E diel, 11 Maj, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Historia

Koha e të sakatosurve mendërisht

by Ismet Azizi
22 Prill 2016
in Historia, Kultura
0
0
SHARES
31
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

 

Related Posts

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

U zemlji pokolja na Kosovu

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

 

Ese për librin Shtigjet e përgjakura të autorit Ali Daci,botuar në gjuhën malazeze “Krvave staze”

Botues   Ars Poetika, Prishtinë  2015.

E tëra le të mbetet e shkruar

Si një mësim,si një porosi

Për ata që do të vijnë pas nesh

Të gjitha këto na i thotë poeti

dëshmitari i kohës.

 

Ditët e Kurban Bajramit muaj mars 1999. Rozhajë.

Rrënjët e së keqes dhe  kontinuiteti i vazhdimësisë së tyre

Shkruan : Safet Hadroviq Vrbiçki

Me vite të ushqyer me epikën e mitit të Kosovës,madje edhe me vargjet e poetëve modernë: Sa ushtri para nesh ? aq tokë pas nesh , mençurakët  serbë të Akademisë se Shkencave, të kreut të Kishës serbe të Shen Savës , gjithanshëm të ndihmuar nga ushtria e atëhershme popullore  jugosllave  duke  pasuar projektet luftarake Ram dhe Toka e djegur “3 – Z”  të digjen , të robërohen,të theren serbisht zapaliti, zarobiti, zaklati);  të konceptuara fshehtësish  nga vet kreu ushtarak i viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ,me makinerinë e gjithëmbarshme të përcjellë në pikë të ditës nga vet qendra e Beogradit ,stolisu me kurora lulesh, ishte nisur në shkatërrimin e hapur të shtetit i cili atëbotë quhej Jugosllavi..

Prapa tyre, pas atij oktapodi të harbuar ,nga dita në ditë,nga muaj në muaj, nga viti në vit kanë mbetur fshatra të djegura e të shkretëruara, rajone të tëra, kanë mbetur qytete të rrënuara,kurse krimet bëheshin gjithnjë e më të mëdha dhe gjithnjë më të pakuptueshme për mendjen  e shëndoshë.

promocija Krvave staze

Kjo pamundësi mori edhe legjitimitet të heshtur prej politikës botërore perfide, e cila për  krimet e paimagjinueshme të bëra kundër boshnjakëve në Bosnje dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë kishte sjellë një vokabular politik e pastaj edhe juridik nocionin-spastrim etnik,sikur të ishte fjala për largimin e domosdoshëm  nga hapësirat e gjithëmbarshme shtetërore të dy shteteve Bosnjes e Kosovës të diçkaje të papastër dhe të pa shëndoshë,që duhej gjithsesi të spastrohej që të mos ekzistonte ,e jo se ishte fjala për gjenocid kundër popullit domicil, që kishin e kanë vazhdimësi miëvjeçare ,e që të vetmin faj kishin se ishin besimtarë islam

Ajo kohë me të drejt e quajtur si kohë e mallkuar -kohë e shpërthimit të çmendurakëve, për të cilët njeri nga prijësit e tyre të parë  Karaxhiqi nga Durmitori duke u lavduar kishte thënë mendimin blasfemik,se në atë mandatin e tyre edhe vet Zoti ishte serb,kohë kur ishte asgjë tjetër pos kohë e lulëzimit të së keqes,kohë e të sakatosurve mendërisht Kudo që kanë shkuar,e kanë shkuar kudo që kanë dashur dhe kanë bërë gjithë atë që u ka rënë ndërmend,pas tyre kanë mbetur  vetëm shtigje të përgjakur

Akti i fundit i tragjedisë se çmendurisë,fajtorë të se cilit janë  pjesëtarët aktivë të po asaj ushtrie jugosllave( atëherë Serbia dhe Mali i Zi nuk ishin të ndara)është bërë  gjatë atë pranverës  dhe verës se vitit 1999 kur iu zinin pritë,i ndjenin dhe me snajperë pamëshirshëm i vrisnin fëmijët, gratë dhe- fëmijët të cilët po nga ajo ushtri kishin ikur nga Kosova,duke lënë gjithë pasurinë e tyre,që si refugjatë të gjenin shpëtim në Malin  e Zi , i cili  atëherë,sipas deklarimeve të  zyrtarëve të saj nuk ishte në luftë

 

Vrasja e refugjatëve

Kidnapimet dhe torturat

Këto rrugë të zhgënjyerve  të cilët ëndërronin se me kapërcimin e Hajlës përplot borë dhe të bjeshkëve përreth  e do të gjenin strehim dhe shpëtim në Rozhajë dhe në fshatrat e saj përreth (shumica e tyre këndëjpari kishin familjarë dhe të afërm) u ujiten me gjakun e tyre të pafajshëm,u shndërruan në shtigje të përgjakura  siç dëshmon edhe libri me titullin e njejtë, n të cilën  si një dëshmi besnike  për kohën e mallkuar  dhe njerëzit e ligë,e përgatiti për botim dhe e publikoi  dhe duke e publikuar e ruan nga harresa publicisti Ali Daci.

Pa dyshim ky libër na dëshmon se  ë Fushën e Gilit ja në vrarë Faruk Murati nga Treboviqi,i cili kishte vetëm 18 vjet,trupi i të  ilit ishte masakruar..

është  vrarë edhe Arif Arifaj,i cili pa si që e kishte vendosur familjen  ë vendstrehimin kolektiv në Fabrikën e letrës  “Dekor” – Rozhajë ishte kthyer në bjeshkë që të kujdesej për bagëtinë . Kishte 4o lopë dhe viça. Ishte zënë nga ana e ushtrisë,ashtu që pas torturimit  ishte vrarë dhe hedhur në një gropë.

Libri dëshmon vrasjen e tre vëllezërve Rexhaj. Mehmetit, Ajetit dhe Hatemit ,të vrarë më 21 maj në afërsi të fshatit Ballotiq .

Libri na dëshmon për vrasjen e plakut Musa Rexhaj , i cili tërë jetën është marrë vetëm me bujqësi  dhe bagëti. Pra se ta rrahin së pari i kishin marrë 500 marka. E v ranë para syve të familjarëve ,duke mos lejuar as ta varrosin. Për disa  javë rresht askujt nuk i kanë lejuar që ti afrohet kufomës  që ta merrnin .Në atë grup të refugjatëve mes të cilëve ishte edhe plaku  Musa Rexhaj ,ishin 54 meshkuj-refugjatë. Të gjithë ishin zënë robër ishin dërguar në kazamatin e Andrijevicës ,ku ishin maltretuar e torturuar brutalisht -plotë 12 ditë e net. Libri na dëshmon për vrasjen e  Muhamed Bljakaj, kufoma e të cilit  gjindet më  13. Korrik  1999.. Libri na  dëshmon edh për vrasjen e plakut  Sadik Ramqaj, i cili ka vdekur me këmbë të lidhura bashkë me Ali  Beqirin, i cili po ashtu ka vdekë nga  tortura e ushtrisë Jugosllave , trupi i të cilit është zhdukur pa gjurmë.

Libri na flet për vrasjet në Hajlë ku snajperistët vranë sokol Lajçin, Ramë Lajçi dhe plaka Tane Husaj .Sokoli kishte vetëm 15 vjet,kurse Tane Husaj 7o vjet.

Libri na dëshmon për vrasjet brutale në fshatin Husaj,ku u vranë Labinot Kastrati,djalë i vetëm në mesin e 6 motrave . Kishte vetëm 14 vjet , MilazimPelaj .Plaka Namka Brahimaj ,Demiq,nënë e pesë fëmijëve e cila kishte plot 69 vjet

Janë vrarë:

Tre vëllëzërit Brahimaj Rexhepi,Mjurseli dhe Sherifi.

Libri na dëshmon për vrasjen : Afrim Gjuraj i Selim Kelmendi, të vrarë në   Bukelin e Epërm..

Libri na dëshmon për kidnapimin e 16 shqiptarëve nga ushtria -më 18 prill 1999

(më gjërësisht  faqe 108)

Libri po ashtu na dëshmon për burgosjen e tre meshkujve nga kushërinjtë Mavraj,të dy grave dhe të një fëmije gruaja dhe fëmija janë mbajtur për dymbëdhjetë ditë të burgosur në një kasolle bjeshke. Dauti, Aliu dhe Idriz Mavraj  janë mbajtur katër ditë e net të lidhur duar e këmbësh në borë nën kleka,duke i rrahur kohë pakohe e pastaj me xhip ushtarak i kanë dërguar në Novi Pazar. Me justifikim in se i kanë marrë si armiq të rrezikshëm të shtetit ku janë dënuar me procedurë të shpejtuar,pa avokat dhe porotë me nga 3o ditë burgim “.

” Gjatë 25 ditë qëndrimi në burgun e Novi Pazarit takohen edhe me shqiptarë tjerë të kidnapuar : Sabiti, Idrizi dhe babai i tyre nga Klina , dy të tjerë nga Mitrovica,që jetonin në Novi Pazar. (më gjerësisht faqe . 109).

Një vlerë e pamohueshme e këtij libri, së një dokument historik,që i referohet kohës së lulëzimit të se keqes, konsiston në faktin se krahas emrave të viktimave janë dhënë edhe fotografitë e tyre me shënimet e plota biografike…Libri përmban edhe faktin e pamohueshëm se ishte fjala për refugjatë,e refugjatët sipas të gjitha normave të së drejtës zakonore dhe atyre në fuqi të të gjithë popujt e civilizuar janë kategori e mbrojtur,janë ata të cilëve iu ruhet dhe mbrohet nderi,fytyra dhe jeta,e që fatkeqësisht me këtë rast nuk janë respektuar.

Po kështu libri përmban të dhënat e plota të dëshmitarëve të krimit:  emrat e tyre,fotografitë,dëshmitë. Libri përmban edhe emrat e kryesve të krimeve .Pra,libri Shtigjet e përgjakshme përmban të gjitha faktet e rëndësishme për nisjen e procedurës penale për krimet e ushtruara ndaj popullatës civile.

Me të gjitha këto fakte të pamohueshme janë njoftuar me kohë të gjitha subjektet relevante ndërkombëtare si dhe opinioni publik..

Procedura gjyqësore dhe mohim i krimit 

Të autorizuar nga familjet e nga të afërmit e   viktimave,avokatët : Velija Muriq, në emër të Komitetit të Juristëve për mbrojtjen  e së Drejtave e të Lirisë në Rozhajë dhe  Zenel Mekaj, nga Peja ,në emër të Këshillit për Mbrojtjen  e lirive e të  drejtave të  njeriut kanë paraqitur fletëparaqitje e parë penale Prokurorit Suprem Shtetëror të Malit të Zi-për prokurorin special,më 18 prill 2005. Plotësimin e denoncimit penal në adresën e njejtë e kanë paraqitur më 14 prill 2006.

Procedura është zhvilluar nder vite ashtu që fund të vitit 2013 të gjithë të akuzuarit për krime të bëra ndaj civilëve,janë liruar,sepse sipas fjalëve të gjykatësit Boshkoviq, ” nuk janë dëshmiuar pretendimet e akuzës”.

Një mohim i tillë i krimit nga gjyqtari i Gjykatës supreme të nj shteti,mumnd të formulohet vetëm si tallje dhe përqeshje e drejtë.

Libri si një dëshmi e pamohueshme për çmendurinë e një kohe

Duke e njohur si një njeri kombëtarisht të vetëdijshëm se çfarë duhet bërë pas të gjitha këtyre,publicisti Ali Daci ,që ta shkruante këtë libër për atë kohë të turpshme dhe për viktimat e pafajshme të bashkëkombësve të vet,ka pyetur dëshmitarët,ka mbledhur  lëndën e domosdoshëm që në fund pas gjithë kësaj ta shkruante librin me titullin e vetëm të arsyeshëm shtigjet e përgjakshme.

Libri është mbarështuar ashtu si duhet mbarështuar çfarë i duhet një libri me tematikë të tillë dhe se duhet përgatitur. Ky libër do të këtë kohëzgjatje,si një dëshmi e pamohueshme,se atëherë jetonim në kohën e njerëzve të sakatosur mendërisht

E gjitha le të mbete e shkruar

si një mësim,si një porosi

Atyre që vijnë pas nesh

Të gjitha këto ua thotë poeti

Dëshmitar i kohës 

Përurimi i librit shtigjet e përgjakura,të autorit  Ali Daci.

Qendra për Kulturë , Rozhajë : 15. 04. 2015).

Next Post

Majlinda Kelmedni usred Rusije podigla visoko zlatnu zastavu Kosova (FOTO/VIDEO)

Popular Posts

Aktuale

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

by Ismet Azizi
27 Prill 2025
0

 By ARTUR VREKAJ: “The first Albanian arrived in America in 1886, and, a century later, Albanians found their voice in...

Read more

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

U zemlji pokolja na Kosovu

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English