“ Njeriu më i vjetër ballkanik dhe më konservativ dhe elementi i shëndoshë në Evropë, shqiptari, është i lidhur ngushtë me tokën, me traditën e vet të prapambetur, me fanatizmin fetar dhe me tokën më të frytshme dhe më të mirë në territorin tonë”
Me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Mbretërisë së SKS dhe vazhdimit të projetit për kolonizimit të Kosovës dhe planet për shpërnguljen e shqiptarëve.
Ismet Azizi
Ky vit shënon 100 vjetorin e themelimit të Mbretërisë së SKS, me këtë rast fillon menjëherë kolonizimi i Kosovës, Dukagjinit dhe i Maqedonisë me serbë malazezë dhe me banorë të tjerë sllavë , e që ishte detyrë me përparësi.
U bënë shumë studime , si : ai i Anton Melikut, “ Problemet e kolonizimit tonë të brendshëm”, vazhdon me Klubin Kulturor Serb i cili kishte preokupim kryesor Shqiptarët, i cili u themelua me 4 shkurt 1937 në Beograd, në prani të 70 personaliteteve , 23 profesorëve të Universitetit të Beogradit, 13 industrialistëve dhe tregtarëve, 6 ish ministrave, 5 avokatëve 3 arkitektëve 2 inxhinierëve , skulptor, bankierë, gazetarë dhe gjeneral etj.; mandej me ligjëratën e fshehtë të 7 marsit 1937, me titull “Shpërngulje e shqiptarëve” të Çubriloviqit.
Në ligjëratën “ Beteja për tokën në Serbinë jugore”, që u mbajt më 4 prill të viti 1938, inxhinieri Orestije Kërstiq, këshilltar në Ministrinë e Pyjeve dhe të Minierave, kur është fjala për pyje, paralajmëroi:” Këta shqiptarët e respektonin dhe e kuptonin edhe rëndësinë ekonomike të maleve. Fisi i ilirëve të lashtë, popull baritor, blegtor-nomad ose gjysmë nomad kështu është lidhur me pyjet tona as tronditjet më të mëdha nuk mund ta ndanin prej tyre; kështu që njësoj sipas dinariotët tanë askush nuk do të ishte në gjendje t’i ndante nga pyjet e veta. Lirinë e Malit të Zi dhe pastërtinë e fiseve e ruajtën malet. Malet janë kështjella të mëdha kombëtare. Forca e malit për ruajtjen e popullit po ashtu është e madhe si edhe forca e popullit”. Kërstiqi për shqiptarët konstaton: “ Njeriu më i vjetër ballkanik dhe më konservativ dhe elementi i shëndoshë në Evropë, shqiptari, është i lidhur ngushtë me tokën, me traditën e vet të prapambetur, me fanatizmin fetar dhe me tokën më të frytshme dhe më të mirë në territorin tonë”..
Më tepër në serbisht për Orestije Kërstiq