shumë të krishterë, në mesin e tyre, bullgarë, Greko-shqiptarë (Grkoarnauta) dhe Cincaroshqiptarë (Cincaroarnauta) që kanë mbetur me serbët kur Gushanac u largua nga Beogradi…”
Këto raste nuk janë të vetme. Kontribut Kryengritjes së Parë serbe i kanë dhënë jo vetëm shqiptarët, të ikur nga ushtria turke, por edhe disa fise të krishtera shqiptare (Kelmend, Grudë, Hot,..), ndërsa kryengritësit armët i kanë siguruar nga Rrafshi i Dukagjinit, të prodhuar kryesisht nga shqiptarët të përkatësisë fetare islame, kështu që një pushkë e gdhendur me emrin e mjeshtrit “Osman”, e cila ruhet në Muzeun e Kryengritjes së Parë serbe, mendohet se i përkiste Karagjorgjës.
[1] M. Kostič,” Arnautsko naselje u Sremu”,Juzna Srbuija, IV, Skoplje 1923
[2] Milord Bošnjak, Slobodan Jakovljević: Karađorđevići – sakrivena istorija, LIO, Gornji Milonovać, 2006. ISBN 86-83697-34-7
[3] Harun Crnovršanin, Nuro Sadiković, Sandžak porobljena zemlja, Zagreb, 2001.
[4] Milord Bošnjak, Slobodan Jakovljević: Karađorđevići – sakrivena istorija, LIO, Gornji Milonovać, 2006. ISBN 86-83697-34-7
[5] Dr. Jusuf Mulić, Velika Srbija, Muslimani i Bosna, Sarajevo, 2006
[6] (“Karađorđevići”, NIN nr. 2639)